Back

ⓘ Juan Mata




Juan Mata
                                     

ⓘ Juan Mata

Juan Manuel Mata García, i njohur zakonisht si Juan Mata, eshte nje futbollist spanjoll i cili luan per klubin anglez Manchester United dhe per kombetaren spanjolle. Ai luan kryesisht si nje mesfushor sulmues, por mund edhe te luaje si anesor.

Nje lojtar i diplomuar i akademise se te rinjve te Real Madrid, Mata ka luajtur tek Real Madrid Castilla ne sezonin 2006–07, ku ai e perfundoi sezonin si golashenuesi me i mire i skuadres me 10 Gola. Ne fillim te sezonit 2007–08, Mata firmosi per klubin spanjoll te La Ligas, Valencian, nepermjet nje klauzole kontraktuale tek Real Madrid. Ai u votua si "Lojtari me i mire i ri" ne fund te sezonit. Mata fitoi Copa del Rey ne sezonin debutues me Valencian. Pas debutimit te tij me Valencian, Mata u be pjese perberese e mesfushes e klubit, duke luajtur me shume se 174 ndeshje per 4 sezone.

Ne sezonin 2011–12, Mata firmsoi per klubin anglez te Premier Leagues, Çelsi per nje shume te raportuar 28 Milion €. Me 27 gusht 2011, Mata shenoi hol ne debutimin e tij me Chelsean ne njeshjen kunder Norwich City, ku ai hyri ne fushe si zevedesues. Mata fitoi Ligen e Kampioneve dhe FA Cup ne sezonin e tij debutues me Çelsin. Ai gjithashtu fitoi edhe çmimin e klubit Lojtari i Vitit. Pasi shenoi kunder Monterreyt ne gjysme–finalen e 2012 FIFA Kupes se Botes per Klube, ai u be lojtari i pare qe shenon ne debutimin e tij ne Premier League, Ligen e Kampioneve, FIFA Kupen e Botes per Klube, FA Cup dhe Capital One Cup per Çelsin. Sezoni i dyte i Mates te Çelsi ishte edhe me i suksesshem se i pari, duke ndihmuar skuadren te kualifikohej per ne sezonin tjeter te Liges se Kampioneve dhe fitoi edhe çmimin Lojtari i Vitit i klubit per here te dyte rresht. Me 15 maj 2013, Mata fitoi Ligen e Europes, duke ju bashkuar bashkkombasit Fernando Torres per tu bene lojtaret e pare qe i fitojne te katerta Ligen e Kampioneve, Ligen e Europes, Kupen e Botes, dhe Kampionatin Europian, edhe pse Mata ka fituar edhe Kampionatin Europian U–21 ne vitin 2011.

Mata eshte nje futbollist i kombetares spanjolle, i cili ka perfaqsuar Spanjen me skuadrat U–16, U–18, U–19, U–20, U–21 dhe Spanja U–23. Ai ka luajtur ne 2007 FIFA U–20 Kupa e Botes. Ne qershor 2009, Mata u zgjodh per te luajtur ne 2009 Kupen e Konfederatave, ne turnamentin e pare te La Rojas. Me 9 shtator 2009, Mata shenoi golin e pare me kombetaren kunder Estonise, duke siguruar nje vend me kombetaren per ne 2010 Kupes e Botes ne Afriken e Jugut, ku La Roja triumfoi per here te pare ne histori. Ne 2011, ai u rikthye serisht ne kombetaren U–21, duke ndihmuar Spanjen te fitonte Kampionatin Europian U–21 ne Danimarke. Ai fitoi çmimin Djaloshi i Arte dhe ishte pjese e skuadres se turnamentit.

                                     

1. Jeta e hershme

Juan Manuel Mata García ka lindur me 28 prill 1988 ne Ocón de Villafranca, Burgos. Ai trashegoi emrin e tij nga babai i tij, Juan Manuel Mata Rodríguez, i cili ishte gjithashtu nje futbollist. Ai ishte nje sulmues qe ka luajtur ne vitet 1980 dhe ne fillim te viteve 1990 per Burgos CF. Mata u rrit ne vendlindjen e babait te tij ne Oviedo, Asturias. Babai i tij me vone veproi duke u bere agjent i djalit te tuj, duke u regjistruar ne FIFA. Ne kohen e tij te lire, Mata luan tenis ne tabel, nje sport qe e ka luajtur qe ne femijeri. Me ardhjen e tij tek Çelsi, Mata deklaroi se shijon shetitjen ne Londer. Ai fitoi nje pseudonim tek Çelsi - "Johnny Kills Johnny Vret," perkthim i fjale per fjale i emrit te tij nga spanjisht ne anglisht. Emri i tij perkthehet "pyll" ose "banor nga pylli".

