Back

ⓘ Jens Lehmann




Jens Lehmann
                                     

ⓘ Jens Lehmann

Jens Gerhard Lehmann eshte nje ish lojtar gjerman qe luante ne pozicionin e portierit. Ai eshte votuar si UEFA Portieri i Vitit ne sezonet 1996–97 dhe 2005–06, dhe eshte zgjedhur per te luajtur ne 3 Boterore. Lehmann ka qene lojtar i Arsenalit te papmoshur ne sezonin 2003–04 ku ata fituan titullin e Premier League pa asnje humbje. Gjithashtu ai eshte portieri me shume ndeshje pa pesuar Gol ne UEFA Champions League, duke pasur edhe rekodin e 10 ndeshjeve rradhazi pa pesuar Gol me Arsenalin.

                                     

1.1. Karriera me klube FC Schalke 04

Lehmann filloi karreren e tij si futbollist ne vitin 1998 me skuadren e Schalke 4, duke luajtur per gati nje dekade. Vitet e tij te para me Schalken nuk ishin te mira, ku ne nje ndeshje kunder Bayer Leverkusen ai pesoi tre gola brenda 45 minutash dhe ne fillim e pjeses se dyte u zevendesua, duke bere qe ai te largohej nga stadiumi i vetem dhe te linte edhe autobusin e ekipit.

Ai shenoi golin e pare ne lige me 12 mars 1995 ne minuten e 84te ne fitoren 6–2 kunder 1860 Munich; ai shenoi golin e gjashte te ekipit te tij nga penalltia. Goli i tij i dyte erdhi ne minuten e fundit te ndeshjes kunder Borussia Dortmund.

Lehmann u be heroi i skuadres se Schalkes ne finalen e Kupes UEFA ne vitin 1997 kunder Interit, ai luajti nje ndeshje te forte duke pritur edhe penalltine e Iván Zamoranos ne gjuajtjet e penalltive.

                                     

1.2. Karriera me klube Milan

Ai la Schalken per tu transferuar tek AC Milan ne vitin 1998, nderkohe qe performancat e tij tek Schalke nuk ishin te kenaqshme. Ne nje ndeshje, Gabriel Batistuta shenoi tre gola kunder tij, perfshire nje gol me goditje denimi. Ne nje ndeshje tjeter ai ishte zevendesuar per shkak se kishte shkaktuar nje penallti. Lehmann u hoq nga skuadra pas vetem pese ndeshjesh te luajtura ne lige, ai u largua ne merkaton e dimrit.

                                     

1.3. Karriera me klube Borussia Dortmund

Heren ne 1999, Lehmann u rikthye ne Gjermani per te luajtur me Borussia Dortmund duke zevendesuar Stefan Klos i cili u largua nga klubi pas 8 vitesh. Lehmann pati nje fillim te veshtire me skuadren me disa ndeshje te dobeta dhe duke shfaqur mungese te disiplines se besueshmerise. Thashethemet per nje largim te hershem te Lehmann filluan te perhapeshin, i cili eshte pare ne menyre kritike nga tifozet dhe kritiket.

Nderkohe, Borussia Dortmund e filloi sezonin 2001–02 forte. Performancat e Lahmann me skuadren filluan te permiresoheshin dhe ai u be me i besueshem per skuadren. Ai kontriboi ne menyre te konsiderueshme per kthimin e skuadres drejt sukseseve, duke fituar Bundeslige dhe duke arritur finalen e Kupes UEFA ne te njejtin sezon kunder skuadres hollandeze Feyenoord, Dortmund e humbi finalen me rezultatin 3–2.

Lehmann ishte nje lojtar kyç ne performancat solide te Borussia Dortmund, duke fituar serisht Bundesligen ne nje fund mbreselenes, fillimisht duke kaluar Bayer Leverkusen e cila kryesonte ligen me 5 pike avantazh kur kishin ngelur edhe 3 ndeshje nga mbarimi – Lehmann dhe Dortmund mposhten FC Köln, Hamburger SV dhe Werder Bremen per te fituar titullin.

