Back

ⓘ Jorge Molina Vidal




Jorge Molina Vidal
                                     

ⓘ Jorge Molina Vidal

Jorge Molina Vidal eshte nje futbollist profesionist spanjoll i cili luan me klubin spanjoll Betis ne Segunda División si qender sulmues.

                                     

1. Karriera me klube

Deri ne moshen 23 vjeçare, Molina ka luajtur ne divizionin e katert, duke perfaqsuar skuadrat e CD Alcoyano, Benidorm CF dhe CF Gandía. Ne vitin 2005, ai luajti per here te pare ne divizionin e dyte, nje nivel perpara te tretit.

Molina beri debutimin e tij si profesionist ne sezonin 2007–08, duke luajtur ne divizionin e dyte me Polideportivo Ejido. Por kjo do te ishte nje eksperience e shkurter per te, pasi pese golat e tij – shifra me e larte ne skuader, sebashku me tre lojtare te tjere – ne 30 ndeshje, nuk ishin te mjaftueshme pasi skuadra do te binte nga divizioni pasi e perfundoi ate ne vendin e fundit. Me 29 tetor 2008, ai shenoi hat-trick ne fitoren 5–0 ne shtepi kunder Villarreal CF ne Copa del Rey te atij sezoni, duke bere qe skuadra e tij te kalonte raundin me rezultatin e pergjithshem 6–1.

Ne veren e vitit 2009, Molina sebashku me shokun e tij Juli firmosen me nje tjeter klub te divizionit te dyte, Elche CF. Sezoni i tij i pare me ta ishte thjesht spektakolar, pasi u shpall golashenuesi me i mire i divizionit me 26 gola. Me 19 qershor 2010, pavaresisht se te dy klubet nuk kishin asnje objektiv dhe luanin sa per statistike, Molina shenoi te katert golat e Valencianeve ne fitoren 4–1 kunder kampioneve te Real Sociedad.

Me 29 qershor 2010, Molina u bashkua me klubin andaluzian Real Betis gjithashtu ne divizionin e dyte per shumen e 1.6 milion €, duke firmosur nje kontrate kater vjeçare. Nqs klubi i tij ri ngjitet pas mbarimit te sezonit, Betis do te paguante 500.000 € bonus te Elche. Duke u transferuar te Betis, ai u nda nga shoku i tij Juli i cili firmosi me Rayo Vallecano. Ata sebashku debutuan me Alcoyano, dhe gjate viteve te fundit kane luajtur sebashku te Benidorm CD 2005–2007, Polideportivo Ejido 2007–2009 dhe Elche CF 2009–2010.

Ne sezonin e tij te pare me Betis, Molina e mbylli sezonin me shifer te dyfishuar, pavaresisht se humbi gati tre muaj nga sezoni per shkak te nje demtimi. Me 19 janar 2011, ne Copa del Rey, ai shenoi dy here ne fitoren 3–1 kunder Barcelones ne çerek–finale, por kjo nuk do te ishte e mjaftueshme pasi Betis u eleminua nga kompedicioni me rezultatin e pergjithshem 3–6; megjithate, kjo ndeshje ishte speciale per te dhe per Betis, sepse duke mposhtur Barcelonen, ata thyen edhe rekodin e tyre te 28 ndeshjeve pa humbje.

Treshja e sulmit e Molines, Rubén Castros dhe mesfushorit Achille Emaná shenuan me shume se 50 gola sebashku, me Betis e cila u rikthye ne La Liga pas dy vitesh mungese.

Molina beri debutimin e tij te shume pritur ne La Liga ne moshen 29 vjeçare, katert muajsh e pese ditsesh, duke luajtur 30 minuta ne fitoren 1–0 jashte fushe kunder Granada CF. Ai shenoi golin e pare ne La Liga me 15 tetor 2011 ne humbjen 1–4 kunder Real Madrid. Gjate sezonit 2011–12, pavaresisht se luajti pothuajse ne te gjitha ndeshje, Molina nuk arriti dot te krijoje nje partneritet me veteranin Roque Santa Cruz.

Per sezonin 2012–13, me 25 gusht 2012, Molina hyri ne historine e Real Betis duke shenuar golin e 2000 te tyre ne La Liga ne humbjen 1–2 ne Estadio Benito Villamarín kunder Rayo Vallecano. Vetem gjashte dite me para kesaj arritje, Molina kishte shenuar dy here ne fitoren 5–3 jashte fushe kunder Athletic Bilbao. Gjate sezonit, Molina pati nje kontribut vendimtar per skuadren, duke shenuar 13 gola dhe duke ndihmuar skaudren ta perfundoje kampionatin ne vendin e shtate duke u kualifikuar per ne Ligen e Europes sezonin e ardhshem.

Ne sezonin 2013–14, Molina beri debutimin e tij europian me 22 gusht 2013 ne ndeshjen e pare te raundit play-off ne Liges se Europes kunder çekeve te Jablonec, duke shenuar golin e pare te skuadres se tij ne fitoren 2–1 ne Chance Arena. Ai shenoi edhe ne ndeshjen e kthimit me Betis e cila fitoi me rezultatin 6–0 duke u kualifikuar per ne fazen e grupeve me rezultatin e pergjithshem 8–1. Molina ndihmoi skuadren qe te kalonte fazen e grupeve ne vendin e dyte me nente pike pavaresisht se nuk shenoi asnje gol. Ne fazen me eleminim direkt, Betis u eleminua nga skuadra tjeter spanjolle Sevilja, pasi te dy ndeshjet perfunduan me rezultatin e pergjithshem 2–2, duke bere qe Betis te elenimohej nga gjuajtjet e penalltive.