                                     

2.1. Karriera me klube Karriera e hershme

Mata filloi karrieren futbollistike te Real Oviedo, ku babai i tij shpenzoi shumicen e karrieres. Ai qendroi atje per tre vite perpara se te shkonte te akademia te rinjeve te Real Madrid, La Fabrica, ne moshen 15 vjeçare. Pas luajti per skuadren Cadete A, dhe vazhdoi te kalonte edhe skuadrat e moshave te tjera, Juvenil C dhe me ne fund Juvenil A Ne sezonin e fundit 2005–06, ai shenoi dy gola ne lige dhe tre te tjera Copa de Campeones, perfshire golin e fitores ne finale kunder Real Valladolid, duke shenuar edhe tre ne Kupen Spanjolle Juvenil.

Pas kalimit tek Real Madrid Castilla ne sezonin 2006–07, Mates iu dhurua fanella me numrin 34 ne skuadren e pare, ku te Castilla vishte fanellen me numrin 28. Perkunder formes se dobet te Castillas qe ra nga Segunda División, ai u shpall golashenuesi i dyte me i mire me 10 Gola, 8 Gola larg sulmuesit Álvaro Negredo, i cili shenoi 18.

                                     

2.2. Karriera me klube Valencia

Mata kishte nje klauzole lirimin ne Real Madrid ne sezonin e tij te fundit ne klub, dhe pranoi te firmoste me klubin e La Ligas, Valencia ne mars 2007, ne moshen 19 vjeçare. Ai e filloi sezonin 2007–08 nen drejtimin e trajnerit Quique Sanchez Flores. Megjithate, me trajnerin spanjoll Mata nuk pati fillim te mire sepse nuk luan shume, por pas mberritjes se Ronald Koeman ne nentor 2007, Mata fitoi me shume minuta dhe filloi te luante me shume, edhe per shkak te nje demtimi te Vicentes.

Gjate sezonit 2007–08, Mata kontiboi me shume ne Copa del Rey, kompedicion ku spanjolli luajti si sulmues 90 minuta ne nje ndeshje kunder Atlético Madrid ne Vicente Calderon. Ne La Liga, Mata shenoi kater gola ne ndeshjet vendimtare kunder Athletic Bilbao, Deportivo La Coruña, Recreativo de Huelva dhe Real Valladolid. Me 20 mars 2008, ai shenoi dy gola ne gjysme–finalen e Copa del Reyt kunder Barcelones duke çuar skuadren e tij ne finale. Ne finale, Valencianistas u ndeshen kunder Getafes ku Mata e gjeti rrugen e rrjetes qe ne minute e katert duke kontibuar ne fitoren 3–1. Gjate sezonit te pare, ai u votua nga tifoze dhe lojtare si Lojtari me i mire i ri. Gjate kohes me trajnerin hollandez, Mata, sebashku me Silven dhe Villen krijuan nje treshe qe u quajt Che Trident.

Sezoni 2008–09 per Maten filloi me Superkupen e Spanjes, ku Mata shenoi kunder ish klubit te tij Real Madrid ne humbjen 1–2 ne ndeshjen e pare. Valencia humbi edhe ndeshjen e dyte 4–2 dhe me rezultatin e pergjithshem 3–6. Ai beri nje fillim shume te mire ne La Liga duke shenuar ne javen e pare ne fitoren 3–0 kunder Mallorces. Ai gjithashtu shenoi edhe golin e vetem ne ndeshjen kunder Osasunes pas nje topi te David Villes. Ai shenoi golin e pare evropian kunder skuadres norvegjeze Rosenborg ne Kupen UEFA. Me 28 shtator 2008, Mata provoi serisht se ishte lojtar i rendesishem duke shenuar dy gola ne fitoren shkaterrimtare 7–2 jashte fushe kunder Málages. Vetem tre dite me vone, ai beri nje performance te shkelqyer kunder Deportivo La Coruñas, pasi ai shenoi nje gol dhe dhuroi tre assista ne fitoren 4–2 ne shtepi.

