Back

ⓘ James Rodríguez




James Rodríguez
                                     

ⓘ James Rodríguez

James David Rodríguez Rubio, njohur zakonisht si James Rodríguez, eshte nje futbolliste kolumbian i cili luan me klubin spanjoll Real Madrid ne La Liga dhe me kombetaren kolumbiane si mesfushor sulmues ose anesor.

Rodríguez eshte renditur si nje nga talentet me te mire te botes. Ai ka marre vleresime per tekniken, vizionin dhe lojen e tij, dhe eshte cilesuar si pasardhesi i patriotit te tij Carlos Valderrama.

Rodríguez u be i njohur mire ne Evrope gjate kohes se tij te Porto, duke fituar disa trofe me klubin dhe çmime personale gjate tre viteve te qendrimit te tij ne klub. Ne vitin 2014, Rodríguez levizi nga Monaco te Real Madrid per shumen e 80 milion €, duke u bere lojtari me i shtrejte kolumbian ne histori, perpara Radamel Falcaos, dhe nje nga lojtaret me te shtrenjte ne historine e futbollit.

Karriera e tij me kombetaren kolumbiane te futbollit filloi me kombetaren U–20, ku ai ishte kapiten i skuadres fituese te Toulon Tournament ne vitin 2011. Ai gjithashtu ishte kapiteni i skuadres gjate 2011 Kupes se Botes U–20, gje qe e beri ate te ishte nje titullar i rregullt ne kombetaren e pare qe ne moshen 20 vjeçare. Ai u zgjodh per te luajtur Kupen e Botes 2014, ku ai fitoi Kepucen e Arte si golashenuesi me i mire dhe ishte pjese skuadres se turnamentit.

                                     

1.1. Karriera Envigado FC

Lindur ne Cúcuta, James eshte vendas i qytetit te Ibagué, ku ai shpenzoi femijerine e tij. Ai ka lindur nga prinderit James Rodríguez Bedolla dhe Maria Del Pilar Rubio. Rodríguez filloi karrieren e tij si profesionist ne vitin 2006 me skuadren e asaj kohe te divizionit te dyte kolumbian Envigado FC, ku ai beri ngjitjen ne vitin e ardhshem.

                                     

1.2. Karriera 2008

Ne vitin 2008, ai u ble nga klubi argjentinas Club Atlético Banfield, ku ai beri debutimin me skuadren e pare me 7 shkurt 2009, kurse 20 dite me vone shenoi Golin e pare me klubin me nje goditje te fuqishme ne fitoren 3–1 kunder Rosario Central.

                                     

1.3. Karriera 2009

Ne vitin 2009, ai u be nje titullar i skuadres dhe u paraqit ne çdo ndeshje ne Apertura 2009. Vetem ne moshen 17 vjeçare, ai u be lojtari me ri i huaj qe shenon Gol ne Argjentine. Goli i tij i dyte me Banfield erdhi me 26 shtator ku ai shenoi me nje gjuajtje nga jashte zone ne fitoren e rendesishme 2–1 kunder Newells Old Boys, nje fitore qe ndihmoi Banfield per te fituar kampionatin Argjentinas per here te pare ne historine e klubit.

Ne dhjetor 2009, klubi italian Udinese kishte planifikuar per te bere nje oferte per Rodríguez e cila raportohej se ishte 5 milion € pas mbarimit te 2010 Copa Libertadores. Megjithate, Banfield refuzoi oferten pasi shuma e ofruar ishte "e pamjaftueshme".

Per Clausura 2010, me 13 shkurt 2010, Rodríguez shenoi nje golazo ne nje ndeshje kunder rivaleve te Lanús, duke shenuar me nje gjuajtje me te majten per te çuar rezultatin 2–0 ne minutat e fundit. Pas ndeshjes, websajti sportiv ditor Diario Olé e lidhin stilin e lojes se tij me ate te Cristiano Ronaldos dhe gjithashtu i vendosi pseudonimin James Bond i Banfield.



                                     

1.4. Karriera 2010

Rodríguez shtoi ne reputacionin e tij te ndezur me ngjyra nje Gol te shenuar ne fazen e grupeve te Copa Libertadores me 17 shkurt 2010, ne nje fitore shkaterrimtare jashte fushe kunder Deportivo Cuenca, ku ai shenoi Golin e katert te ndeshjes me nje finalizim te bukur me kemben e majte ne zone, duke ndihmuar Banfield per te fituar ndeshjen me rezultatin 4–1. Sezoni i tij fantastik i shenimit vazhdoi me nje dygolesh ne nje tjeter ndeshje te fazes se grupeve te Copa Libertadores me 10 mars 2010, ne nje ndeshje jashte fushe kunder gjigandeve uruguajian Club Nacional de Football, Rodríguez shenoi nje here me nje gjuajtje me koke dhe nje here tjeter nga pika e penalltise me kemben e tij te djathte duke fiksuar rezultatin 2–2.

