Back

ⓘ Mateo Kovačić




Mateo Kovačić
                                     

ⓘ Mateo Kovačić

Mateo Kovačić eshte nje futbollist profesionist kroat i cili luan si mesfushor per klubin anglez Chelsea ne huazim nga Real Madrid dhe kombetaren kroate. Ai mund te luaj ne qender te mesfushes, mund te luaj si organizator i skuadres, por "Real Madrid|e ka vendosur mesfushor te gjithanshem, gjithashtu Kovačić mund te luaj si mesfushor ne krahun e majte. Kovačić e filloi karrieren e tij profesioniste me Dinamo Zagreb qe ne moshen 16 vjeçare, ku arriti te fitoj dy kampionate, perpara se te transferoheshe te gjigandi italian Inter ne janar 2013.

Nje lojtar i kombetares kroate qe nga viti 2013, ai u zgjodh per te luajtur ne Kupen e Botes te vitit tjeter.

                                     

1.1. Karriera me klube Vitet e para

Lindur ne Linz te Austrise, me prinder Boshnjako-Korat, te cilet levizen ne vitin 1991 nga Kotor Varoš te Bosnjas, Kovačić filloi te luante futboll ne akademine e LASK Linz. Ne vitin 2007, ku Kovačić ishte 13 vjeç, shume klube europiane si: VfB Stuttgart, AFC Ajax, Juventus dhe Bayern München, shikuan talentin e mesfushorit Kroat, dhe deshironin qe ta transferonin ne akademine e tyre, por familja e Kovačić insistuan qe te transferoheshin ne Zagreb, ku Mateo Kovačić u transferua tek Dinamo Zagreb. Kovaçiç pesoi nje demtim te rende ne vitin 2009, pasi theu kemben ne nje ndeshje, por pas nje kohe te gjate riaftesimi, Kovačić u rikthye te luante futboll 31 maj 2010, dhe luajti ndeshjen e fundit me Kroacine U–17, ne ndeshjen kunder RNK Split U–17, ndeshja u fitua nga Kroacia U–17 me rezultatin 5–0.

                                     

1.2. Karriera me klube Dinamo Zagreb

Kovačić nisi stervitjen me ekipin e pare nen drejtimin e trajnerit Vahid Halilhodžić kater muaj me vone, me 6 tetor 2010, por vazhdoi te luante me akademine ne ndeshjet e kampionatit gjate muajit tetor. Me vone ne ate muaj, gazeta e perditeshme lokale Sportske novosti reportoi se shefi i akademise se Arsenalit, Steve Rowley, kishte mberritur ne Zagreb per te pare talentin e lojtarit ne ndeshjet e ekipit nen-17 kunder Cibalia dhe NK Zagreb. Ne skuadren e pare, Kovačić mori fanellen me numrin 8, nje numer qe e kishte mbajtur nje nga legjendat me te medha te klubit, Robert Prosinečki.

Kovačić beri debutimin e tij zyrtar si profesionist me 20 nentor 2010 ne ndeshjen e kampionatit ne transferte kunder Hrvatski Dragovoljac, duke shenuar golin e katert te fitores 6–0. Ne moshen 16 vjeç e 198 dite, ai u be lojtari me ri qe shenon gol ne kampionat, duke thyer rekordin e vendosur vetem nje jave me pare nga Dino Špehar 16 vjeç e 278 dite. Ne sezonin e tij te pare me Dinamo Zagreb, Kovačić luajti shtate ndeshje dhe shenoi nje gol, duke kontribuar ne fitimin e titullit.

Kovačić e fitoi shpejte vendin ne formacionin titullar ne sezonin 2011–12. Ai luante zakonisht si mesfushor i majte ne formacionin 4–2–3–1.Ne fillim te sezonit, ai ndihmoi ekipin te arrinte ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve per here te pare pas 12 viteve. Pavaresisht se ishte vetem 17 vjeç, ai luajti si titullar ne ndeshjen e pare te grupit kunder Real Madrid. Ne ndeshjen e gjashte dhe te fundit ne fazen e grupeve, Kovačić shenoi ne humbjen kunder Olympique Lyonnais ne shtepi. Ne kampionat, ai luajti rregullisht si titullar, duke zhvilluar 25 ndeshje dhe shenuar 4 gola. Gjate nje ndeshje kunder NK Lučko, ai u be kapiten per here te pare duke u bere lojtari me ri ne historine e klubit qe vesh shiritin e kapitenit; ai e mori shiritin nga Leandro Cufre. Ishte nje tjeter sezon i suksesshem per Kovačić ne kampionat dhe kupe, pasi ai zhvilloi 32 paraqitje ne te dy kompeticionet, duke ndihmuar klubin te fitonte titullin e 7te rradhazi dhe te 14te ne histori. Ai gjithashtu shenoi ne finalen e Kupes se Kroacise kunder NK Osijek ne Stadiumin Maksimir. Ne dhjetor 2011, ai u shpall si Shpresa e Vitit e Futbollit Kroat.

