Back

ⓘ Landon Donovan




Landon Donovan
                                     

ⓘ Landon Donovan

Landon Timothy Donovan eshte nje ish futbollist profesionist amerikan i cili se fundi luajti per klubin meksikan León. Ai mban disa rekorde personale ne Major League Soccer dhe per kombetaren amerikane, duke u cilesuar is nje nga lojtaret me te mire amerikan te gjitha koherave.

Nje anetar i klases perurimit te programit te qendrimit US Soccer ne Bradenton, Florida. Donovan u shpall lojtari i turnamentit per kontributin e tij me kombetaren U–17 qe perfundoi e katerta ne 1999 FIFA U–17 Kupen e Botes. Pas kesaj, Donovan firmosi me vone me gjermanet e Bayer Leverkusen. Pas 6 vitesh te klubi, ku shumicen e kohes e kishte shpenzuar si i huazuar te San Jose Earthquakes, Donovan levizi te Los Angeles Galaxy ne 2005, megjithate, ai u rikthye ne Bundeslige per nje huazim 3 mujor ne fillim e 2009 te Bayern Munich. Ai u huazua serisht nga janari e deri ne Mars te 2010 te klubi anglez i Premier Leagues, Everton.

Per kombetaren amerikane te futbollit, Donovan eshte golashenuesi dhe assistuesi me i mire i te gjitha koherave, dhe ka me shume ndeshje nga lojtaret qe jane ende aktiv. Donovan eshte i vetmi lojtar amerikan qe ka arritur 50 gola/asiste me kombetaren. Ai eshte 4 here fituesi i çmimit U.S. Soccer Atleti i Vitit ai eshte i vetmi qe e ka bere kete gje gjithashtu eshte i vetmi qe e ka fituar rresht kete çmim, dhe sigurisht eshte 7 here fituesi i çmimit Honda Lojtari i Vitit. Donovan ishte pjese e kombetares se pare ne Kupen e Botes 2002 ku a u nderua me çmimin Lojtari me i Mire i Ri. Tre golat e tij ne Kupen e Botes 2010 e bene Donovan lojtarin amerikan me shume Gola ne Kupen e Botes dhe lojtari i trete qe shenon ne me shume se 1 Kupes Botes pas Brian McBride dhe Clint Dempsey.

Donovan eshte konsideruar te jete lojtari me i mire i historise se futbollit te Shteteve te Bashkuara.

                                     

1. Vitet e hershme

Donovan ka lindur me 4 mars 1982 ne Ontario, California nga prinderit Donna Kenney-Cash, nje mesuese edukumi, dhe nga Tim Donovan, nje gjysem-profesor ne hokej ne akull.

Kur Donovan ishte 6 vjeç, mamaja e tij e lejoi ate te bashkohej ne nje lige te organizuar, dhe shenoi 7 gola ne deshjen e pare. Donovan ishte nje pjestar i Cal Heat – nje klub me seli ne Rancho Cucamonga qe drejtohej nga trajneri Clint Greenwood. Ne vitin 1997, ai u pranua ne programin te rinjeve te U.S. Soccer. Ai ndoqi shkollen e mesme Redlands East Valley ne Kaliforni. Ne vitin 1999, Donovan ndoqi IMG Academy ne Bradenton, Florida, si pjese e programit te stervitjes se U.S. Soccer.

                                     

2.1. Karriera me klube Bayer Leverkusen/San Jose Earthquakes

Vone ne 1999 Donovan firmosi nje kontrate pese-vjeçare me klubin gjerman Bayer Leverkusen, me drejtorin sportiv Michael Reschke i cili e kishte derguar ate ne nje turne te rinjsh ne Evrope. Pavaresisht se kishte mundesi jetese, Donovan kishte probleme "per tu pershtatur me kulturen gjermane", dhe shpenzoi shume kohe duke u stervitur me kombetaren amerikane U–17. I pakenaqur me situate ne Gjermani, Donovan u huazua te San Jose Earthquakes i major League Soccer per sezonin 2001. Ne MLS, Donovan pati sukses te menjehershem, duke udhehequr Earthquakes ne MLS Cup te viteve 2001 dhe 2003, duke u bere nje nga futbollistet me te njohur ne futbollin amerikan. Gjate kater viteve ne lige, ai shenoi 32 gola dhe dhuroi 29 asiste ne lige, kurse shenoi 10 gola dhe dhuroi 6 asiste ne play-off. Dy nga keto gola ishin ne 2003 MLS Cup, ku Earthquakes mposhten me rezultatin 4–2 Chicago Fire. Donovan u shpall lojtari i ndeshjes per kontributin e tij. Ai gjithashtu u shpall U.S. Soccer Atleti i Vitit ne 2003.