Deri ne fund te sezonit, Mata u be akoma edhe me shume vendimtar duke shenuar dy gola te rendesishem per Valencian ne fund te ndeshjes: Goli i pare ishte goli i fitores 3–2 kunder Sporting de Gijón, dhe i dyti ishte penalltia e shenuar ne fitoren 3–1 ne shtepi kunder Seviljes ai e gjuajti penalltine sepse specialisti Villa ishte zevendesuar me pare sepse ishte demtuar; ai shenoi golin e avantazhit te perkoheshem 2–1. Ai e perfundoi sezonin me nje shifer mbreslenese 11 gola dhe 13 asiste duke ndimuar ekipin ta mbyllte sezonin ne vendin e 6te; ai u rendit i dyti per numrin e asisteve mbrapa Xavit te Barcelones. Gjithashtu ai shenoi edhe nje gol ne kupe dhe dy ne Kupen UEFA.

Ne sezonin 2009–10, ai filloi te marre me shume pergjegjsi dhe shenoi golin e pare ne lige kunder Seviljes. Gjithashtu kete sezon ai mori edhe fanellen me numrin 10, qe ishte mbajtur nga Miguel Ángel Angulo per shume sezone, gjithashtu edhe legjenda te klubit si Mario Kempes dhe Vicente Guillot. Ai e mbylli sezonin si golashenuesi me i mire i skuadres me 14 gola ne te gjitha kompedicionet 9 ne La Liga dhe 5 ne Kupen UEFA.

Ne sezonin 2010–11, Mata ishte lojtari kyç i skuadres. Treshja e famshme Che Trident u shkaterrua pasi David Silva u shit te Manchester City dhe David Villa te Barcelona. Ne fillim te vitit 2011, Mata rinovoi kontarten e tij me klubin deri ne vitin 2014, ai e rinovoi kontraten ne qytetin e Dénias. Vetem kater dite pas rinovimit, Mata persoi nje demtim qe e majti jashte fushave per tre muaj duke humbur disa ndeshje te rendesisshme. Ai e pesoi demtimin gjate nje seance stervitore pas nje perplasje me nje mbrojtes. Me 10 prill 2011, Mata shenoi dy gola ne fitoren 5–0 kunder rivaleve te Villarreal.

Ai dhuroi shume asiste dhe e mbylli sezonin me tete gola ne lige dhe nje ne Ligen e Kampioneve. Ai shenoi golin e pare ne lige kunder Hércules pas nje asisti te Pablo Hernandez, te dytin e shenoi kunder Espanyolit me koke ne minuten e 92te, te tretin e shenoi kunder Levantes pasi doli ball per ball me portierin kurse dy te tjere kunder Málaga CF dhe Athletic Bibao. Me 9 maj, disa analiste spanjoll raportuan se per Maten kishte interes nga Anglia, me sakt nga klubet e Premier Liges.



                                     

2.3. Karriera me klube Chelsea

Me 21 gusht 2011, Valencia lajmeroi se kishte arritur marreveshjen per shumen e 23.5 milion £ per transferimin e Mates te klubi i elites angleze, Çelsi. Me 24 gusht 2011, Mata firmosi nje kontrate pese=vjeçare me klubin. Ai zbuloi se patrioti i tij Fernando Torres e bindi ate per te ardhur ne Stamford Bridge, duke thene: "Fernando me ngacmoi mua ne lidhje me mendimin tim per te ardhur ketu. Ai me tha se ketu do te ishte mire dhe se ata do tja kalonin mire bashke. Une gjithashtu fola me shoket dhe familjen e tij ne lidhje me kete vendim.

