Back

ⓘ Juan Jesus




Juan Jesus
                                     

ⓘ Juan Jesus

Juan Guilherme Nunes Jesus, njohur me mire si Juan Jesus ose thjesht Juan eshte nje futbollist brazilian i cili luan me klubin italian A.S. Roma, huazuar nga Inter ne Serie A dhe me kombetaren braziliane. Ai mund te luaj si mbrojtes qendre ose si mbrojtes i majte.

                                     

1.1. Karriera me klube Internacional

Pasi nisi karrieren me ekipin brazilian te Fustalit, por ne vitin 2006, ai u bashkua me skuadren e moshave te Sport Club Internacional. Juan beri debutimin e tij me skuadren e pare ne vitin 2010, duke fituar Copa Libertadores. Ai u largua nga Internacional ne vitin 2012, pasi u ble nga Inter.

Ai gjithsej luajti 25 ndeshje, pa mundur te shenoj ndonje gol.

                                     

1.2. Karriera me klube Internazionale

Me 30 janar 2012, Inter komfirmoi se kishte blere kartonin e brazilianit Juan Jesus. Ai debutoi ne javen e fundit te Serie A te sezonit 2011–12 kunder Lazios, pasi hyri si zevendesues ne vend te Diego Militos.

Ne sezonin 2012–13, Juan Jesus ishte zgjedhja e pare e trajnerit Andrea Stramaccioni ne formacionin 3–5–2 sebashku me mbrojtesit Andrea Ranocchia dhe Walter Samuel. Me 19 maj 2013, ne javen e fundit te Serie A, Juan shenoi golin e pare ne karrieren e tij ne humbjen e Interit 2–5 kunder Udineses ne San Siro.

Ne gusht 2013, ne nje ndeshje miqesore kunder Real Madrid, Juan u be kapiten per here te pare i skuadres.

Me 12 korrik 2013, Juan Jesus la fanellen me numrin 40 per te marre fanellen me numrin #5, pas largimit te legjendes Dejan Stanković. Me 29 shtator 2013, Juan rinovoi kontraten e tij deri ne vitin 2018 me nje page 1.2 milion € ne vit.

                                     

1.3. Karriera me klube Roma

Me 14 korrik 2016, Jesus u bashkua zyrtarish me A.S. Romen ne forme huazimi per 2 milion € dhe nje detyrim per shifer shtese prej 8 milion € per arritjen e disa objektivave te caktuar sportiv. Detyrimi u aktivizua ne mes te sezonit 2016–17; klubi rezervoi shifren e huazimit ne 1.153 milion € dhe shifren shtese 8 milion € ne raportin financiar.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Juan ne te shkuaren ka luajtur me kombetaret braziliane U–18 dhe U–19. Ne vitin 2010, ai u thirr nga trajneri Ney Franco per te luajtur me kombetaren U–20. Ne vitin 2011, ai ishte pjese ne skuadren e suksesshme qe fitoi trofeun South American Nen-20 2011, duke luajtur ne te gjitha ndeshjet e turnamentit. Ne te njejtin vit, ai mori pjese ne Kupen e Botes U–20 ku impresioni serisht.

Me 26 maj 2012, ai beri debutimin e tij per kombetaren e pare ne fitoren 3–1 kunder Danimarkes duke luajtur 90 minuta. Ai luajti 90 minuta edhe ne humbjen me rezultatin 4–3 kunder rivaleve te Argjentines.

                                     

3. Stili i lojes

Juan zakonisht luan si qender mbrojtes, por ai mund te luaj edhe ne te dy krahet e tjera te mbrojtjes. Ai e ka krahasuar veten me mbrojtesin tjeter brazilian Lúcio, per te cilin ka thene qe e konsideron si idhullin e tij. Ai njihet per agresivitetin e tij ne fushen e lojes, forcen dhe fizikun e mire. Kemba e tij e preferuar eshte e majta.