Ne 2004, Donovan u be lojtari i pare qe shpallet U.S. Soccer Atleti i Vitit tre vite rresht, perpara se te rikthehej te Bayer Leverkusen ne 2005. Pasi luajti shtate ndeshje me Leverkusen, ku vetem dy i luajti si titullar, Donovan deklaroi se synimi i tij ishte rikthimi ne MLS pavaresisht ofertes se vonuar nga klubi anglez i Portsmouth. Zyrtaret e Leverkusen e respektuan deshiren e lojtarit amerikan.

                                     

2.2. Karriera me klube Los Angeles Galaxy

Ne sezonin e pare me Galaxy, Donovan shenoi 12 Gola ne lige dhe dhuroi edhe 10 assista dhe gjithashtu shenoi 4 Gola dhe dhuroi 1 assist ne raudet e play-off duke ndihmyar Galaxy qe te fitonte MLS Cup liga e dyte ne historine e klubt. Ai u emerua ne MLS All-Time Best XI pas sezonit. Ne sezonin e dyte me Galaxy, Donovan shenoi 12 Gola ne lige dhe dhuroi 8 assista. Ai gjithashtu shenoi edhe 3 Gola ne Open Cup. Pavaresisht kesaj, Donovan dhe Galaxy deshtuan per te fituar ne play-off pasi u eleminuan ne Open Cup nga Chicago Fire. Golat e tij ne play-off e bene ate golashenuesin e dyte me te mire te gjitha koherave ne ndeshjet e play-off me 14, vetem 1 me pak se Carlos Ruiz.

Donovan kishte nje vit i perzier me Galaxy ne 2007. Pas firmosjes dhe ardhjes se David Beckham, Donovan hoqi dore nga shiri i kapitenit duke ia dhuruar mesfushorit anglez. Ne turnamentin SuperLiga ne 2007, Donovan ishte golasheuesi me i mire duke shenuar Gol ne çdo ndeshje perveç se ne ndeshjen e finales. Donovan pati rekodin e liges pasi shenoi 18 Gola ne sezonin e rregullt duke e vendosur ate ne vendin e shtate te golashenuesve me te mire te gjitha koherave te major League Soccer. Edhe pse sezoni 2008 ishte nje zhgenjim per Galaxy, per Donovan ishte nje vit i dalluar pasi ai shenoi 20 Gola dhe dhuroi 9 assista ne 25 ndeshje, duke krijuar ne treshe sulmuese te forte me David Beckham dhe Edson Buddle.

Pasi ish trajneri i kombetares Bruce Arena u be trajneri i Galaxy dhe Beckham u huazua te klubi italian Milan heret ne 2009, Donovan edhe nje here u emerua kapiten i skuadres. Ne korrik 2009, Donovan mori vleresime dhe kritika per komentet e tij per Beckhamne librin e Grant Wahl. Ai e quajti mesfushorin anglez kapiten dhe shok te dobet. Ai me vone falje per Beckham qe i shprehu ankesat e tij te nje gazetar normal dhe te jo atij direkt. Te dy lojtaret e pajtuan pas rikthimt te Beckham ne mesin e sezonit me Donovan qe shijoi sezonin 2009 mjaft mire, duke fituar çmimet Lojtari me i mire dhe 2009 MLS Goli i Vitit dhe duke udheqehur Galaxyn ne MLS Cup 2009, ku ata humben ne finale me penallti. Pas sezonit, Donovan rinovoi kontraten e tij me Galaxy edhe me 4 vite te tjera, me klauzole qe te liheshe i lire te huazohej gjate pushimeve te MLS. Me 1 gusht 2010, Donovan shenoi Golin e tij te 100 ne karrieren e tij ne MSL. Me 18 shtator 2010, ai u be golashenuesi me i mire i te gjitha koherave i Galaxy.

Galaxy pati nje tjeter sezon te suksesshem pasi ne 2010 ata fituan Supporters Shield per here te pare qe nga viti 2003. Ne ate sezon, Donovan shenoi 7 Gola dhe dhuroi plot 16 assista. Ne play-off, Galaxy u eleminua ne gjysme–finale nga FC Dallas.

Ne 2011, Galaxy fitoi serisht MLS Supporter Shield. Ne 2011 MLS Cup, Donovan shenoi Golin vendimtar te titullit ne minuten e 72 kunder Houston Dynamo, duke i siguar skuadres titullin e katert. Pas ndeshjes, Donovan u emerua lojtari i ndeshjes.