Me 26 gusht 2011, Yossi Benayoun i ofroi Mates fanellen me numrin 10. Kapiteni i Izraelit tha: "Une jam i vendosur qe ti dhuroj Mates fanellen me numrin 10 - te preferuaren e tij. Per mua, eshte thjesht nje numer, jo numri im i fatit 15." Ne ate kohe Florent Malouda vishte fanellen me numrin 15 tek Çelsi. Mata kishte veshur fanellen me numrin 10 me Valencian dhe Spanjen U–21 ne vere, dhe shprehu mirenjohjen e tij per Benayoun. "Eshte nje numer shume i rendesishem per mua dhe eshte nje nder qe une e vesh ate. Une deshiroj te falenderoj Yossin. Mata vazhdoi te veshe fanellen me numrin 10 pas Joe Cole, Mark Hughes, Ian Hutchinson, dhe Terry Venables, paraardhesit e fanellen me numrin 10.

                                     

2.4. Karriera me klube Sezoni 2011–12

Mata beri debutimin e tij me Çelsinkunder Norwich City me 27 gusht 2011, duke hyre ne fushe ne minuten e 68te ne vend te Florent Malouda dhe shenoi golin e trete te skuadres ne minuten e 11te te kohes shtese, duke ndihmuar ekipin te fitonte ndeshjen me rezultatin 3–1. Ai luajti ndeshjen e pare si titullar me klubin e ri ne ndeshjen e rradhes me 10 shtator kunder Sunderland, duke kontribuar ne suksesin 1–2. Me 14 shtator, Mata beri edhe debutimin ne UEFA Ligen e Kampioneve me Çelsin duke shenuar nje gol ne kohen shtese ne fitoren 2–0 kunder skuadres gjermane Bayer Leverkusen.

Me 29 tetor 2011, Mata asistoi golin e 6000te te Çelsit ne Premier League me nje kros, i cili shkoi drejt Frank Lampard, i cili shenoi me koke. Ne te njejten dite, Mata shenoi nje gol spektakolar nga rreth 30 metra ne humbjen 3–5 kunder rivaleve londinez Arsenal. Me 26 nentor, Mata asistoi golat e John Terry dhe Daniel Sturridge dhe gjithashtu shenoi edhe vete golin e trete ne fitoren 3–0 kunder Wolverhampton Wanderers. Ai u shpall "Lojtari i ndeshjes" ne nje fitore tjeter 3–0 ne St James Park kunder Newcastle United.

Me 6 dhjetor 2011, gjate ndeshjes deçizive te Çelsit ne Ligen e Kampioneve kunder ish klubit te tij Valencias, Mata dhuroi dy asiste per golat e Didier Drogbas. Ndeshja perfundoi me fitoren 3–0 te The Blues, duke siguruar kualifikimin dhe vendin e pare ne grup. Me 26 dhjetor, Mata shenoi golin e skuadres se tij ne barazimin 1–1 ne Stamford Bridge kunder Fulham. Ky ishte barazimi i trete rresht i ekipit ne Premier League. Mata shenoi golin e pare te ekipit ne fitoren e tyre 4–0 ne Stamford Bridge kunder Portsmouth ne nje ndeshje ne FA Cup.

Ne raundin e katert te FA Cup kunder Queens Park Rangers ne Loftus Road, Mata shenoi golin e pare te skuadres me penallti ne fitoren 4–0. Me 5 shkurt 2012, ai shenoi nje gol pas nje gjuajtje te pakampshme e cila erdhi nga nje kros i bashkekombasit te tij Fernando Torres ne ndeshjen Manchester United; ndeshja perfundoi ne barazimin 3–3. Me 21 shkurt, Mata shenoi golin e vetem te skuadres se tij ne humbjen 3–1 kunder skuadres italiane Napoli ne ndeshjen e pare te raundit te 16-tave te Liges se Kampioneve.

Pas emerimit te Roberto Di Matteo si trajner i perkohshem i skuader, Mata filloi te luaj si mesfushor sulmues, duke u zhvendosur nga roli i tij si anesor i majte. Mata shenoi nje gol dhe gjuajti nje penallti e cila u prit nga Colin Doyle ne ndeshjen e raundit te peste te FA Cup kunder Birmingham Cityt ne St Andrews; Çelsi fitoi ndeshjen me rezultatin 0–2 duke siguar nje vend per ne çerek-finale. Mata vazhdoi formen e tij te mire te shenimit ne çdo raund; spanjolli kete here shenoi ne fitoren 5–2 kunder Leicester Cityt ne çerek-finale. Mata shenoi golin e 11te te sezonit kunder Wigan Athletic; ky ishte nje gol vendimtar i cili i solli fitoren me rezultatin 2–1 skuadres, duke mbajtur akoma shprese per nje vend ne Ligen e Kampioneve per sezonin tjeter.

