Back

ⓘ Ivan Rakitić




Ivan Rakitić
                                     

ⓘ Ivan Rakitić

Ivan Rakitić eshte nje futbollist profesionist kroat i cili luan si mesfushor qendror ose mesfushor sulmues me klubin spanjoll Sevilla.

Rakitić filloi karrieren e tij si profesionist te Baseli dhe shpenzoi dy sezone atje para se te blihej nga Schalke 04. Pas shpenzoi tre sezone e gjysem ne Bundeslige, ai u ble nga Sevilja ne janar 2011. Dy vite me vone, Rakitić u konfirmua si kapiten i skuadres duke e udhehequr ate ne triumfin ne Ligen e Europes. Ne qershor 2014, Barcelona dhe Sevilja arriten nje marreveshje per transferimin e tij ne Camp Nou.

Ne nivelin nderkombetar, Rakitić luan me kombetaren kroate. Pavaresisht se eshte nje produkt i te rinjeve te Zvicres, Rakitić premtoi per te luajtur me vendin e prinderve te tij, Kroacine. Ai beri debutimin e tij me Kroacine ne vitin 2007 dhe qe nga ajo kohe ka perfaqsuar vendin e tij ne UEFA Euro 2008, UEFA Euro 2012 dhe ne Kupen e Botes 2014.

                                     

1. Jeta e hershme

Rakitić ka lindur ne Rheinfelden, nje kanton zviceran i Aargaut nga nje familje kroate. Babai i tij, Luka, dhe familja e tij jane nga Sikirevci, kurse familja e mamase se tij jane boshnjako-kroat nga Žepče. Ai ka nje vella qe quhet Dejan, dhe ka nje tatuazh per te ne doren e majte ku ka shkruar fjalen "Dejan". Rakitić shpenzoi femijerine dhe vitet e hershme ne Zvicer. Babai i tij dhe vellai me i madhe kane qene futbollista. Me kete sfond, nuk ishte ndonje surprize qe Rakitić do te kishte te njejtin interes dhe prirje, pavaresisht se kishte mbaruar studimet e shkolles fillore. Per te bere kete gje, ai filloi te perqendrohet ne karrieren e tij sportive, duke pasur inkurajimin e familjes se tij. Ne moshen 16 vjeçare, ai ishte zbuluar nga vezhguesit evropian te talenteve qe pane potencialin e tij, pavaresisht se ai dhe familja e tij vendosen per te qendruar ne Bazel per ti dhene mundesi atij per te luajtur me shpesh ne ligat e vogla.

                                     

2.1. Karriera me klube Basel

Pasi shpenzoi nje kohe te shkurter te skuadrat te rinjeve, Rakitić beri debutimin e tij me skuadren e pare te Baselit me 29 shtator 2005 gjate nje ndeshje si vizitor ne Kupen UEFA kunder Široki Brijeg. Ai zhvilloi paraqitjen e pare ne Super Ligen Zvicerane me 15 prill 2006 ne nje ndeshje si vizitor kunder Neuchâtel Xamax. Pavaresisht se keto dy ndeshje ishin te vetmet qe zhvilloi gjate sezonit te tij te pare si profesionist me Baselin, ai arriti ta vendose veten e tij si titullar ne sezonin e dyte, duke kontribuar me 11 gola ne 33 ndeshje ne lige. Ai gjithashtu zhvilloi edhe nente paraqitje ne Kupen UEFA ne ate vit, si dhe u shpall lojtari ri me i mire i Super Liges Zvicerane per sezonin 2006–07; perveç kesaj, goli mbreslenes qe shenoi kunder St Gallen me 22 tetor 2006 u shpall "Goli i Vitit".

                                     

2.2. Karriera me klube Schalke 04

Pas nje shfaqje mbreslene si i ri, Rakitić serisht kerkohej nga klube te medha evropiane qe shfaqen interesin per aftesite e tij. Garen per sherbimet e tij e fitoi klubi gjerman Schalke 04, e cila e bleu lojtarin me 22 qershor 2007 per 5 milion €.

Ai beri debutimin e tij me Schalken me 21 korrik 2007 ne ndeshjen e Premiere Ligapokal kunder Karlsruher SC; ai luajti edhe dy ndeshje ne kete kompeticion ku Schalke arriti deri ne finale. Me 5 gusht 2007, Rakitić shenoi golin e pare kompetitiv me klubin e tij te ri ne fitoren e tyre 9–0 si vizitor kunder Eintracht Trier ne raundin e pare te Kupes Gjermane.