Gjate te njejtit sezon, Lehmann u be i njohur per disiplinen dhe sjelljen e tij te dobet. Ne nje ndeshje kunder SC Freiburg, Lehmann goditi sulmuesin Soumaila Coulibaly pasi ata u perplasen ne zonen e penalltise. Lehmann u pezullua dhe ende e mban rekordin si lojtari me shume kartona te kuq ne historine e Borussia Dortmund dhe per çdo portiere ne Bundeslige.

Nje jave pas fillimit te sezonit te ri ne 2003, e cila pa Borussia Dortmund te shkonte ne mediokritetit, paraqitjet e Lehmann jo gjithnje te besueshme çoi ne largimin e tij nga klubi. Ai u zevendesua nga Roman Weidenfeller dhe Guillaume Warmuz, i cili ishte larguar Arsenali.



                                     

1.4. Karriera me klube Sezoni 2003–04

Lehmann u bashkua me Arsenalin me 25 korrik 2003 si zevendesuesi i David Seaman, dhe luajti ne çdo ndeshje te liges duke ndihmuar Arsenalin te fitonte 2003–04 FA Premier League pa asnje humbje, duke u bere skuadra e pare qe e arrin kete sezon pas Preston North End ne sezonin 1888–89. Megjithate, stili i lojes i Lehmann, i cili nuk ishte shume i sakte ne pasimin e topave qe vinin ne zonen e tij, çonin ne disa gabime, si ne rastin e ndeshjes ku u fitua titulli kunder rivaleve lokal te Tottenham Hotspur, ku Lehmann beri nje gabim duke lejuar Robbie Keane te shenoje. Gjithashtu ai beri nje gabim ne humbjen ne shtepi kunder Chelseas ne Champions League ku ai gaboi ne Golin e barazimit. Arsenali vazhdoi serine pa humbje deri me 24 tetor 2004. Ne fund te sezonit te pare me Arsenal, ai kishte luajtur 54 ndeshje duke marre edhe medaljen e fituesit te Premier Leagues.

                                     

1.5. Karriera me klube Sezoni 2004–05

Deri ne mesin e sezonit 2004–05, Lehmann nuk luajti shume mire, dhe nuk ishte me gjate zgjedhja e pare e portes, me polakun Manuel Almunia qe u be zgjedhja e pare dhe luajti disa ndeshje rradhazi si titullar. Megjithate, Almunia beri nje seri gabimesh per vete, duke i lejuar Lehmann qe te rifitoje vendin e titullarit. Ne fund te sezonit, pasi spekullime filluan te thonin se me ai mund te zevendesohej ne vere, Lehmann forcoi poziten e tij duke qene lojtari i ndeshjes kunder Manchester United ne finalen e FA Cup ne 2005. Ai beri disa pritje te rendesishme duke ruajtur rezultatin 0–0 pas kohes shtese, dhe me pas i priti penalltine vendimtare mesfushorit Paul Scholes duke ndihmuar Arsenalin te fitoje me rezultatin 5–4.

                                     

1.6. Karriera me klube Sezoni 2005–06

Lehmann pati nje sezon fantastik me Arsenalin, duke luajtur ndeshjen e tij te 100 ne Premier League me klubin kunder West Bromwich Albion me 15 prill 2005. Ai ishte nje faktor kyç ne arritjen e finales se pare te Champions Leagues ne historine e klubit; gjate rrugetimit te Arsenalit per te finale ai theu rekordin per me shume ndeshje pa pesuar Gol ne Champions League me dhjete, duke thyer rekdoin e Milanit me shtate te vendosur sezonin e shkuar. Rekordi pa pesuar Gol u ndal ne 853 minuta, duke thyer rekordin e vendour nga hollandezi Edwin van der Sar.

Hasan Salihamidžić i Bayern Munich ishte lojtari i fundit qe i shenoi Gol Lehmannit, ne minuten e 64 te ndeshjes se pare te raundit te 16 me 22 mars 2005; Lehmann nuk pesoi Gol ne ndeshjen e dyte, dhe ne shtate ndeshje rradhazi ne rrugetimin e Arsenalit ne sezonin 2005–06 Almunia luajti ne pese ndeshjet e tjera te fazes se grupeve. Ndeshja e fundit ku Lehmann nuk pesoi Gol ishte kunder spanjolleve te Villarreal, ku ai priti penalltine e Juan Román Riquelme ne minuten e 89.