18 vjeçari shenoi nje tjeter Gol me 29 prill 2010, ne ndeshjen e pare te raundit te dyte te Copa Libertadores 2010 kunder gjigandeve brazilian te Internacional, ku Banfield fitoi me rezultatin 3–1, duke arritur ne kuoten e pese Golave ne shtate ndeshje ne arenen nderkombetare, e cila per klubin nuk u mbyll mire pasi skuadra u mposht me rezultatin 2–0 nga Porto Alegre, ne nje ndeshje ku Rodríguez u nxorr jashte me karton te kuq per dy faulle.

                                     

1.5. Karriera Sezoni 2010–11

Me 6 korrik 2010, Rodríguez u ble nga Porto per 5.1 milion €, me 30% te drejtave ekonomike qe u mbajt nga pala tjeter. Ai firmosi nje kontrate kater vjeçare me nje klauzole lirimi 30 milion €. Porto me pas ri-shiti 10% te drejtave ekonomike te nje pale e trete. Me 18 korrik, ai luajti ndeshjen e pare dhe shenoi edhe golin e pare ne nje ndeshje miqesore kunder Ajax. Ne nentor, Porto shiti 35% te drejtave ekonomike gjysmen e 70% te Gol Football Luxembourg, S.A.R.L. per 2.5 milion €.

Me 15 dhjetor 2010, Rodríguez shenoi golin e pare ne futbollin evropian ne fitoren 3–1 ne shtepi te skuadres kunder CSKA Sofia. Rodríguez gjithashtu shenoi nje hat-trick ne 2011 finalen e Taça de Portugal kunder Vitória de Guimarães, duke ndihmuar Porton per te fituar ndeshjen me rezultatin 6–2, ai gjithashtu asistoi edhe nje gol ne te njejten ndeshje. Me 17 maj, Porto bleu 30% te drejtave te mbetur nga Convergence Capital Partners B.V. per 2.250.000 €, me Porton e cila tashme kishte me shume se gjysmen te drejtave, plot 55%. Me 13 qershor, ai firmosi nje kontrate pese vjeçare me nje klauzole te re lirimi 45 milion €. Me vetem 24 paraqitje, ai shenoi gjashte gola dhe dhuroi tete asiste dhe gjithashtu luajti pjesen e tij ne triumfin e skuadres ne Ligen e Evropes.

                                     

1.6. Karriera Sezoni 2011–12

Ne sezonin 2011–12, Rodríguez shenoi 14 Gola dhe dhuroi 11 assista. Ne vitin 2011, Rodríguez fitoi çmimin e LPFP si zbulimi i vitit i sezonit 2011–12 Primeira Liga ne moshen 20 vjeçare, duke u bere kolumbiani i pare qe e bene kete. Ai eshte dy here fituesi i SJPF Lojtari i Muajit. Rodríguez gjithashtu fitoi edhe Topin e Arte Portugez ne vitin 2012, duke u bere kolumbiani i dyte pas Radamel Falcao-s qe e fitoi kete çmim, gjithashtu duke u bere lojtari me i miri qe e fitoi kete çmim.

                                     

1.7. Karriera Sezoni 2012–13

Ne sezonin 2012–13, Rodríguez iu dhurua fanella me numrin 10 dhe u be gjithashtu edhe titullar i rregullt ne formacion. Kolumbianet e tjere Radamel Falcao dhe Fredy Guarín, gjithashtu edhe braziliani Hulk u larguan nga klubi pa plotesuar ende dy sezone, duke bere qe Rodríguez te gjente me shume hapsira ne formacion. Ne nje ndeshje kunder Olhanense, Rodríguez shenoi Gol me nje parabel nga jashte zone e cila perfundoi ne trekendeshin e portes kundershtare. Ne te njejten ndeshje, ai assistoi patriotin e tij Jackson Martínez per te ndihmuar skuadren te fitonte ndeshjen me rezultatin 3–2. Rodríguez shenoi Gol ne nje ndeshje kunder Beira-Mar, jo perpara se te assistonte dy Golat e pare te ndeshjes, e cila u mbyll me fitoren 4–0. Rodríguez assistoi nje Gol tjeter me nje goditje denimi ne nje ndeshje jashte fushe kunder Rio Ave, e cila ne fund u mbyll me barazimin 2–2.

