Back

ⓘ Fjalor Shqip-Suedisht




                                     

ⓘ Fjalor Shqip-Suedisht

Fjalor Shqip-Suedisht Autori: Sadulla Zendeli Daja, me rreth 35.000 fjale, e botoi Shtepia Botuese Toena ne Tirane me 2013. Fjalori pasuron dhe barazon leksikografite te dy gjuhesve, suedeze dhe shqiptare, dhe ploteson zbrazti te ndjeshme per fjalore te ketij lloji, ne te dy leksikografite. Ka karakter shkencor e normativ, dy kritere me vlere per leksikografine e mirefillte bashkohore, teorike e praktike. Ky projekt permbush te gjitha kriteret mbi te cilat ndertohen fjaloret dygjuhesore bashkohore. Eshte punuar me kujdes te veçante sa i perket makrostruktures se tij dhe permban informacione shtese per jeten, kulturen e psikologjine e popullit shqiptar dhe suedez, me çka paraqet pasurim lendor me vlere per perdoruesit. Fjalori ka anen e tij praktike te perdorimit, dhe kete ane e siguron perzgjidhja e duhur teknike e trajtimit te lendes gjuhesore.

Ne fjalor jane trajtuar me kujdes njesite leksiko-semantike, fusha e informacionit te çdo zeri leksikografik, perkufizimet e shpjegimet, sinonimet e antonimet. Nje pune jo e vogel eshte bere ne plotesimin e struktures semantike brenda fjales. Rruga qe eshte ndjekur ne hartimin e ketij fjalori, shkurtazi eshte kjo: per njesite leksikore te shqipes eshte bere perpjekje te gjenden njesite gjegjese te suedishtes. Ne pjesen suedishte eshte perfshire leksiku aktiv, jo rralle leksiku pasiv dhe ai potencial, per t´i dale balle fjalesit te shqipes. Ne fjalor jane perfshire edhe nje numer fjalesh te reja, fjalesh pak te njohura, fjalesh te huaj me karakter nderkombetar, nje numer dialektizmash ne mbeshtetje te vleres se tyre objektive brenda struktures leksikore, dhe nje numer termash me te perhapura profesionale. Eshte bere perpjekje qe te jepet gjithnje kuptimi me i pergjithshem me i sakte, ngjyrimet kuptimore, kuptimi figurativ dhe perdorimet e tjera funksionale te fjales;

Per shumicen e fjaleve leksikore eshte dhene perdorimi i tyre ne frazeologji dhe shembuj te shumte ilustrues. Nje vemedje e veçante i eshte kushtuar anes normative te fjalorit, e cila ka perfshire te gjitha rrafshet e gjuhes: Fonetike, morfologji, sintakse, fjaleformim, per çka mendoj se do te kete nje rol te caktuar edhe ne pervetesimin e normes se gjuhes letrare. Autori, Sadulla Zendeli Daja, thekson: "Shpresoj qe edhe ana e perzgjedhjes teknike, organizimi i artikujve te fjalorit, topografia, paraqitja e informacioneve gramatikore dhe te tjera, do te jene ne funksion te anes praktike te fjalorit dhe do ta rradhisin ate nder fjaloret bashkohore".