Me 15 prill 2012, ne fitoren e Çelsit 5–1 kunder Tottenham Hotspur ne gjysme-finalen e FA Cup ne Stadiumin Wembley, Mata shenoi nje gol te diskutueshem dhe asistoi golat e Ramires dhe Florent Malouda, duke i çuar statistikat e tij te 2011–12 FA Cup ne 4 gola dhe 3 asiste. Mata luajti si titullar ne te dy ndeshjet e gjysme-finales se Liges se Kampioneve kunder kampioneve ne fuqi te Barcelones; ai ndihmoi skuadren e tij qe te shkonte ne finale me rezultatin e pergjithshem 3–2. Kjo gje i siguroi The Blues finalen kunder Bayern Munich me 19 maj 2012.

Mata dhuroi dy assista per Fernando Torres ne fitoren shkaterrimtare 6–1 kunder rivaleve perendimor te Londres Queens Park Rangers me 29 prill, duke arritur shifren e 13 asisteve ne kete sezon. Mata asistoi golin e pare ne finalen e FA Cup, i cili u shenua nga Ramires, me Çelsin qe mposhti Liverpoolin me rezultatin 2–1 ne Wembley, kurse Mata qe u zgjodh "Lojtari i ndeshjes". Me 10 maj 2012, Mata u shperblye per paraqitjet e tij te mira gjate gjithe sezonit duke u votuar nga tifozet si "Lojtari i Vitit". Ai e mori kete pas legjendave si Dennis Wise dhe Gianfranco Zola, te cilet e kane fituar kete çmim ne vitet e shkuara.

Ne finalen e UEFA Liges se Kampioneve kunder Bayern Munich me 19 maj, Mata asistoi golin e barazimit te Didier Drogbas nga nje korne ne minuten e 88te. Ndeshja shkoi ne kohen shtese dhe me pas tek penalltite. Mata gjuajti penalltine e pare te skuadres, por qe u prit nga portieri Manuel Neuer. Megjithate, Çelsi fitoi 4–3 me penallti, duke fituar edhe titullin e pare te Liges se Kampioneve ne histori. Mata perfundoi sezonin e pare ne Stamford Bridge me 573 pasime, duke krijuar 66 raste per gol dhe duke krosuar 61 here ne menyre te sakte, duke kontribuar ne fitimin e dy titujve te ekipit. Ai e perfundoi sezonin ne kampionat me 14 asiste - i dyte me i mire pas David Silves se Manchester Cityt - dhe me 6 gola.

                                     

2.5. Karriera me klube Sezoni 2012–13

Mata humbi te gjitha ndeshjet para sezonale me Chelsean sepse ishte duke luajtur me Spanjen ne 2012 Lojerat Olimpike ne Londer, por u rikthye te luaj ne 2012 FA Community Shield kunder Manchester Cityt dhe u zevendesua ne minuten e 74 ne vend te Daniel Sturridge. Mata dhuroi assistin e pare te sezonit me 22 shtator 2012 kunder Stoke Cityt, duke dhuruar nje kros te bukur qe u realizua ne Gol nga Ashley Cole, ky Gol rezultoi te ishte Goli i fitores 1–0 per The Blues. Goli i tij i pare i sezonit erdhi ne raundin e trete te 2012–13 Football League Cup kunder Wolverhampton Wanderers, ku Chelsea fitoi me rezultatin 6–0. Kater dite me vone, Mata shenoi edhe Golin e pare ne Premier League nga nje goditje denimi dhe assistoi Golin e Fernando Torres ne fitoren 2–1 kunder Arsenalit ne Stadiumin Emirates.