Ne fillim te sezonit 2012–13, ai pesoi nje lendim te kockave metatarsal, duke bere qe te humbase disa ndeshje te fazes kualifikuese per ne Ligen e La,"opmeve. Ai u rikthye ne kohe per te luajtur ne ndeshjen e pare te fazes se grupeve kunder Portos. Kovačić luajti ne te gjitha ndeshjet e Dinamo Zagrebit ne fazen e grupeve te 2012–13 Liges se Kampioneve, kunder Portos, Paris Saint-Germain, dhe Dynamo Kyiv. Ai vazhdoi te impresionoje te tjeter me pjekurine e tij ne moshe te re gjate gjysmes se pare te sezonit. Ne tetor 2012, ai u nomia per Golden Boy, nje çmim qe jepet nga gazetare sportiv per talentin me impresionues gjate nje sezoni. Gjate merkatos dimerore te sezonit, bordi drejtues i klubit hodhi poshte te gjithe spekullimet per nje largim te mundshem te Kovačić dhe gjithashtu thane se ata kane ndertuar nje talent tjeter te madhe me emrin Alen Halilović. Me 30 janar 2013, media zbuloi se Kovaçiç u shit tek klubi italian Inter ne Serie A.

Gjate kohes se tij me Dinamo Zagrebin, Kovačić fitoi dy here ligen dhe dy here Kupen e Kroacise, duke luajtur ne total 73 ndeshje zyrtare, perfshire 12 ndeshje ne Ligen e Kampioneve.

                                     

1.3. Karriera me klube Internazionale

Me 31 janar 2013, Kovačić pranoi te transferohej te Inter. U zbulua se marreveshja ishte me vlere 15 milion €, ku 13 milion € u paguan menjehere dhe 2 milion € do te paguheshin nqs Inter do te kualifikohej per ne Ligen e Kampioneve. Raportimet italiane gjithashtu zbuluan se Real Madrid, Manchester City, dhe Çelsi ishin interesuar per lojtarin, por ai me ne fund u bashkua me skuadren Nerazzurre. Pas mberritjes, atij ju dhurua fanella me numrin 10, qe me pare e kishte Wesley Sneijder.

                                     

1.4. Karriera me klube Sezoni 2012–13

Kovačić beri debutimin e tij me Interin tre dite me vone, me 3 shkurt, duke u futur ne fushe ne fillim te pjeses se dyte humbjen 3–1 kunder Sienes ne Serie A. Edhe pse u njoftua se do te luante titullar ne ndeshjen tjeter te Serie A kunder Chievos, Kovačić humbi ndeshjen per shkak te nje demtimi te vogel ne muskuj. Me 14 shkurt, Kovačić beri debutimin e tij europian ne San Siro ne ndeshjen kunder CFR Cluj. Ai dhuroi nje asist shume te bukur per Rodrigo Palacion, i cili shenoi golin e dyte duke i dhuruar skuadres fitoren 2–0. Ai gjithashtu luajti edhe 90 minuta ne fitoren 3–0 ne ndeshjen e kthimit kunder CFR Cluj, me Interin qe avancoi per ne raundin tjeter te 2012–13 UEFA Liges se Evropes.

Kovačić beri debutimin e tij ne Serie A si titullar ne humbjen 4–1 kunder Fiorentines. Ne raundin e 16 te UEFA Liges se Europes, Inter u vendos per te luajtur kunder Tottenham Hotspur. Pas humbjes 3–0 ne Londer, Interit i duhej nje fitore me rezultatin 4–0 ne Milano per te kaluar ne raundin tjeter. Ndeshja perfundoi me fitoren 4–1 te Zikalterve pas kohes shtese, me Kovačić qe luajti si titullar. Ai impresionoi me vetepermbajtjen e tij dhe stilin te luajturit, duke u duartrokitur nga tifozet. Pas ndeshjes, trajneri Andrea Stramaccioni e cilesoi aftesine e tij te pasimit "te pabesueshem".

Me 30 mars, Kovačić luajti si titullar ne Derby dItalia e pare te tij kunder Juventusit ne San Siro. Derbi perfundoi me fitoren 1–2 te Juventusit, me Kovačić qe nisi aksionin e golit te barazimit te Rodrigo Palacios. Pas humbjes kunder Juves, Inter duhej te kthehej te fitoret per te arritur nje vend per tu kualfikuar per ne Ligen e Kampioneve. Kovačić ishte titullar ne ndeshjen tjeter te Serie A kunder Sampdorias, dhe sigurisht ne ndeshjen tjeter kunder Atalantes ne San Siro ku Inter humbi me rezultatin 3–4, me Kovačić qe dhuroi nje asist per golin e dyte te ndeshjes te shenuar nga Ricky Álvarez. Deri ne fund te sezonit, Kovačić ishte titullar ne te gjithe ndeshjet e Serie A, me Interin qe e mbylli sezonin ne vendin e nente duke mos u kualifikuar ne kupat europiane. Kovačić luajti gjithsej 18 ndeshje ne te gjitha kompedicionet. Ne maj, atij iu dhurua çmimi "Gentleman Revelation of the Year" nga tifozet e klubit.