Ne fazen e grupeve te 2012–13 UEFA Champions League, Rodríguez shenoi Golin e vetem ne fitoren 1–0 kunder klubit francez Paris Saint-Germain, duke i lejuar Portos te jete kyresuese e grupit. Disa dite me vone, Rodríguez shenoi nje Gol me penallti kunder rivaleve te Sporting CP. Vetem ne muajin e pare te sezonit 2012–13, Rodríguez fitoi çmimin SJPF Lojtari i Muajit. Ne ndeshjen e trete te fazes se grupeve ne Champions League, ai assistoi ne fitoren 3–2. James assistoi nje tjeter Gol ne fitoren 2–1 kunder Estoril.

Ne fitoren 5–0 kunder Marítimo, Rodríguez shenoi dy here. Ai shenoi nje serisht, kete here kunder Academica Coimbra. Ne nje ndeshje ne Champions League kunder Dinamo Zagreb. Ne minuten e 90 te ndeshjes kunder Brages, Rodríguez shenoi Golin e fitores 2–0. Kunder Moreirense, ai assistoi nga kornja Golin e shenuar nga patrioti i tij Jackson Martínez.

Perpara fillimit te pjeses se dyte te sezonit, Rodríguez pesoi nje demtim ne kofshe duke e detyruar ate te stervitet ne palester per tu rikuperuar. Kjo gje beri qe ai te zevendesohej ne pjesen e pare ne ndeshjen kunder CD Nacional ku ai u demtua ne te njejtin vend serisht, duke bere qe te qendronte jashte fushave per nje muaj. Me 1 shkurt 2013, Porto mori mbrapsht 30% te drejtave te Rodríguez duke i marre nga Gol Football Luxembourg per 8.57 milion € duke shitur gjithashtu edhe 47.5% te drejtave ekonomike te Diego Antonio Reyes per 3.5 milion €, pasi me pare i shiti ato per 2.5 milion €.

Rodríguez u rikthye duke hyre ne fushe ne minuten e 70 ne ndeshjen kunder Beira-Mar. Kjo ishte ndeshja e tij e pare pas me shume se muaji per shkak te demtimit. Ne ndeshjen e pare te raundit te 32 ne Champions League kunder skuadres spanjolle Málaga, Rodríguez doli jashte duke u zevendesuar ne minuten e 60. Pavaresisht se nuk ndryshoi rezultatin, e cila u mbyll me fitoren e Portos 1–0, Rodríguez ishte nje faktor shume i rendesishem i sulmit te skuadres pavaresisht se nuk ishte ne formen e tij maksimale. Ne ndeshjen e tij te dyte ne lige pas rikthimit, Rodríguez assistoi nje Gol pas nje krosi fantastik ne ndeshjen kunder Rio Ave. Menjehere pas kesaj ne ndeshjen e rradhes ne lige, ai assistoi nje tjeter Gol ne fitoren 2–0 kunder Estoril. Kjo ndeshje ishte gjithashtu ndeshja e tij e pare si titullar pas dy muajsh. Rodríguez nuk u vendos si titullar ne ndeshjen e kthimit ne Champions League kunder Málages, deri sa ai u aktivizua ne pjesen e dyte pasi Porto ishte me dhjete lojtare pas nje kartoni te kuq te marre nga nje mbrojtes. Porto humbi ndeshjen dhe trajneri Vítor Pereira u kritikua dhe u qortua shume pse Rodríguez nuk e nisi ndeshjen si titullar pasi ishte nje lojtar kyç i skuadres qe mund te ishte me e forte me te. Rodríguez e shfaqi zhgenjimin e tij, duke thene se ai ishte ne 100% te formes. Megjithate, ai gjithashtu tregoi respekt per trajnerin dhe kuptim per zgjedhjen e tij. Pavaresisht eleminimit nga Champions League, Rodríguez ishte lojtari qe i ishin shkaktuar me shume faulle ne turnament per sezonin 2012–13.