Ne tetor 2012, Donovan shprehu deshiren e tij per te bere nje pushim dhe per tu terhequr per nje kohe te shkurter nga karriera e tij, duke permendur lodhjen fizike dhe mendore si arsyet kryesore. Ne ndeshjen e rradhes te Galaxy, ne 2012 MLS Cup serisht kunder Houston Dynamo, Donovan shenoi 1 Gol me penallti per ti dhene Galaxy kryesimin 2–1 ne minuten e 69. Ky Gol ishte i pesti i Donovan ne finalet e MSL Cup. Galaxy fitoi ndeshjen me rezultatin 3–1 duke siguruar titullin e dyte rresht.

Donovan u rikthye ne stervitje me Galaxy me 25 Mars 2013 dhe beri debutimin e tij ne sezonin e ri pese dite me vone kunder Torontos, ai hyri ne fushe ne minuten e 61 si zevendesues. Megjithate, pas rikthimit te tij u lajmerua se Donovan nuk ishte me kapiten i skuadres dhe se kete pozite e kishte mare irlandezi Robbie Keane. Ai shenoi 2 Gola kunder Chivas duke barazuar Jeff Cunningham si golashenuesit me te mire te historise se MLS me 134 Gola.



                                     

2.3. Karriera me klube Huazime ne klubet e tjera

Ne nentor 2008, Donovan u stervit me Bayern Munich, perpara se te bashkohej me klubin deri ne mesin e marsit perpara fillmit te sezonit 2009 te MLS. Gjate qendrimit te tij te Bayern, Donovan luajti ne pese ndeshje miqesore, ku arriti te shenoje kater gola, 5 ndeshje ne lige, dhe 1 ne DFB Cup. Ne fund te periudhes se huazimit, Bayern nuk pranoi per te zgjatur huazimin e tij.

Pasi sezoni 2009 i MLS kishte perfunduar, Donovan u bashkua me klubin anglez Everton ne Premier League ne forme huazimi ne janar 2010, pavaresisht zerave te forte te cilat thonin se Donovan do te bashkohej te Fulham me shoket e tij amerikane. Gjate kohes se qendrimit te klubi anglez, Donovan luajti 13 ndeshje ne te gjitha kompediconet, duke shenuar edhe dy gola, si dhe u emerua si Lojtari i muajit nga klubi per performancat e tij ne muajin janar. Everton kishte deshire per te zgjatur huazimi, por Galaxy refuzoi dhe Donovan u rikthye ne kohe ne Shba per fillimin e sezonit 2010. Everton gjithashtu kerkoi per te blere Donovan ne merkaton verore, por per shkak te mungeses se fondeve, nuk u be asnje oferte konkrete.

Nje marreveshje u arrit ne dhjetor 2011 per qendrimin e Donovan per dy muaj te Everton ne fillim te janar 2012. Donovan beri debutimin e rikthimit te tij me 4 janar 2012 ne humbjen 2–1 kunder Bolton Wanderers. Ne ndeshjen e trete si huazim, ai asistoi golin e vetem te Everton ne barazimin 1–1 kunder Aston Villes me 14 janar 2012. Me 27 janar 2012, Donovan asistoi te dy golat e fitores 2–1 kunder Fulham ne raundin e katert te FA Cup. Me 31 janar 2014, ai asistoi golin e fitores te shenuar nga Darron Gibson kunder Manchester Cityt. Donovan arriti ne kuoten e 7 assistave pas asistit per golin e Denis Stracqualursi ne fitoren 2–0 kunder Çelsit me 11 shkurt 2012.

                                     

3. Kombetarja

Donovan ishte pjese e klases ingauruese te programit rezidencial te U.S. Soccer ne IMG Academy, Bradenton, Florida. Ai fitoi Topin e Arte ne 1999 FIFA U-17 Kupa e Botes si lojtari me i mire i turnamentit. Ne dy vitet ku ai luajti me kombetaren U–17, shenoi 35 Gola ne 41 ndeshje. Ne vitin 2000, ai u vendos te kombetarja U–23 dhe te kombetarja e pare. Pavaresisht kesaj ai luajti edhe me kombetaren U–20 edhe ne vitin 2001. Ne Mars 2001, ai u perfshi ne nje perplasje me Marvin Lee, kapitenin e Trinidad dhe Tobago U–20 ne Macoya, e cila rezultoi qe Lee te paralizohej dhe Donovan te thyente nje brinje. Lee vdiq me vone ne vitin 2003.

