Back

ⓘ Javi Martínez




Javi Martínez
                                     

ⓘ Javi Martínez

Javier "Javi" Martínez Aginaga eshte nje futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mesfushor mbrojtes per klubin gjerman Bayern München dhe kombetaren spanjolle. Pozicioni i tij i zakonshem eshte mesfushor i terhequr, por mund te luaj edhe ne qender ose edhe si qender-mbrojtes.

Ai u bashkua me Athletic Bilbao ne vitin 2006 perpara ditelindjes se tij te 18te duke u bere nje nga lojtaret me te mire te klubit duke luajtur 251 ndeshje zyrtare gjate gjashte sezoneve ne La Liga, duke shenuar edhe 26 gola. Ai u transferua te Bayern München per 40 milion €, dhe qe ne sezonin e pare fitoi Bundesligen, Ligen e Kampioneve dhe DFB–Pokal duke realizuar "Tripleten" e pare ne karreren e tij dhe ne historine e Bayernit.

Ai eshte nje lojtar i kombetares spanjolle qe nga viti 2010, ai gjithashtu ka qene pjestar i skuadres ne fitimin e Kupes se Botes 2010 dhe Euro 2012.

                                     

1.1. Karriera me klube Athletic Bilbao

Martínez ka lindur ne Estella-Lizarra, Navarre. Athletic Bilbao e bleu ate qe ne moshen 17 vjeçare ne veren e vitit 2006 per 6 milion € nga skuadra e Osasunas. Ai nuk kishte luajtur asnje ndeshje me skuadren e pare

Me 27 gusht 2007, Martínez beri debutimin e tij me klubin ne barazimin 1–1 kunder Real Sociedad ne Stadiumin San Mamés. Martínez me pas u be nje lojtar i formacionit te pare qe ne sezonin e debutimit te tij duke treguar nje shume te mire. Me 16 dhjetor 2006, Martínez shenoi dy gola ne fitoren 2–0 kunder Deportivo la Coruña, duke shenuar golat e pare me skuadren e Athletic Bilbao. Ai e perfundoi sezonin e pare me 35 ndeshje dhe tre gola ne La Liga, gjithashtu ai luajti edhe nje ndeshje ne Copa del Rey.

Ne sezonin 2009–10, Martínez ishte motorri i mesfushes se Athletic Bilbao duke luajtur 46 ndeshje dhe duke shenuar 9 gola. Ai vendosi nje rekord personal duke e kaluar numrin e golave te shenuar sezonin 2008–09 5. Ne ate sezon, Athletic Bilbao siguroi edhe kualifikimin ne UEFA Europa League. Ne sezonin 2011–12, trajneri i ri, Marcelo Bielsa e zhvendosi ne qender te mbrojtjes. Paraqitjet e mira te tij ne sezonin 2009–10 bene qe klube si Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona te tregonin interes per te.

                                     

1.2. Karriera me klube Bayern München

Me 29 gusht 2012, pasi Bayern München pagoi klauzolen e lirimit te kontrates per 40 milion €, Martínez nenshkroi nje kontrate pese vjeçare me klubin gjerman. Ai ishte transferimi me i shtrejnte ne historine 50 vjeçare te Bundesliges.

Ai beri debutimin e tij zyrtare me 2 shtator - diten e 24 vjetorit te lindjes se tij – duke zevendesuar Bastian Schweinsteiger ne minuten e 77te ne fitoren e Bayernit 6–1 kunder VfB Stuttgart. Me 24 nentor, ai shenoi golin e tij te pare me Bayernin me nje rrofeshate ne fitoren 5–0 kunder Hannover 96.

Martínez shenoi golin e dyte me Bayernin ne fitoren 6–1 kunder Werder Bremen me 23 shkurt 2013; goli erdhi pas nje goditje denimi te krosuar nga Arjen Robben, ai e gjuajti topin me koke duke vendosur rezultatin 2–0 pas 30 minutave loje. Pas fitores fantastike kunder Barcelones me rezultatin 4–0 ne gjysme-finalen e Liges se Kampioneve me 23 prill; ai u lavderua nga shume ekperte futbolli si njeriu kyç ne prishjen e lojes tiki–taka te Xavit dhe Andrés Iniestes. Ne ndeshjen e fundit te kampionatit, ai shenoi edhe golin e trete ne fitoren 3–4 me permbysje kunder Borussia Mönchengladbach.