Rodríguez shenoi Golin e vetem ne barazimin 1–1 kunder Marítimo. U raportua se Manchester United kishte bere nje oferte 30 milion € per te marre sherbimet e Rodríguez, por oferta u refuzua nga Porto per shkak se konsiderohej shume e ulet. Rodríguez beri debutimin e tij per sezonin 2012–13 ne 2012–13 Taça da Liga, duke shenuar nje penallti ne gjysme–finale. Porto fitoi ndeshjen me rezultatin 4–0 duke shkuar ne finale. Rodríguez u shpall lojtari i ndeshjes per performancen e tij kunder Brages, duke shenuar Golin e pare, dhe duke assistuar dy te tjere, nje me aksion kurse tjeter nga kornja, duke kontribuar ne fitoren 3–1. Rodríguez assistoi nje nga dy Golat e fitores 2–0 kunder Vitória de Setúbal. Ai gjithshtu shenoi Golin e pare ne fitoren 3–1 kunder C.D. Nacional.

Ne ndeshjen e fundit te sezonit kunder Paços de Ferreira, Rodríguez ndihmoi Porton per te fituar titullin e trete rresht, duke fituar nje penallti, e cila u shenua, pasi u rrezua ne zone, dhe duke assistuar nje Gol. Ai e perfundoi sezonin me 10 Gola te shenuar dhe 13 assista ne 24 paraqitje ne lige. Ne pergjithsi, ai shenoi 13 Gola dhe dhuroi 15 assista me vetem 32 paraqitje ne te gjitha kompedicionet me Porton gjate sezonit 2012–13. Duke fituar ligen me Porton, Rodríguez kishte fituar trofeun e tete qe nga viti 2009 kur u bashkua me Porton, duke shpenzuar vetem tre sezone, dhe duke i fituar keto trofe ne moshen 21 vjeçare.



                                     

1.8. Karriera Monaco

Me 24 maj 2013, u lajmerua se Rodríguez ishte bashkuar me klubin francez AS Monaco per 45 milion €, duke u bere lojtari i dyte me i shitur ne futbollin portugez, mbrapa ish shokut te skuadres Hulk. Ai firmosi nje kontrate deri ne vitin 2018. Kjo marreveshje jo vetem qe nuk e beri ate transferimin me te shtrenjte te klubit, por edhe transferimi me i shtrenjte ne Ligue 1, dhe nje transferimet me te shtrenjta ne bote.

Rodríguez beri debutimin e tij ne Ligue 1 kunder Bordeaux, ku Monaco fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0. Pas kesaj, ai humbi ndeshjen e dyte ne lige te klubit per te evituar nje demtim te mundshem. Rodríguez kontriboi ne fitoren 3–0 kunder Bastia duke assistuar Golin e pare te ndeshjes dhe gjithashtu duke nisur aksionet e dy Golave te tjere. Ne ndeshjen e javes se ardhshme kunder Saint-Étienne, Rodríguez kontriboi me lojen e tij te shkelqyer, duke assistuar dy Golat e fitores 2–1. Pas ndaleses per shkak te ndeshjeve nderkombetare, Rodríguez assistoi Golin e pare ne barazimin 2–2 kunder Sochaux.

Rodríguez assistoi Golin e vetem te skuadres ne barazimin 1–1 kunder Évian. Rodríguez me ne fund shenoi Golin e pare me klubin me nje goditje denimi ne fitoren 2–0 kunder Rennes. Ai shenoi serisht ne javen e ardhshme pa kaluar kater minuta ne ndeshjen kunder Nice, ku Monaco fitoi ndeshjen me rezultatin 3–0. Kunder Guingamp, Rodríguez assistoi te dy Golat ne fitoren 2–0. Rodríguez shenoi nje Gol kunder Valenciennes per te kaluar Monacon ne avantazh, por ne fund Valenciennes fitoi me rezultatin 2–1.

Rodríguez e nisi vitin 2014 duke bere debutimin e tij ne Coupe de France ne ndeshjen kunder Vannes, ku ai assistoi dy here ne fitoren 3–2. Per ndeshjen e pare te vitit 2014 ne lige, James assistoi nje Gol ne ndeshjen kunder Montpellier. Kunder Toulouse, Rodríguez dhuroi assistin per Golin e dyte me nje kros, me Monacon qe fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0. Dopieta e pare e tij me Monacon erdhi ne nje ndeshje kunder Bastias, ku Golat e tij i dhane fitoren skuadres 2–0. Ne sekondat e fundit te ndeshjes kunder Reims, James beri nje gjuajtje qe goditi shtyllen, duke lejuar francezin Layvin Kurzawa te shenoje Golin e fitores 3–2.

Ne mediat franceze, Rodríguez ishte referuar si "ndoshta" futbollisti me i mire ne Ligue 1 per shkak te debutimit te tij impresionues me Monacon, pavaresisht se ai deklaroi se ka nevoje per me shume kohe ne lige. Pas ndaleses per shkak te ndeshjeve nderkombetare, Rodríguez shenoi penalltine e tij te Monacon ne fitoren 2–1 kunder Sochaux.

