Back

ⓘ Jordi Alba




Jordi Alba
                                     

ⓘ Jordi Alba

Jordi Alba Ramos ; lindur me 31 mars 1989) eshte nje futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtes i majte per klubin spanjoll Barcelona dhe kombetaren spanjolle.

Alba shquhet per shpejtesine e madhe si dhe mund te luaj edhe si mesfushor i majte.

Ai filloi karrieren e tij te Hospitalet, por e perfundoi zhvillimin e tij te Valencia pas 7 vitesh te kaluara te Barcelona, duke arritur te La Liga me klubin.

Alba ka perfaquar kombetaren spanjolle ne Euro 2012, duke luajtur ndeshjen e pare ne 2011.

                                     

1.1. Karriera me klube Vitet e hereshme

Lindur ne LHospitalet de Llobregat, Barcelone, Katalonia, Alba filloi karrieren e tij ne skuadrat e moshave te Barcelones, por ai u shit nga klubi ne vitin 2005. Ai me vone u bashkua me skuadren fqinje UE Cornellà dhe, pas gati 2 vitesh, ai u largua pas nje marreveshje per 6.000 € te Valencia, ku perfundoi zhvillimin e tij.

Pasi ndihmoi rezervat te arrinin ne divizionin e katert ne 2007–08, ai beri debutimin profesionist sezonin tjeter, duke luajtur ne huazim te skuadra e liges se dyte, Gimnàstic de Tarragona, ku ai luajti 24 ndeshje si titullar.

                                     

1.2. Karriera me klube Valencia

Pas rikthimit te Los Che, Alba beri debutimin e tij ne La Liga me 13 shtator 2009 ne nje fitore 4–2 kunder Real Valladolid. Me vone ai luajti si titullar 2 ndeshje rradhazi ne fazen e grupeve te Liges se Europes kunder Lille OSC dhe SK Slavia Prague te dy te mbyllur ne barazim 1–1 dhe te luajtura respektivisht ne shtepi dhe jashte. Per shkak te demtimeve te sektorit te mbrojtesve te Valencias, ai luajti shumicen e sezonit 2009–10 si mbrojtes i majte, duke koleksionuar performanca te mira; ne ate pozicion, me 11 prill 2010, Alba shenoi golin e pare me klubin ne nje humbje 2–3 jashte fushe kunder majorkes.

                                     

2. Trofe

Klubet

Barcelona
  • La Liga: 2012–13
  • Supercopa de España: 2013; Finalist 2012

Kombetarja

  • Mediterranean Games: 2009
  • UEFA Kampionati Europian: 2012
  • FIFA Kupa e Konfederatave: Finalist 2013