Mata shenoi golin e pare dhe te trete te Çelsit ne fitoren 0–4 jashte fushe kunde danezeve te Nordsjælland ne Champions League. Ai me vone dhuroi dy assisya ne fitoren 4–1 kunder Norwich Cityt, duke assistuar Golat e Eden Hazard dhe Branislav Ivanović. Ne Derbin e Londres kunder Tottenham Hotspur ne White Hart Lane me 20 tetor, Mata shenoi dy Gola dhe dhuroi assistin e Golit te Daniel Sturridge ne fitoren 2–4 te Chelseas, Mata gjithashtu u shpall edhe "Lojtari i ndeshjes". Goli i tij i rradhes ne Premier League do te ishte kunder Manchester United, ku Mata shenoi me nje goditje te bukur denimi. Megjithate, The Blues humben ndeshjen me rezultatin 3–2 pas Golit te vonshem te Javier Hernández. Mata nderkohe fitoi çmimin Premier League Lojtari i Muajit ne tetor ku kishte shenuar tre Gola ne lige.

Pasi trajneri Roberto Di Matteo u shkarkua pas humbjes 3–0 kunder Juventusit ne Champions League, Mata shenoi Golin e pare nen drejtimin e trajnerit te ri Rafael Benítez ne humbjen 1–3 kunder West Ham United. Ai shenoi sersisht ne fitoren e Chelseas 6–1 kunder Nordsjælland ne Champions League, por The Blues deshtuan te kalonin fazen e grupeve duke u bere skuadra e pare ne histori qe eshte kampione ne fuqi dhe nuk kalon fazen e grupeve. Ai luajti nje ndeshje te mire ne fitoren 1–3 jashte fushe kunder Sunderland me 8 dhjetor, duke shenuar Golin e trete te skuadres. Pas kesaj ndeshje, Chelsea udhetoi ne Japoni per te luajtur ne 2012 Kupen e Botes per Klube. Edhe ne kete turnament, Mata ishte ne nje forme fantastike duke shenuar ne gjysme–finale kunder Monterreyt, duke ndihmuar skuadren qe te arrij ne finale me nje fitore 1–3. Megjithate, ky turnament u mbyll ne menyre te keqe per Chelsean pasi ata humben ne finale me rezultatin 1–0 nga Corinthians. Chelsea reagoi nga kjo humbje duke shkaterruar ne Stamford Bridge me rezultatin 8–0 Aston Villen, ne nje ndeshje ku Mata nuk arriti te shenoje Gol.

Me 22 dhjetor 2012, Mata firmosi nje kontrate te re me Chelsean, gje qe do te thoshte se ai do te qendronte te klubi londinez deri ne vitin 2018. Me 26 dhjetor 2012, Chelsea udhetoi ne Carrow Road per tu ndeshur me Norwich Cityn, nderkohe qe me heret Manchester United dhe Arsenal kishin humbur ndeshjet e tyre. Mata shenoi nje Gol brilant ne minuten e 38, pasi mori nje top nga Oscar dhe duke goditur nga rreth 30 metra duke mposhtur portierin, ky Gol rezultoi Goli i fitores. Me vone, me 5 janar 2013, Mata dhuroi nje assist per blerjen re Demba Ba dhe nje tjeter per Branislav Ivanović duke ndihmuar skuadren e tij qe te mposhte Southampton me rezultatin 5–1 ne raundin e trete te 2012–13 FA Cup. Nje jave me vone, ai detyroi Jonathan Walters te shkakton nje autogol dhe me vone fitoi nje penallti qe u realizua nga Frank Lampard, kjo gje solli fitoren 0–4 per Chelsean dhe humbjen e pare ne shtepi per Stoke Cityn. Mata shenoi Golin e tete te sezonit ne fitoren 2–1 kunder Arsenalit ne shtepi.

Me 3 mars 2013, Mata luajti ndeshjen e tij te 100 zyrtare me Chelsean ne te gjitha kompedicionet ne fitoren 1–0 kunder West Bromwich Albion ne Stamford Bridge. Me 14 mars, Mata shenoi Golin e pare ne fitoren 3–1 te Chelseas kunder Steaua București ne Europa League. Me 19 prill, Mata u nominua per çmimin PFA Lojtari i Vitit per shkak te kontributit te tij te Chelsea ne te gjitha kompedicionet. Vendimi i PFA-se eshte bazuar ne "aftesine per te krijuar jo vetem raste per Gol, por aftesia per te shenuar edhe vete, ai u nominua sebashku me shokun e skuadres Eden Hazard. Ai shenoi nje Gol deçiviz ne minuten e 87 kunder Manchester United, duke mbajtur gjalle shpresat per nje vend ne Champions League.