Rodríguez e mbylli sezonin e tij te debutimit me Monacon pa mundur te fitoje ndonje trofe, por ndihmoi qe klubi te sigoje nje vend ne UEFA Champions League sezonin tjeter, dhe kishte nje vend ne Ligue 1 XI, dhe sigurisht u shpall assistuesi me i mire ne Ligue 1.

                                     

1.9. Karriera Real Madrid

Ne nje interviste pas mbarimit ne ndeshjes gjate Kupen se Botes 2014, James deklaroi dashurine, admirimin dhe pasionin per Real Madridin, duke thene gjithashtu se do te ishte nje enderr per te luajtura me ta, duke iu pergjigjur mire thashethemeve qe e lidhnin ate me gjigandet spanjoll.

Me 22 korrik 2014, Rodríguez konfirmoi zerat duke firmosur nje kontrate 6 vjeçare me gjigandet spanjolle per nje shume te pacaktuar, e cila raportohej te ishte 80 milion €. Kjo levizje do ta bente ate lojtarin e katert me te shtrenjte ne historine e futbollit dhe lojtarin e trete me te shtrenjte ne historine e Realit Madridit, dhe gjithashtu edhe kolumbianin me te shtrenjte duke kaluar transferimin 60 milion € te Radamel Falcao-s. Shuma e shpenzuar per ta blere e referoi ate si nje galaktik, gjithashtu e mbeshtetur nga fakti se ai mori numrin 10, duke trazheguar numrin e legjendave si Luís Figo, Ferenc Puskás, dhe lojtarit qe ai admironte me shume ne femijerine e tij, Zinedine Zidane. James u pershendet nga 45.000 mije tifoze gjate prezantimit te tij. Ambasadori kolumbian ne Madrid mbajti nje fjalim, qe mbante nje mesazh nga presidenti i Kolumbise Juan Manuel Santos, duke deklaruar se James po ndryshon historine e futbollit kolumbian dhe se i tere kombi eshte mbrapa tij. Gjithashtu edhe Florentino Pérez do te mbante nje fjalim, duke e mipritur James dhe duke thene klubi nuk do ta harroje kurre diten qe beri realitet enderren e tij. 48 ore pas paraqitjes se tij, u raportua se 345.000 mije fanella me emrin e tij ishin shitur, duke thyer rekodin te gjithe lojtareve te blere ne historine e klubit.

                                     

1.10. Karriera Sezoni 2014–15

James beri debutimin e tij ne Superkupen e Europes kunder skuadres spanjolle Sevilla ne Cardiff City Stadium, ku Real Madrid fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0. Ai luajti 72 minuta perpara se te zevendesohej nga Isco.

Me 19 gusht, Rodriguez shenoi Golin e pare me klubin kunder Atlético Madrid ne ndeshjen e pare te Superkupes Spanjolle, pasi hyri ne fushen e lojes ne fillim te pjeses se dyte ne vend te portugezit Cristiano Ronaldo. James beri debutimin e tij ne Champions League me Realin ne ndeshjen e pare te fazes se grupeve kunder skuadres zvicerane FC Basel, ku ai shenoi Golin e katert ne fitoren 5–1 ne Santiago Bernabeu. Disa dite me vone, James shenoi Golin e pare ne lige Deportivos, ku ai gjithashtu dhuroi edhe nje assist ne fitoren 8–2 jashte fushe. James shenoi nje dopiete ne fitoren 4–0 kunder Granades me 1 nentor, perfshire nje gjuajtje fantastike vollej e cila perfundoi ne trekendeshin e portes kundershtare.

                                     

2.1. Kombetarja Ne rini

Ne vitin 2007, Rodríguez ishte pjese e Kolumbise U–17 qe perfundoi si finaliste ne Kampionatin Amerikano Jugor U–17, ku ai shenoi tre Gola. Ai ndihmoi Kolumbine per te avancuar ne fazen me eleminim direkt gjate 2007 Kupes se Botes U–17, ku ata ne fund u mposhten ne finale nga fituesit e Nigerise.

Ai ishte gjithashtu pjese e Kolumbise U–20 ne tre turnamente gjate vitin 2011: ne Toulon Tournament, Kampionatin Amerikano Jugor U–20, dhe ne Kupen se Botes U–20 qe u mbajt ne atdheun e tij ne Kolumbi.