Me 30 gusht 2013, Martínez shenoi nje gol vendimtar ne minuten e 120te ne finalen e Superkupes se Europes kunder Çelsit; ai shenoi pas nje krosimi te Alabes dhe pas nje ngaterrimi ne fushen e lojes per ti dhene Bayernit barazimin 2–2. Bayerni fitoi 5–4 me penallti dhe gjithashtu ishte trofeu i pare ne historine e klubit.

Me 13 gusht 2014, ne ndeshjen e pare te sezonit per DFL-Supercup kunder Borussia Dortmund, Martínez luajti ndeshjen si titullar per 31 minuta perpara se te zevendesohej me mbrojtesin Dante per shkak te nje demtimi, megjithate, Bayerni humbi ndeshjen me rezultatin 2–0 Dortmund duke humbur keshtu superkupen per vitin e dyte rresht. Pas ekzaminimeve te bera, u konfirmua se Martínez do te qendroje jashte fushave te lojes per rreth shtate muaj.

Me 24 shtator 2020, Martínez shenoi golin e fitores se ekipit te tij ne fitoren 2–1 kunder Seviljes ne UEFA Super Kupe; ky ishte goli i tij i dyte ne dy ndeshje ne kete kompeticion.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Qe ne moshen 19 vjeçare, Martínez ka luajtur me kombetaren Spanjolle U–21, ku ai ishte pjese ne 2009 Kampionatin Europian qe u zhvillua ne Suedi, Spanja U–21 u eleminua qe ne fazen e grupeve.

Me 20 maj 2010, ai ishte nje nga 23 lojtaret e zgjedhur nga trajneri Del Bosque per te luajtur me kombetaren ne Kupen e Botes 2010 ne Afriken e Jugut. Me 29 maj, ai beri debutimin e tij zyrtare ne nje ndeshje miqesore te fituar me rezultatin 3–2 kunder Arabise Suadite, ai hyri ne minuten e 81te duke zevendesuar mesfushorin e Barcelones, Xavi. Me 3 qershor, ai luajti nje tjeter ndeshje miqesore kunder Korese se Jugut, ai hyri serisht si zevendesim me David Silven duke luajtur dhjete minutat e fundit te ndeshjes.

Ai luajti serish nje ndeshje tjeter miqesore, kete here kunder Kilit me 25 qershor, ai hyri serisht si zevendesim ne minuten e 70 ne vend te Xabi Alonsos qe u demtua. Ai u rikthye qe te luante me kombetaren U–21 ne 2011 Kampionatin Europian ku Spanja U–21 fitoi ne finale me Zvicren U–21 me rezultatin 2–0, Javi Martínez ishte kapiten i skuadres dhe nje nga lojtaret me te mire te turnamentit dhe u zgjodh edhe ne formacionin me te mire.

Javi Martínez ishte nje nga 23 lojtaret qe u zgjodhen nga Del Bosque per te luajtur ne Euro 2012 qe u zhvillua ne Poloni dhe Ukraine. Ai luajti vetem nje ndeshje ne Grupin C kunder Irlandes se Veriut ku Spanja fitoi me rezultatin 4–0. Spanja u shpall fituese ku ne finale mposhti Italine me rezultatin 4–0. Del Bosque e ka pershkruar ate si nje "lojtar i kompletuar" dhe gjithashtu e ka krahasuar me Patrick Vieira.



                                     

3. Jeta personale

Vellai me i madhe i Martínez, Álvaro, eshte gjithashtu futbollist, ai luan ne mbrojtje. Ai ka luajtur zakonnisht ne kampionatet e niveleve te uleta. Ai ka luajtur me Barakaldon per tre vite, dhe ne vitin 2011 deklaroi pensionimin nga futbolli.

                                     

4. Trofe

Skuadra

Athletic Bilbao
  • Supercopa de España: Finalist 2009
  • UEFA Europa League: Finalist 2011–12
  • Copa del Rey: Finalist 2008–09, 2011–12
Bayern München
  • Bundesliga: 2012–13
  • UEFA Super Kupa: 2013
  • UEFA Liga e Kampioneve: 2012–13
  • DFB-Pokal: 2012–13

Shteti

  • FIFA Kupa e Botes: 2010
  • Kampionati Evropian i Futbollit: 2012
  • FIFA Kupa e Konfederatave: Finalist 2013
Spanja U21
  • Kampionati Evropian i Futbollit U–21: 2011
Spanja U19
  • Kampionati Evropian i Futbollit U–19: 2007