Me 15 maj, Mata dhuroi nje performance te mire ne 2013 finalen e UEFA Europa Leagues kunder skuadres portugeze Benfica. Ai assistoi nga kornja Golin e fitores te shenuar nga Branislav Ivanović ne minuten e 93. Diten tjeter, ai u votua nga tifozet i "Lojtari i vitit" per here te dyte rradhazi. Ai me modesti i dha merita te gjithe skuadres, duke thene: "une ndihem krenar qe luaj per Chelsean dhe falenderoj shoket e skuadres. Per çmimin e dyte rradhazi, Mata tha: "Ndihem shume i lumtur. Eshte sezoni im i dyte ketu dhe une po e fitoj kete çmim per here te dyte dhe kjo per mua eshte fantastike. Une thjesht dua ti falenderoj te gjithe mbeshtetesit e mi dhe shoket e skuadres"



                                     

2.6. Karriera me klube Sezoni 2013–14

Nen drejtimin e trajneri te ri José Mourinho, Mata nuk ishte zgjedhja e pare e trajnerit pasi portugezi preferonte brazilianin Oscar si organizator te skuadres. Mourinho permendi mungesen e punes ne mbrojtje te Mataes si arsye kryesore qe nuk ishte zgjedhja e pare e tij. Me 28 shtator 2013, Mata hyri ne fushe si zevendesues dhe assistoi Golin e John Terryt ne ndeshjen kunder Tottenham ne barazimin 1–1. Me 29 tetor 2013, Mata shenoi Golin e pare te sezonit ne nje fitore 2–0 ne League Cup kunder rivaleve londinez Arsenal.

Mata luftoi per te siguruar nje vend titullari ne formacionin e Mourinhos, pasi ai kishte startues vetem 11 nga 22 ndeshjet ne Premier League, dhe kishte luajtur gjithsej vetem 18 ndeshje gjate gjysmes se pare te sezonit. Ai e mbylli karrieren e tij te Chelsea me 33 Gola dhe 58 assista ne 135 ndeshje ne te gjitha kompedicionet me The Blues.

                                     

2.7. Karriera me klube Manchester United

Me 24 janar 2014, Mourinho deklaroi Çelsi kishte pranuar oferten e Manchester United per transferimin e Mates dhe ai e lejoi ate te udhetoje ne Manchester per te bere vizitat mjeksore, pasi lojtari tha se ishte i "me te vertet i lumtur per te shkuar". Manchester United konfirmoi me vone ne ate dite se transferimi ishte pranuar, dhe marreveshja ishte pranuar nga Mata per kushtet personale dhe kaloi me sukses vizitat mjeksore. Transferimi u kompletua diten tjeter, me Manchester United qe i pagoi Çelsit 37.1 milion £, me Maten qe firmosi nje kontrate deri ne veren e vitit 2018. Ai be debutimin e tij ne ndeshjen kunder Cardiff me 28 janar duke dhuruar nje assist ne fitoren 2–0. Me 29 mars, Mata shenoi golin e pare me Manchester United ne fitoren 4–1 kunder Aston Villes ne Old Trafford.

                                     

3. Kombetarja

Mata ndihmoi Spanjen te fitonte UEFA Kampionatin Europian U–19, ku ai ishte lojtari kyç. Ai u shpall golashenuesi i dyte me i mire i turnamentit me kater gola ne pese ndeshje, nje gol mbrapa Alberto Buenos.

Me 1 shkurt 2007, trajneri i kombetares U–21, Iñaki Sáez, e zgjodhi ate per te luajtur ne ndeshjen miqesore kunder Anglise, sebashku me shoket e skuadres te Real Madrid: Roberto Soldado, José Manuel Jurado, Sergio Sánchez, Miguel Torres, Esteban Granero, dhe Antonio Adán, ne moshen 18 vjeçare e 10 muajshe.