Rodríguez shenoi dy Gola dhe dhuroi tre assista ne 2011 Toulon Tournament. Kjo gje e udhehoqi ate te shpallej si lojtari me i mire i turnamentit, me Kolumbine qe fitoi trofeun duke mposhtur ne finale Francen nga gjuajtjet e penalltive. Rodríguez shenoi nje nga penalltite duke ndihmuar Kolumbine per te fituar trofeun.

Gjate Kampionatit Amerikano Jugor U–20, ai dhuroi tre assista pergjate turnamentit. Gjate Kupes se Botes U–20, ai shenoi tre Gola dhe dhuroi tre assista duke marre vemendje nderkombetare si talent dhe udheheqes gjate kohes se tij te Porto, duke u bere qe ai te konsiderohej nje lojtar kyç edhe ne kombetaren kryesore. Pavaresisht se Kolumbia u eleminua ne çerek–finale kunder Meksikes, Rodríguez terhoqi vemendjen e shume klubeve te medha evropiane, dhe mori levdata nga trajneri legjendar i Manchester United, Alex Ferguson.



                                     

2.2. Kombetarja Kualifikueset e Kupes se Botes 2014 dhe ndeshjet miqesore

Me 29 shtator, Rodríguez mori thirrjen e pare ne kombetaren te rriturve, per nje ndeshje kunder Bolivise e planifikuar per tu luajtur me 11 tetor 2011. Ai u zgjodh lojtari i ndeshjes, duke bere nje paraqitje mbreselenese duke marre pjese ne aksionin e Golit te shenuar nga shoku i tij te Porto, Radamel Falcao, duke kontribuar ne fitoren 2–1. Nen drejtimin e trajnerit te ri José Pékerman, ai luajti nje pjese vendimtare ne fitoren 2–0 kunder Meksikes, duke assituar te dy Golat. Ai shenoi Golin e pare me kombetaren kunder Peruse. Kolumbia arriti te fitoje ndeshje ku kaluar nga vendi i gjashte ne te pestin ne renditjen e kualifikueseve.

Ne nje ndeshje kualifikuese te Kupes se Botes 2014 kunder Uruguajit, Rodríguez assistoi dy Gola, per ta bere rezultatin nga 1–0, ne 3–0, me ndeshjen qe ne fund u mbyll me fitoren 4–0. Rodríguez shenoi nje Gol mahnites me nje goditje denimi nga 30 metra ne nje ndeshje kunder Kilit, duke kontribuar ne fitoren 3–1, gje qe e çoi Kolumbine ne vendin e dyte ne grup, shume afer kualifikimit per ne finalet e turnamentit. Ne ndeshjen kunder Paraguajit, Rodriguez nisi te dy aksionet e Golave, me ndeshjen qe ne fund u mbyll me rezultatin 2–0. Ne ndeshjen e fundit miqesore te Kolumbise per vitin 2011, Rodríguez assistoi Golin e vetem te Kolumbise ne barazimin 1–1 kunder Brazilit, vendit mikprites te Kupes se Botes.

Rodríguez luajti ndeshjen e pare per vitin 2013 kunder Bolivise, ne nje ndeshje te vlefshme per kualifikueset ne zonen CONMEBOL, ku Rodríguez u shpall lojtari i ndeshjes per performancen e tij. Ai kontriboi ne ndeshje duke ndihmuar ne shenimin e Golit te dyte me nje goditje denimi. Kolumbia fitoi ndeshjen me rezultatin 5–0.

Duke luajtur ne nje ndeshje kunder kryesueve te Amerikes se Jugut, Argjentines, Rodríguez pesoi nje demtim ne minuten e 30, duke u detyruar te zevendesohej. Pavaresisht se demtimi nuk ishte shume serioz, Rodríguez ishte i detyruar per te humbur ndeshjen kunder Peruse disa dite me vone. James beri nje rikthim te mire duke shenoi Golin e vetem te fitores 1–0 kunder Ekuadorit gjate ndeshjes se 15 kualifikuese. Ne nje ndeshje te veshtire kunder Kilit, Rodríguez fitoi dy penallti qe u shenuan nga Kolumbia per te barazuar rezultatin nga 1–3 ne 3–3. Ky barazim i lejoi Kolumbise per tu kualifikuar per ne finalet e nje Kupe Bote per here te pare pas 16 vitesh. Disa dite me vone, Rodríguez dhuroi assistin e Golit te pare me nje goditje denimi ne fitoren 2–1 kunder Paraguajit ne ndeshjen e fundit kualifikuese.