Donovan beri debutimin e tij ne finalet e nje Kupe Bote ne Kupen e Botes 2002 ne nje permbysje shokuese kunder favoriteve te turnamentit Portugalise, nje ndeshje qe amerikanet e fituan 3–2. Krosimi i Donovan ne minuten e 29 u devijua nga Jorge Costa, i cili shenoi Gol ne porten e tij dhe duke i dhene amerikaneve avantazhin 2–0. Me vone, Donovan do te shenonte Golin e pare ne finalet e nje Kupe Bote ne minuten e 83 ne humbjen 3–1 kunder Polonise ne ndeshjen e trete te fazes se grupeve. Me pas ai shenoi edhe Golin e dyte ne kete turnament me koke ne fitoren 2–0 ne raundin e 16 kunder rivaleve te Meksikes. Ata me pas do te eleminoheshin nga Gjermania ne çerek–finale me rezultatatin 1–0 me Donovan qe ne fund te turnamentit do te shpalleshe "Lojtari me i mire i ri".

Ne vitin 2006, ai do te beheshe assistuesi me i mire te gjitha koherave i kombetares amerikane me 23 pas assistit te tij te Ben Olsen; assisuesi me i mire me para ka qene Cobi Jones.

Donovan ishte nje pjestar i kombetares amerikane ne Kupen e Botes 2006, ku amerikanet u eleminua qe ne fazen e grupeve. Ai udhehoqi kombetaren amerikane ne fitimin e titullit te katert te Gold Cup pas triumfit te tyre ne 2007 Gold Cup. Ai shenoi 4 Gola ne turnament, perfshire nje penallti vendimtare ne fitoren 2–1 kunder Meksikes ne finale. Me 19 janar 2008, Donovan shenoi Golin e 35 nderkombetare, nje penallti kunder Suedise, duke kaluar Eric Wynalda per tu bere golashenuesi me i mire i te gjitha koherave i kombetares amerikane. Donovan arriti ndeshjen e tij te 100 me moshen 26 vjeçare me 8 qershor 2006, ne nje ndeshje miqesore kunder Argjentines qe u mbyll ne barazim 0–0, ai u be lojtari i katert me ri qe e arrin kete numer ndeshjesh.

Donovan ishte kapiten i kombetares amerikane ne ndeshjet e fazes se grupeve ne Kupen e Konfederatave 2009 per shkak te nje demtimi te Carlos Bocanegra. Donovan shenoi me penallti kunder Italise, dhe gjithashtu shenoi edhe ne finale ne humbjen 3–2 kunder Brazilit. Me 10 tetor 2009, Donovan shenoi me goditje denimi, duke i dhene kombetares amerikane fitoren me rezultatin 3–2 kunder Hondurasit ne San Pedro Sula, duke u kualifikuar per ne Kupen e Botes 2010.

Donovan u perfshi ne skuadren qe do te luante ne Kupen e Botes 2010, dhe luajti ne te katerta ndeshjet gjate pjesmarrjes se kombetares amerikane ne turnamet. Ai shenoi kunder Sllovenise me nje gjuajtje te forte shume afer portes duke ndihmuar skuadren qe te merrte nje barazim 2–2, dhe shenoi Golin e vetem ne minuten e 93 pas nje topi te kthyer nga portieri i cili priti gjuajtjen e Clint Dempsey ne fitoren vendimtare 1–0 kunder Algjerise. Kjo ishte hera e pare qe nga viti i larget 1930 qe kombetarja amerikane fitonte grupin. Ai shenoi me penallti kunder Ganes me kombetaren amerikane qe humbi 2–1 pas kohes shtese duke u eleminuar nga kompedicioni. Golat e tij ne kete Kupe Bote e bene ate lojtarin amerikan me shume Gola ne nje Kupe Bote te gjitha koherave, dhe vetem amerikanin e trete qe shenon ne me shume nje Kupe Bote pas Brian McBride dhe Clint Dempsey. Pese Golat gjithsej te shenuar ne Kupen e Botes e bene ate lojtarin me shume Golat te nje kombetareje qe eshte pjese e CONCACAF.

