Back

ⓘ Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe




                                     

ⓘ Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe

Fjalor frazeologjik i gjuhes shqipe me Autor Jani Thomai. Shtepia botuese "EDFA" Tirane, 2010. Faqe 591.

Ky fjalor permban mbi dhjete mije njesi frazeologjike te perdorshme gjeresisht, ne vargje sinonimike te pasura, me ndarje kuptimore me shpjegime te plota per kuptimet e perdorimet, me rreth 30 000 shembuj te shkurter nga shume burime, me shenime plotesuese per nuancat shprehese te njesive etj. Rendesia e veçante e ketij botimi qendron ne gjithe perberesit e tij, ne njesite, ne zberthimin kuptimor, ne shpjegimet, shenimet, shembujt etj. Ky liber perben nje tip te veçante fjalori, meqe permban njesi me te gjera se fjala, togfjalesha me rralle edhe shprehje me strukture fjalie, por qe secila njesi ne vetvete funksionon ne gjuhe njesoj si fjala, duke sherbyer per shenimin e nje koncepti te vetem, te nje objekti a dukurie, te marre si entitet me vete. Si te tilla, ne teresine e tyre, keto njesi perbejne veçantine e shqipes ne krahasim me çdo gjuhe tjeter e vijne si misherim i identitetit dhe i origjinalitetit te saj.

Nga ana praktike, "Fjalori frazeologjik i gjuhes shqipe" vlen te perdoret gjeresisht nga shkrimtaret, perkthyesit, publicistet, hartuesit e fjaloreve dygjuhesh, studentet e nxenesit, mesuesit e pedagoget, studiuesit e gjuhes shqipe te gjuhesise se krahasuar, por edhe nga ligjeruesit politiko-shoqerore, nga ata qe mesojne gjuhen tone dhe nga gjithkush qe merret me te. Ai i vjen ne ndihme edhe gjithkujt qe deshiron ta pasuroje ligjerimin e vet, ta beje me te qarte, me te perpikte, me shprehes e emocionues, me te bukur, me te fuqishem me ndikues.