Rodríguez vazhdoi formen e tij te mire te lojes duke assistuar Golin e pare dhe duke nisur aksionin e Golit te dyte te fitores 2–0 kunder Belgjikes. Ai u zgjodh lojtari i ndeshjes. Rodríguez u vleresua serisht si lojtari i ndeshjes ne barazimin 0–0 kunder Hollandes. Rodríguez e nisi si titullar ndeshjen e Kolumbise per vitn 2014, duke shenuar nje penallti ne barazimin 1–1 kunder Tunizise. Ne ndeshjen e fundit miqesore perpara fillimit te Kupes se Botes 2014, Rodríguez shenoi nje tjeter penallti, kete here ne fitoren 3–0 kunder Jordanise.

                                     

2.3. Kombetarja Kupa e Botes 2014

Me 2 qershor 2014, Rodríguez ishte ne listen e 23 lojtareve te thirrur per te luajtur ne Kupen e Botes 2014 dhe i ishte caktuar numrin 10. Ne ndeshjen e hapjes se skuadres, James nisi aksionet e dy Golave te pare perpara se te shenonte te tretin me nje goditje te ulet qe perfundoi ne cepin e portes kundershtare, duke ndihmuar Kolumbine per te nisur aventuren ne Brazil me nje fitore 3–0 kunder Greqise, dhe gjithashtu duke u shpallur lojtari i ndeshjes nga FIFA. Ne ndeshjen e dyte te grupit, Rodríguez vazhdoi formen e tij te mire duke shenuar Golin e dyte ne turnament me nje goditje me koke dhe gjithashtu duke assistuar Golin e dyte te shenuar nga Juan Fernando Quintero, duke ndihmuar Kolumbine per te mpostur 2–1 Bregun e Fildishte; ai serisht u zgjodh lojtari i ndeshjes. Ne ndeshjen e trete dhe te fundit ne fazen e grupeve kunder Japonise, Rodríguez hyri ne fillim te pjeses se dyte si zevendesues dhe assistoi dy Golat e Jackson Martínez perpara se te shenonte Golin e fundit ne fitoren 4–1. Ne fund te fazes se grupeve, Rodríguez ishte renditur si lojtari me performancen ne turnament nga FIFA.

Me 28 qershor, James shenoi te dy Golat ne fitoren 2–0 kunder Uruguajit ne Estádio do Maracanã ndeshjen e raundit te 16, duke e derguar Kolumbine ne çerek–finale per here te pare ne historine e tyre. Keto Gola e bene gjithashtu lojtarin e pare qe shenon Gol ne te gjitha ndeshjet e kombetares ne turnament pas Ronaldos dhe Rivaldos ne Kupen e Botes 2002. Goli i tij i pare ne ndeshje me nje gjuajtje vollej u pershkrua si "nje nga Golat me te bukur qe Kupa e Botes ka pare" nga trajneri kundershtar Óscar Tabárez, i cili gjithashtu e cilesoi ate si "lojtarin me te mire ne Kupen e Botes. Per performancen e tij kunder uruguajianeve, Rodríguez u shpall nga FIFA si lojtari i ndeshjes per here te trete ne kater ndeshje. Goli i tij gjithashtu do te vlersohej si Goli i turnamentit nga me shume se 4 milion njerez ne faqen zyrtare te FIFA-s ne internet. Gjithashtu ky Gol u nominua edhe per Çmimin FIFA Puskás si Goli me i bukur i vitit.

Ne ndeshjen çerek–finale kunder Brazilit, ai shenoi Golin e gjashte ne turnament, me penallti ne humbjen 2–1 kunde vendasve. Nje Rodríguez i perlotur u ngushellua nga David Luiz pas mbarimit te ndeshjes, me Rodríguez i cili deklaroi: "Ai David me tha se une isha nje lojtar i mire. E verteta eshte se kur kisha gjithe ato superyje qe po me perfaqonin me bene mua te lumtur. Ne duhet te ngrejme kokat tona dhe duhet te falenderojme Kolumbine per mbeshtetjen e tyre. Ne jemi te merzitur sepse donim te vazhdonim dhe te vendosnim rekorde te reja. Ne dhame gjithçka per te shkuar ne gjysem–finale, por ne duhet te jemi krenar sepse ne luajtem mire. Une po qaj sepse ne dhame gjithçka. Ne jemi te merzitur por duhet te jemi krenar pasi lame lekuren tone ketu.".

