Back

ⓘ Aco Stojkov




Aco Stojkov
                                     

ⓘ Aco Stojkov

Aco Stojkov eshte nje futbolliste maqedonas i cili luan me klubin shqiptar Skenderbeu Korçe ne Kategorine Superiore dhe me kombetaren maqedonase si sulmues.

                                     

1. Karriera me klube

Stojkov me pare ka luajtur me shokun e kombetares se tij Goran Pandev te F.C. Internazionale Milano Primavera gjate sezonit 2001–02 ku fitoi titullin te rinjeve. Ai me pas u huazua ne skuadra te niveleve te ulta ne Itali per te marre me shume eksperience por deshtoi te impresionoje Interin qe e largoi pasi kontrata skadoi. Qe nga ajo kohe ai ka luajtur ne Poloni, Belgjike, Serbi, Hungari, Zvicer, Iran dhe Shqiperi. Ai u bashkua me Partizanin Beogradit ne veren e vitit 2006 duke luajtur me ta ne pjesen e pare te sezonit 2006–07. Pavaresisht se nuk luajti asnje ndeshje ne lige, ai luajti nje ndeshje ne Kupen Serbe.

                                     

1.1. Karriera me klube Skenderbeu

Me 12 janar 2015, Stojkov u transferua te klubi shqiptar Skenderbeu duke firmosur nje kontrate nje vjeçare. Ai mori fanellen me numrin 77 dhe deklaroi se arsyeja pse firmosi me Skenderbeun ishte per shkak se klubi ishte "kampion i Shqiperise, ishte i "organizuar" dhe "i mire".

Stojkov beri debutimin e tij me klubin me 31 janar 2015 duke luajtur ne nente minutat e fundit si zevendesuesi i Dhiego Martinsit ne barazimin pa gola kunder Laçit ne shtepi. Dy jave me vone ai zhvilloi ndeshjen e pare si titullar duke luajtur 75 minuta ne fitoren 1–0 kunder Apolonise, ku ishte ai qe shenoi golin e fitores ne minuten e 27te me nje gjuajtje brenda zones. Sulmuesi lavderoi mesfushorin Gerhard Progni qe dhuroi asistin e golit, duke thene se ishte merite e tij.

Me 8 mars, ai u tregua serisht vendimtar per skuadren duke shenuar golin e vetem te fitores 0–1 kunder Flamurtarit; maqedonasi realizoi ne minuten e 51te duke mposhtur portierin Klodian Xhelilaj me nje parabel. Kjo ishte fitorja e pare e Skenderbeut ne Vlore pas 39 vitesh. Nje muaj me vone, ne ndeshjen e rendesishme kunder Partizanit, nje prej rivaleve per titull, Stojkov e nisi si titullar dhe shenoi golin e katert te skuadres ne fitoren 5–2 ne shtepi.

Stojkov e mbylli sezonin me 13 paraqitje ne Kategorine Superiore dhe me tre gola, me Skenderbeun e cila u kurorezua kampione per te pesten here rresht, duke vendosur nje rekord ne futbollin shqiptar. Ai gjithashtu zhvilloi edhe kater paraqitje ne Kupen e Shqiperise, duke mos shenuar gol, me Skenderbeun qe u eleminua ne gjysme-finale. Pas mbarimit te sezonit, ai dhe drejtuesit e klubit prishen kontraten.