Back

ⓘ Klori




Klori
                                     

ⓘ Klori

Klori eshte element kimik i cili sebashku me Jodin, Bromin, Astasin dhe Flourin bejne pjese ne grupin e 17-te sistemit periodik duke u identifikuar edhe si substanca halogjene qe do te thote kripeformues. Klori ne nivelin e jashtem energjetik ka 7 elektrone te cilat paraqesin edhe valencen e tij. Klori formon jone negative kur bashkohet me atomet e elementeve te tjera dhe arrine konfiguracionin stabil sikurse te gazrave fisnike me elektrone ne nivelin e jashtem energjetik. Klori si element halogjen me metale formon konponime jonike, ndersa me jometale formon konponime me lidhje kovalente. Klori ne temperature te zakonshme gjindet si element dy atomik Cl2.

                                     

1. Historia

Klorin e zbuloi kimisti suedez Karl Vilhelm Shele Karl Wilhem Scheele me 1774 me ngrohjen e acidit klorhidrik HCl me dioksidin e manganit. Emri klor rrjedh nga fjala grek. kloros qe do te thote sq. ngjyre e gjelber. Ai e quajti ate "ajer i acidit muriatik te pasi eshte nje gaz dhe vinte nga acidi klorhidrik i njohur atehere si "acidi muriatik". Rreth vitit 1630, klori u njoh si gaz nga kimisti dhe fizikanti Jan Baptist van Helmont.

                                     

2. Perhapja ne natyre

Klori eshte element halogjen kripeformues me i perhapuri ne koren e Tokes. Meqenese klori eshte shume aktiv ai nuk mund te gjindet ne natyre si substance elementare por vetem si komponim. Ai gjithashtu gjindet edhe ne disa liqene te njelmeta duke ndihmuar ne formimin e kripes se kuzhines ne reaksion me natriumin Na, sipas reaksionit kimik Na + Cl → NaCl. Ai gjendet edhe ne frome te mineraleve te halit ose te kripes se gurit siç jane: NaCl, silvin, KCl, silvinit NaCl, KCl, karnalit, MgCl2 pastaj 6H2O etj.

                                     

3. Menyrat e Perfitimit

Klori perfitohet ne dy menyra ne laborator dhe ne industri. Klori perfitohet edhe me oksidimin e acidit klorhidrik HCl, me dioksidin e manganit MnO2, permanganatin e kaliumit KMnO4, me dikromat kaliumit K2Cr2O7 etj. Ne laborator klori perfitohet sipas reaksionit: 4HCl + MnO2 → MnCl2 + Cl2 + 2H2O Nga ana tjeter me elektrolizen e tretesires se klorurit te natriumit, NaCl, ku perftohen tri produkte kryesore: hidrogjeni, H2 qe reduktohet ne katod -, klori, Cl2 qe oksidohet ne anode +, ndersa hidroksidi i natriumit NaOH mbetet ne tretesire. Klori ne industri perfitohet sipas reaksionit kimik: 2NaCl + 2H20 → 2NaOH + Cl2 + h2o

                                     

4. Vetite fizike

Klori ne kushte te zakonshme eshte substance me ngjyre te verdhe ne te gjelber ai eshte 2.5 here me i rende sesa ajri, ka ere dherese ngulfatese dhe eshte shume helmues. Tretet mire ne uje dhe formon tretesiren ujore te klorit qe quhet "uje klori".

                                     

5. Vetite kimike

Klori eshte element shume reaktiv ai bashkevepron me metale, gjysmemetale, jometale. Klori me oksigjenin O formon disa lloje oksidesh siç jane: me valence ose numer oksidues +1, +3, +5, +7. Klori bashkevepron drejteperdrejte me metale dhe formon kloruret perkatese si p.sh. kloruri i natriumit KCl, kloruri i magnezit MgCl2, kloruri i aluminit AlCl3 etj. Klori bashkevepron edhe me baza, por produktet e reaktanteve varen kryekeput nga kushtet ne te cilat zhvillohet reaksioni qofshin ato natyrore apo artificiale. Ne te ftohte klori bashkevepron me hidroksidin e natriumit NaOH duke perfituar hipokloritin e natriumit sipas reaksionit: 2NaOH + Cl2 → NaCl + NaOCl + H2

                                     

6. Perdorimi

Klori gjen zbatim ne shume fusha, Klori Cl gjithashtu perdoret edhe per dezinfektimin e ujit mirepo vetem kur bashkevepron me oksigjenin O sepse i vetem ne uje ka veti helmuese. Klori gjithashtu perdoret edhe ne industri si ne ate te tekstilit per zbardhjen e leshit, pastaj pe perfitimin e lendeve plastike, te pesticideve, te letres, te helmeve kimike, p.sh klori si helm per here te pare u perdor ne Luften e Pare Boterore nga gjermanet kunder francezeve ne pjesen e frontit Iperi me 22 prill 1915. Ne kete sulm u helmuan afer 15000 ushtare franceze ku si pasoje vdiqen 5000 prej tyre.