Rodríguez u duartrokit ne kembe nga tifozet vendas, duke e mbyllur fushaten e tij ne Kupen e Botes me gjashte Gola dhe dy assista ne pese ndeshje. Me 11 korrik, ai ishte ne listen e 11 kandidateve per te fituar çmimin Topin e Arte si lojtari me i mire i turnamentit. Ai me pas fitoi Kepucen e Arte si golashenuesi me i mire i turnamentit paravesisht eleminimit ne çerek–finale. Per performancat e tij, ai ishte ne formacionin me te mire te Kupes se Botes dhe gjithashtu ne formacionin me te mire te zgjedhur nga Castrol. Fituesi i Topit te Arte u shpall Lionel Messi, e cila nuk u prit mire nga legjenda argjentinase Diego Maradona i cili tha se Rodríguez duhej te ishte shpallur fituesi.

                                     

3. Stili i lojes

I konsideruar gjeresisht te jete nder perspektivat me te mira ne bote, Rodríguez mund te luaj ne disa pozicione rreth mesfushes, duke luajtur si organizator, si anesor, dhe mesfushor qendror si me kombetaren ashtu edhe me klubet. Gjate nje interviste, ai shpejgoi se pozicioni i tij i preferuar eshte mesfushor sulmues, pozicion ku ai ndihet me komod. Shfaqja e Rodríguez gjate kohes se tij ne Argjentine beri qe ai te krahasohej me futbollistin e famshem kolumbian Carlos Valderrama; Vete Carlos Valderrama e ka cilesuar ate si "pasardhesin" e tij.

James ka shfaqur aftesi ne dribimet dhe stilin e lojes. Aftesite e tij te shenimit ishin nje permbledhje ne Kupen e Botes 2014, ku ai arriti te fitoje Kepucen e Arte si golashenuesi me i mire i turnamentit paravesisht eleminimit ne çerek–finale.

                                     

4. Sponzorizimi

Gjate diteve te tij te hershme ne Ameriken e Jugut, Rodríguez u afrua nga skauti Claus Peter Meyer i kompanise Adidas. Ai eshte paraqitur here pas here ne reklamat e ndryshme te Adidas, si edhe ne reklamat e pijeve kolumbiane, "Pony Malte"; Pije Nestle, "Milo"; dhe ne marken e shampos "Clear". Pas Kupes se Botes 2014, ku ai arriti te fitoje Kepucen e Arte si golashenuesi me i mire i turnamentit me gjashte Gola, Adidas mori avantazhin e rritjes se ekspozimit Rodriguez duke e leshuar ate me Kepucen e Arte per te festuar arritjen e tij.

                                     

5. Jeta personale

Rodríguez eshte martuar me Daniela Ospinen, motren e portierit David Ospina, qe nga viti 2011, dhe kane nje vajze me emrin Salome, lindur me 29 maj 2013. Rodríguez eshte nje i Krishter.

                                     

6. Statistikat

Klubet

Redaktuar me 26 nentor 2014

1 Perfshire Supercopa de España, UEFA Super Kupen dhe FIFA Kupen e Botes per Klubeve.

Golat me kombetaren

Lista e golave dhe rezultateve me kombetaren kolumbiane.
                                     

7. Trofe

Klubet

Envigado
  • Categoría Primera B: 2007

Banfield

  • Primera División Argentina: Apertura 2009

Porto

  • UEFA Europa League: 2010–11
  • Supertaça Cândido de Oliveira 3: 2010, 2011, 2012
  • Taça de Portugal: 2010–11
  • Primeira Liga 3: 2010–11, 2011–12, 2012–13
Real Madrid
  • UEFA Super Cup: 2014

Personale

  • Kepuca e Arte e Kupes se Botes: 2014
  • FIFA Kupa e Botes Skuadra me e Mire: 2014
  • FIFA World Cup Skuadra e endrrave: 2014
  • Lojtari me ri qe ka shenuar Gol ne Argentine Primera Division 17 vjeç
  • Kupa e Botes 2014 Goli i turnamentit: 1–0 2–0 vs. Uruguaji
  • SJPF Lojtari i Maujit 2: gusht 2012, shtator 2012
  • Topi i Arte Portugez: 2012
  • O Jogo Skuadra e Vitit 2: 2012, 2013
  • UNFP Ligue 1 XI: 2013–14
  • Record Skuadra e Vitit 2: 2012,
  • Assistuesi me i mire ne Ligue 1: 2013–14
  • Lojtari me i mire i Toulon Tournament: 2011
  • AS Monaco Lojtari i Vitit: 2013–14
  • LPFP Primeira Liga Zbulimi i Vitit 1: 2011–12
  • Argentine Primera Division Lojtari Ri i Vitit: 2009