Pasi humbi tre ndeshje kualifikuese ne vitin 2013 per shkak te dielave e tij te vete-imponuar, Donovan u la jashte skuadres nga Jürgen Klinsmann per ndeshjet kualifikuese deri ne qershor pavaresisht su u kthye per te luajtur me heret ne Mars. Ai u ri-thirr nga kombetarja amerikane per te luajtur ne 2013 CONCACAF Gold Cup qe u zhvillua ne korrik. Me 5 korrik 2013, Donovan u be lojtari i pare amerikan qe arrin te shenoje 50 Gola nderkombetare dhe u be lojtari i katert i CONCACAF qe shenon 50 Gola nderkombetare per dy Golave te shenuar kunder Guatemales ne nje ndeshje miqesore parapergatitore disa dite para fillimit te turnamentit. Kater dite me vone, ai u be lojtari i pare amerikan qe arrin 50 Gola dhe 50 assista per kombetaren amrikane pas fitores 6–1 kunder Belizes ne ndeshjen e pare te Grupit C ku ai shenoi nje Gol dhe dhuroi dy assista.

Donovan u ri-thirr serisht per te luajtur me kombetaren ne shtator per ndeshjet kualifikuese kunder Kosta Rikes dhe Meksikes, ai startoi ndeshjet si titullar dhe luajti 90 minutat te dyja ndeshjeve. Me kombetaren amerikane qe kishte nevoje per nje fitore kunder Meksikes per te siguar kualifikimin nje Kupen e Botes 2014, korneri i Donovan rezultoi assisti i Golit te Eddie Johnson ne minuten e 57. Me pas, ne minuten e 78, Donovan shenoi Golin e dyte pas nje krosi te ulet te Mix Diskerud per ta çuar rezultatin 2–0, dhe per te siguruar kualifikimin ne Kupen e Botes. Megjithate, me 22 maj 2014, Donovan u la jashte skuadres qe do te udhetonte ne Brazil per te luajtur ne Kupen e Botes.

                                     

4. Jeta personale

Donovan u martua me aktoren Bianca Kajlich me 31 dhjetor 2006; çifti u nda ne korrik 2009, dhe Donovan paraqiti kerkesen per divorc ne dhjetor 2010. Rezidenca e tij ndodhet ne Manhattan Beach, California. Ai flet rrjedhshem spanjisht, qe e ka mesuar ne shkolle te mesme dhe duke luajtur me klubin Cal Heat. Ai gjithashtu flet gjermanisht per shkak te kohes se shpenzuar ne Gjermani. Pas dy qendrimeve te shkurtra te klubi anglez Everton, Donovan e ka cilesuar veten si "Evertons per jete",

                                     

5.1. Trofe Klube

Los Angeles Galaxy
  • MLS Supporters Shield: 2010, 2011; Finalist: 2009
  • MLS Cup: 2005, 2011, 2012; Finalist 2009
  • Lamar Hunt U.S. Open Cup: 2005; Finalist: 2006
San Jose Earthquakes
  • MLS Supporters Shield Finalist: 2002, 2003
  • MLS Cup: 2001, 2003
                                     

5.2. Trofe Kombetarja

Shtetet e Bashkuara
  • CONCACAF Gold Cup: 2002, 2005, 2007, 2013; Finalist: 2011; Vendi i trete: 2003
  • FIFA Kupa e Konfederatave Finalist: 2009
                                     

5.3. Trofe Personale

  • CONCACAF Gold Cup MVP: 2013
  • FIFA Kupa e Botes Lojtari Ri me i mire i turnamentit: 2002
  • MLS Goli i Vitit: 2009
  • MLS Cup 2003, 2011
  • MLS Best XI: 2003, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012
  • MLS All-Star Game MVP: 2001
  • FIFA U-17 Kampionati Boteror Topi i Arte: 1999
  • Honda Ljtari i Vitit: 2002, 2003, 2004, 2007, 2008, 2009, 2010
  • CONCACAF Gold Cup Best XI: 2002, 2003, 2005, 2013; Honorable Mention 2007
  • MLS Golden Boot: 2008
  • major League Soccer MVP: 2009
  • Everton Lojtari i Muajit: janar 2010, janar 2012
  • U.S. Soccer Atleti i Vitit: 2003, 2004, 2009, 2010
  • MLS Silver Boot: 2010
  • CONCACAF Gold Cup Golashenuesit: 2003, 2005, 2013
  • U.S. Soccer Atleti Ri i Vitit: 2000
  • major League Soccer All-Time Leading Scorer
  • MLS All-Time Best XI: Mesfushor
                                     

6. Lidhje te jashteme

  • Landon Donovan: USA Soccer Hero – slideshow by Life magazine
  • Profili te MLS
  • Profili tek ESPN
  • Donovan UEFA
  • Website zyrtar
  • Profili tek Everton
  • Profile te SoccerSurfer.com
  • Donovan FIFA