Me 14 nentor 2008, Vicente del Bosque thirrin Maten ne kombetaren e pare per te luajtur ne nje miqesore kunder Kilit. Ai nuk luajti asnje minute ne fitoren 3–0 ne shtepi. Me 28 mars 2009, Mata me ne fund beri debutimin e tij, duke luajtur ne ndeshjen kualifikuese te 2010 Kupes se Botes kunder Turqise, ne fitoren 1–0 ne Madrid. Ai hyri ne fushe ne vend te David Villes ne minuten e 63.

Ne qershor 2009, Del Bosque perfshiu Maten per te luajtur ne 2009 FIFA Kupa e Konfederatave, duke qene lojtari me ri i skuadres. Ai luajti si titullar ne ndeshjen e dyte te fazes se grupeve kunder Irakut dhe me vone doli nga fusha ne vend te Albert Rieres me Spanjen qe u eleminua ne gjysme–finale nga Shtetet e Bashkuara.

Me 9 shtator 2009, Mata shenoi golin e pare me kombetaren ne fitoren 3–0 kunder Estonise, gje qe i siguroi Spanjes kualifikimin per ne 2010 Kupen e Botes. Ai vazhdoi duke shenuar golin e fitores kunder Armenise me 10 tetor, duke shenuar nje penallti ne fitoren 2–1. Ai u zgjodh per te luajtur ne Kupen e Botes, ku La Roja u shpall kampione. Ai luati ndeshjen e pare ne fitoren 2–0 kunder Hondurasit duke zevendesuar Fernando Torres ne 20 minutat e fundit te ndeshjes. Ne veren e ardhshe, ai u rikthye serisht te kombetarja U–21, duke luajtur ne UEFA Kampionatin Europian U–21 ne Danimarke ku Spanja tiumfoi. Mata ishte ne formacionin me te mire te turnamentit dhe u shpall Djaloshi i Arte.

Mata u rikthye me kombetaren e pare dhe u zgjodh per te luajur ne UEFA Euro 2012. Ai luajti ne finalen kunder Italise, ku Spanja fitoi me rezultatin 4–0, ai hyri ne fushe si zevendesues dhe shenoi golin e katert te kombetares duke u bere kampion europe.

Mata u zgjodh per te luajtur ne turnamentin olimpik te futbollit ne vitin 2012. Megjithate, Spanja U–23 deshtoi te kalonte fazen e grupeve.

                                     

3.1. Kombetarja Golat me kombetaren

Lista e rezultateve dhe Golave me kombetaren spanjolle

                                     

4. Stili i lojes

Ne mesfushor sulmues me aftesi te plota, Mata eshte i afte per te krijuar shume raste per gol dhe gjithashtu eshte i afte per te shenuar gola nga distanca te largeta. Edhe pse 1.70 cm i gjate, ai ka nje vizion shume te mire dhe eshte i afte ta dergoje topin ne largesi te medhaja. Ai eshte shume i zoti me kontrollin e topin dhe dhuron shume assiste.

                                     

5. Statistikat

Klubet

Redaktuar me 28 janar 2014

1 Kompedicionet e tjera ne Spanje perfshinje edhe Supercopa de España. 2 Kompedicionet e tjera ne Angli perfshinje edhe FA Community Shield, FIFA Kupa e Botes per Klube dhe UEFA Super Cup.
                                     

6. Trofe

Klubet

Valencia
  • Copa del Rey 1: 2007–08
Chelsea
  • FA Cup 1: 2011–12
  • UEFA Champions League 1: 2011–12
  • UEFA Europa League 1: 2012–13

Kombetarja

Spanja
  • Kampionati Europian U–21: 2011
  • FIFA Kupa e Botes: 2010
  • FIFA Kupa e Konfederatave: Vendi i trete 2009, Finalist 2013
  • UEFA Kampionati Evropian i Futbollit: 2012
  • Kampionati Europian U–19: 2006

Personale

  • UEFA Kampionati Europian U-21 Skuadra e Turnamentit: 2011
  • UEFA Kampionati Europian U-21 Lojtari i Arte: 2011
  • Premier League Lojtari i Muajit 1: tetor 2012
  • Premier League PFA Skuadra e Vitit 1: 2012–13
  • Chelsea Lojtari i Vitit 2: 2011–12, 2012–13
  • UEFA Kampionati Europian U-21 Topi i Bronzte: 2011
  • Finalja e FA Cup Lojtari i Ndeshjes: 2012