Back

ⓘ Keylor Navas




Keylor Navas
                                     

ⓘ Keylor Navas

Keylor Antonio Navas Gamboa eshte nje futbollist profesionist kosta rikan i cili luan me klubin spanjoll Real Madrid ne La Liga dhe me Kosta Riken si portier.

Pasi filloi karrieren te Saprissa, ai kaloi te Albacete, dhe me pas te Levante ne La Liga. Navas u transferua te Real Madrid ne vitin 2014 per 10 milion €

Navas ka luajtur me shume se 60 ndeshje me Kosta Riken qe nga koha kur beri debutimin e tij ne vitin 2008. Ai e ka perfaqsuar vendin e tij ne dy edicione te CONCACAF Kupes Gold dhe ne Kupen e Botes 2014, ku beri performanca impresionuese duke ndihmuar skuadren e tij te arrinte deri ne çerek–finale te turnamentit.

                                     

1.1. Karriera me klube Saprissa

Lindur ne San Isidro de El General, Navas beri debutimin e tij si profesionist me Deportivo Saprissa me 6 nentor 2005, ne nje ndeshje te liges kunder Asociación Deportiva Carmelita. Ai ishte portieri titullar ne dy sezonet e fundit me klubit, duke fituar shtate tituj, perfshire gjashte kampionate kombetare.

                                     

1.2. Karriera me klube Albacete

Ne korrik 2010, Navas firmosi me Albacete Balompié e Segunda División ne Spanje ekzaktesisht 20 vite pas bashkekombasi i tij Luis Gabelo Conejo u transferua ne kete klub, i cili gjithashtu luante si portier. Ai luajti 36 ndeshje nga 42 ne sezonin e tij te pare, por skuadra e tij ra nga liga pasi e perfundoi sezonin ne vendin e fundit.

                                     

1.3. Karriera me klube Levante

Ne sezonin 2011–12, Navas arriti La Ligan, duke u huazuar te Levante per nje sezon. Ai beri debutimin e tij me klubin me 13 maj 2012 ne ndeshjen e javes se fundit ku Levante mposhti me rezultatin 3–0 Athletic Bilbao duke u kaulifikuar per here te pare ne histori ne Ligen e Evropes, dhe me pas u bashkua me klubin valencian duke firmosur nje kontrate tre vjeçare ne korrik te atij viti. Pavaresisht se klubi bleu portieri uruguajian Gustavo Munúa, Navas ishte portieri i pare i skuadres per sezonin 2013–14.

                                     

1.4. Karriera me klube Real Madrid

Me 3 gusht 2014, Real Madrid pagoi klauzolen prej 10 milion € per kartonin e Navas, i cili firmosi me klubin nje kontrate gjashte vjeçare. Ne intervisten e tij, Navas tha se ai do te punoj shume per te luajtur si titullar. Ndeshja e tij e pare ishte me 12 gusht, ku ai u ul ne stol me Iker Casillas qe luajti si titullar ne ndeshjen e 2014 UEFA Super Kupes, me Realin qe fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0 kunder Seviljes ne stadiumin Cardiff City.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Navas ka qene pjese e skuadres Kosta Rikane U–17 qe luajti ne 2003 Kampionatin Boteror U–17 qe u mbajt ne Finland. Ai u thirr per here te pare ne kombetaren e pare te Kosta Rikes ne gusht 2006, per te luajtur ne nje turnament miqesor ne Europe kunder Austrise dhe Zvicres, por ai luajti ndeshjen e pare me kombetaren dy vite me vone.

Navas u paraqit me Los Ticos ne dy edicione te CONCACAF Kupes Gold, duke u emerua portieri me i mire i turnamentit ne edicionin e vitit 2009, ku Kosta Rika arriti deri ne gjysme–finale. Ai beri debutimin e tij ne Kupen e Botes me 14 qershor 2014, ne fitoren 3–1 kunder Uruguajit ne ndeshjen e pare te grupit ne Fortaleza, dhe pesoi vetem nje gol ne tre ndeshjet e grupit me Kosta Riken e cila u kualifikua per ne fazen me eleminim direkt si fituesja e grupit.

Me 29 qershor, ne ndeshjen e raundit te 16 kunder Greqise, Navas u shpall lojtari i ndeshjes pas disa pritjeve ne kohen e rregullt dhe pasi priti penalltine e Theofanis Gekas ne gjuajtjet e penalltive duke bere qe Kosta Rika te arrij per here te pare ne histori ne çerek–finale. Ai e perfundoi turnamentin me tre ndeshje pa pesuar Gol nga pese qe luajti, me Kosta Riken qe u eleminua nga Hollanda ne çerek–finale nga gjuajtjet e penalltive, ku ai u emerua lojtari i ndeshjes per here te trete ne kete turnament. Ai ishte gjithashtu nje nga tre kanditatet per te fituar Çmimin Doreza e Arte, por ai humbi pasi ky çmim i fitua nga Manuel Neuer i Gjermanise.



                                     

3. Jeta personale

Navas eshte i Krishtere. Ai foli per besimin e tij duke thene, "Zoti vjen i pari per mua. Perpara çdo ndeshje, une ulem ne gjunje, hap krahet dhe lutem. Paragrafi im i preferuar te Bibla eshte Galatians 1:10 qe thote: "Nese une do te perpiqesha ende per te kenaqur nje njeri, une nuk do te isha sherbetor i Krishtit.

                                     

4. Trofe

Klubet

Saprissa
  • Copa Interclubes UNCAF: Finalist 2007
  • CONCACAF Champions League: 2005; Finalist 2008
  • Costa Rican Primera División: 2005–06, 2006–07, 2007 Apertura, 2008 Clausura, 2008 Apertura, 2010 Clausura
  • FIFA Kupa Boterore e Klubeve: Vendi i trete 2005

Shteti

  • Copa Centroamericana: 2013; Finalist 2011
  • UNCAF Kupa e Kombeve: Finalist 2009

Personale

  • La Liga: Lojtari i Muajit mars 2014
  • CONCACAF Gold Cup: Portieri me i mire/Formacioni me i mire 2009
  • UNCAF Nations Cup: Lojtari me i mire 2009