                                     

1.5. Karriera me klube Sezoni 2013–14

Kovačić humbi shumicen e stervitjes para-sezonale me skuadren per shkak te disa demtimeve te vogla dhe beri rikthimin e tij disa dite para ndeshjes se pare zyrtare kunder Cittadelles ne San Siro e vlefshme per Kupen e Italise. Gjate intervistave para-sezonale, trajneri ri i Interit Walter Mazzarri, duke thene se Kovačić do ti jepej nje rol tjeter ne fushe, nje rol i ngjashem qe Marek Hamšík ka te Napoli. Gjate pjeses se pare te sezonit 2013–14, Kovačić luajti rregullisht edhe pse luftoi per tu pershtatur me rolin e ri ne fushe. Ai dhuroi assistin e pare te sezonit ne ndeshjen kunder Livornos, duke assistuar golin e dyte te shenuar nga Yuto Nagatomo. Me 10 maj 2014, ne ndeshjen e fundit zyrtare te kapitenit Javier Zanetti ne San Siro, Kovačić dhuroi tre assista ne fitoren 4–1 kunder Lazios. Kjo ishte hera e pare per sezonin 2013–14 qe nje lojtar dhuron tre assista ne nje ndeshje te vetme. Ai e mbylli sezonin me 35 paraqitje ne te gjitha kompeticionet.

                                     

1.6. Karriera me klube Sezoni 2014–15

Kovačić luajti ndeshjen e pare zyrtare per sezonin 2014–15 kunder islandezeve Stjarnan ne ndeshjen e pare te fazes play-off te Liges se Evropes. Ne ndeshjen e kthimit, Kovačić shenoi golin e pare per Interin dhe me vone edhe dy te tjere duke kontribuar ne fitoren 6–0 ne San Siro, me Interin qe u kualifikua ne fazen e grupeve me rezultatin e pergjithshem 9–0. Ai shenoi golin e pare ne kampionat si dhe asistoi edhe dy te tjere ne fitoren shkaterrimatre 7–0 kunder Sassuolos me 14 shtator.

Kovačić shenoi golin e peste te sezonit me 21 shtator ne barazimin 1–1 ne Stadio Renzo Barbera kunder Palermos; ai e shenoi golin ne minuten e 42 pas nje goditje te bukur jashte zone, dhe me pas u zevendesua ne minuten e 79 me argjentinasin Rodrigo Palacio. Ai vazhdoi formen e tij fantastike duke shenuar golin e pare ne fitoren 2–0 jashte fushe kunder Chievo Verones me 15 dhjetor si dhe nje gol nga jashte zone ne barazimin 2–2 kunder Lazios ne San Siro, ne ndeshjen e fundit te vitit.

Me 6 janar 2015, ne ndeshjen e pare per vitin 2015, Kovačić u nxorr jashte nga fusha me karton te kuq ne barazimin 1–1 kunder Juventusit pas nje faulli nga mbrapa kunder Stephan Lichtsteiner. Tre dite me vone, ai rinovoi kontraten e tij deri ne vitin 2019.



                                     

1.7. Karriera me klube Real Madrid

Me 16 gusht 2015, trajneri i Interit Roberto Mancini konfirmosi se klubi u detyra ta shiste Kovačić te Real Madridi per shkak te Fair Play Financiar. Duke folur ne konferencen per shtyp pas ndeshjes miqesore kunder ekipit grek AEK Athens, Mancini tha: "Jane rregulla qe duhen respektuar. Nuk mendoj se kishte ndonje qe donte qe kjo te ndodhte por ne kemi rregullat e Fair Play Financiar per te ndjekur. Na vjen te gjitheve keq per kete: mua, presidentit, stafit drejtues dhe vete lojtareve. Real Madridi gjithashtu zyrtarizoi transferimin dy dite me vone, duke njoftuar se Kovačić kishte firmosur nje kontrate gjashte-vjeçare. Sipas raportit financiar te Interit Italisht: Relazione sulla Gestione shuma e transferimit ishte 29 milion €. Kovačić u prezantua si lojtari me ri i Real Madridit ne Stadiumin Santiago Bernabéu, ku edhe mori fanellen me numrin 16 per sezonin e ri. Kovačić u be lojtari i peste kroat, pas Robert Prosinečki, Davor Šuker, Robert Jarni dhe Luka Modrić, qe ju bashkua klubit madrilen.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Kovačić ka luajtur me kombetaren kroate me mosha te ndryshme, duke debutuar ne maj 2008 ne nje ndeshje miqesore te kombetares U–15 kunder Sllovakise. Qe nga viti 2011, ai eshte nje lojtar titullar i kombetareve U–19 dhe U–21. Ne gusht 2012, Kovačić mori thirrjen e pare per te luajtur me kombetaren kryesore per nje ndeshje miqesore kunder Zvicres, por ai nuk mundi te beje debutimin per shkak te nje demtimi. Me pas, ai u thirr per te luajtur ne ndeshjet zyrtare per kualfikueset e 2014 FIFA Kupa e Botes kunder Serbise dhe Uellsit ne Mars 2013.

