Back

ⓘ Shqip – kinezisht, kinezisht – shqip, fjalor i gjuhës së përditshme




                                     

ⓘ Shqip – kinezisht – shqip, fjalor i gjuhës së përditshme

Shqip – kinezisht, kinezisht – shqip, fjalor i gjuhes se perditshme Gjinia: Fjalor. Autori: Iljaz Spahiu. Shtepia botuese: "Minerva". Viti i botimit 2012. Faqe 144. ISBN 978-99956-87-97-7

Koment nga autori

Gjuha zyrtare kineze quhet ndryshe edhe Mandarin, term i cili i referohet dialektit me te madh ne morine e dialekteve ne Kine. Mandarin mbeshtetet mbi dialektin e Pekinit dhe eshte me perfaqesues ne pjesen veriore te Kines. Mbi 800 milione njerez ne bote perdorin gjuhen kineze.

E veçanta e gjuhes kineze eshte se pavaresisht nga ndryshimet e medha mes dialekteve, ajo eshte standarde, pra e kuptueshme per te gjitha dialektet ne te shkruar. Po keshtu gjuha kineze eshte e ndertuar me rrokje, ku nje hieroglif perfaqeson nje rrokje dhe ka nje kuptim te caktuar. Bashkimi i disa rrokjeve, pra i disa hieroglifeve, formon fjalorin e gjuhes kineze. Nje tjeter veçori eshte se ajo ka nje morfologji shume te thjeshte, por sintakse shume te pasur dhe te nderlikuar.

Duke qene nje vend ne zhvillim te pandalshem dhe me nje pozite tashme gjithnje me te fuqishme ekonomike e politike ne arenen nderkombetare, njohja e gjuhes kineze do te perbente nje avantazh te padiskutueshem konkurrues. Meqenese familjarisht prej vitesh jetoj ne Pekin, fillimisht nxitese per perpilimin e nje fjalori te gjuhes se perditshme kineze ishte kembengulja e bashkeshortes sime Burbuqe Spahiu, e cila, "e dashuruar" pas shopping – ut, artit dhe kultures kineze ndiente nevojen e nje fjalori te thjeshte per komunikim.

Me kalimin e viteve dhe per shkak te kontakteve te shumta me miq shqiptare dhe kineze, u binda me shume per nevojen e nje fjalori te tille, i domosdoshem per kedo qe punon ne Kine apo qe ka ndermend te udhetoje ne kete vend gjigand per nga permasat, historia dhe kultura. Sigurisht shpresoj qe ky fjalor do ti sherbeje edhe vajzes sime, Ebi, aktualisht studente ne SHBA, megjithese ajo tashme eshte vete kinezisht – folese, si nxitje qe te persose me tej gjuhen kineze dhe ta beje ate nje arme te forte ne karrieren e saj.

Permbajtja dhe ndertimi i ketij fjalori praktik eshte i thjeshte dhe i ndare ne disa leksione baze. Po keshtu, duke qene se te gjitha fjalet dhe shprehjet ne shqip jane te shoqeruara edhe ne gjuhen kineze me hieroglife, fjalori besoj se do tu sherbeje edhe miqve kineze ne komunikimin me shqiptaret.

Libri permban edhe nje fjalor te vogel me rreth 600 fjale, ne dy gjuhe shqip – kinezisht dhe kinezisht – shqip. Keshtu qe, para se te ndermerrni udhetimin per ne Kinen e Larget, hidhini nje sy ketij fjalori dhe mos harroni ta merrni ate me vete dhe te jeni te sigurte qe do tju sherbeje si nje guide mjaft praktike qofte per turizem, qofte per biznes, pasi ne te do te gjeni gati gjithe fjalorin dhe shprehjet qe ju perdorni me dendur gjate jetes se perditshme.