Ai beri debutimin e tij me kombetaren kunder Serbise me 22 Mars 2013, duke luajtur si mesfushor qendre sebashku me Luka Modrić, ne vend te titullarit Ognjen Vukojević. Ne intervistat pas ndeshjes, shoku i tij, Niko Kranjčar, e vlersoi performancen e tij duke e quajtur "profesor te futbollit". Kater dite me vone, ai luajti edhe kunder Uellsit duke hyre ne pjesen e dyte si zevendeues ne fitoren 1–2. Ndeshja e tij e trete ne keto kualifikuese erdhi ne qershor, kur Kroacia u perball kunder Skocise ne Zagreb dhe mori nje humbje frustruese pavaresisht rasteve te mira qe kishin. Deri fund te kualifikueseve, Kovačić luajti edhe dy ndeshje te tjera, me Kroacine qe e perfundoi grupin e dyta duke arritur ne fazen play-off te kualifikueseve. Pavaresisht se nuk luajti ne ndeshjen e pare ne Reykjavík kunder Islandes qe u mbyll pa gola, Kovačić e nisi si titullar pjesen e dyte ne Zagreb duke dhuruar assistin e golit te dyte te skuadres duke u kualifikuar perfundimisht per ne Kupen e Botes 2014 me rezultatin e pergjithshem 2–0.

                                     

3. Stili i lojes

Kovačić eshte pershkuar si nje lojtar me talent te madhe dhe aftesi te mira teknike dhe tribluese. Ai eshte konsideruar te jete nje mesfushor i gjithanshem, duke luajtur ne pozita te ndryshme ne mesfushe. Ai e filloi si mesfushor sulmues te Dinamo Zagreb, por kur ai u transferua te Inter ndyshoi pozicionin e tij duke u bere regjizor dhe organizator nen drejtimin e trajnerit Andrea Stramaccioni. Nen drejimin e trajnerit te ri Walter Mazzarri, Kovačić eshte vendosur ne nje pozicion me sulmues ne fushe.

Trajneri i kombetares nen-17, Martin Novoselac, ka thene per Kovačić: une kurr nuk kam pare nje djalosh me aq talent qe nga kohet e Robert Prosinečki", duke iu referuar zhvillimit te tij te shpejte dhe talentit te madhe. Kovačić ka thene se eshte pikerisht Prosinečki lojtari qe ai adhuron. Patrioti i tij, Zvonimir Boban, i cili ka luajtur per Milanin per me shume se nje dekade, ne nje interviste per Sky Italia ka thene: "Ai ka talent gje qe mund ta beje me te mire se une, ai eshte shume serioz per moshen qe ka. Kovačić eshte nje lojtari i kompletuar. Ai eshte nje talent i plote qe ende mund te rritet - ai ka potencial te pabesueshem. Ish trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka pershendetur ndeshjet e tij ne disa raste, duke e pershkruar ate si "ylli i se ardhmes". Trajneri italian, Giovanni Trapattoni, e ka pershkuar ate i nje "perzirje e Kakáse dhe Clarence Seedorf", per shkak te stilit te tij te lojes dhe te karakteristikave teknike. Kapiteni legjendar i Interit Javier Zanetti, deklaroi se pas mberritjes se Ronaldos ne klub kur ishte 21 vjeç, Kovačić eshte talenti i dyte me i madhe gjate 19 viteve te qendrimit te tij si lojtar i klubit.

                                     

4. Trofe

Klube

Dinamo Zagreb
  • Kupa e Kroacise 2: 2010–11, 2011–12
  • Liga e Pare Kroate 2: 2010–11, 2011–12
Real Madrid
  • FIFA Kupa e Botes per Klube: 2016, 2017
  • UEFA Liga e Kampioneve: 2015–16, 2016–17, 2017–18
  • La Liga: 2016–17
  • UEFA Super Kupa: 2016, 2017
  • Supercopa de España: 2017

Personale

  • Gentleman Revelation of the Year 2013
  • Shpresa e Vitit i Futbollit Kroat 2011