Me 10 gusht 2007, sezoni ri Bundesliges filloi me nje perlasje midis kampioneve te Stuttgartit dhe Schalkes. Rakitić hyri ne fushe si nje zevendesues ne pjesen e dyte dhe shenoi golin e tij te pare ne Bundeslige pa kaluar shtate minuta loje qe nga aktivizimi, me ndeshjen qe ne fund u mbyll 2–2. Me 15 shtator 2007, ai arriti te krijonte pershtypje serisht duke shenuar golin e vetem te skuadres ne barazimin 1–1 jashte fushe kunder Bayern Munich. Tre dite me vone, Rakitić beri debutimin e tij ne Ligen e Kampioneve ne humbjen 1–0 ne shtepi kunder Valencias. Ai do te zhvillonte gjithsej shtate paraqitje ne ate sezon ne Ligen e Kampioneve, perfshire edhe nje ndeshje mbreslenese ne shtepi si mesfushor sulmues kunder Çelsit ne fazen e grupeve. Ai dhe shoku i tij i skuadres ne ato kohe Mladen Krstajić ishin perjashtuar perkohesisht nga skuadra naten perpara ndeshjes se ardhshme kunder Rosenborgit per shkak se ishin pare duke lene stervitjen dhe se kishin ikur ne nje parti naten vone. Pasi ndihmoi skuadren e tij qe te triumfonte kunder Portos nga gjuajtjet e penalltive per te arritur çerek-finalet per here te pare ne histori, Rakitić humbi te dyja ndeshjet kunder Çelsit per shkak te nje demtimi ne kyçin e kembes qe pesoi ne stervitje. Ai qendroi jashte fushave per nje muaj me Schalken qe u eleminua nga kompeticioni pa te. Menjehere pas rikthimit nga demtimi, Rakitić zbuloi formen e tij me te mire duke shenuar nje gol dhe duke asistuar dy te tjere ne fitoren vendimtare 3–0 kunder Bochum, me Schalken qe siguroi vendin e trete ne renditje duke prere edhe nje bilete per ne Ligen e Kampioneve sezonin e ardhshem. Ai vazhdoi me formen e tij te mire edhe ne ndeshjen e ardhshme kunder Eintracht Frankfurt, duke asistuar golin e Mladen Krstajić qe ishte i vetmi i ndeshjes per ti dhene Schalkes nje pozicion komod. Gjithsej, ai e mbylli sezonin e tij te pare ne Bundeslige me tre gola dhe dhjete asiste ne 29 paraqitje.

Sezoni i ardhshem filloi mire per te pasi ai luajti ne fitoren e Schalkes 3–0 kunder Hannover 96, duke asistuar dy here ne ndeshjen hapese.



                                     

2.3. Karriera me klube Sezoni 2010–11

Me 28 janar 2011, Rakitić firmosi nje kontrate kater vjeçare e gjysem me klubin spanjoll Sevilja per 2.5 milion €. Pas mberritjes se tij, Rakitić menjehere u vendos nje formacionin titullar te skuadres, duke debutuar per klubin me 6 shkurt 2011 kunder Málages. Ne ndeshjen e ardhshme kunder Racing de Santander ai shenoi nje autogol, por arriti te kthehej ne rrugen e duhur dhe te shenonte ne ndeshjen kunder Hércules CF ne raundin tjeter. Per shkak te nje frakture ne kembe, Rakitić humbi kater ndeshjet e fundit te La Ligas. Ai shenoi pese gola ne gjysmen e dyte te sezonit te tij te pare me Seviljen, duke qene titullar ne te 13 ndeshjet qe zhvilloi perpara se te demtohej.

                                     

2.4. Karriera me klube Sezoni 2011–12

Gjate sezonit 2011–12, ai vazhdoi te ishte titullar i rregullt i skuadres dhe nje nga lojtaret me vendimtar te Seviljes. Per shkak te ndryshimeve manaxheriale dhe taktikave te reja te vendosura nga trajneri ri Marcelino, i cili me vone u zevendesua nga Míchel, atij ju dha nje rol ri ne fushe ndryshe nga ai i sezonit te kaluar, ku ai perdorej si mesfushor sulmues nen drejtimin e trajnerit Gregorio Manzano. Gjate rrjedhes se sezonit ai u vendos kryesisht si nje mesfushor mbrojtes. Deri ne fund te sezonit ai zhvilloi gjithsej 39 paraqitje, duke dhuruar gjashte asiste, dhe duke shenuar nje gol ne Kupen e Spanjes. Kjo gje do te thoshte se ai e kishte mbyllur sezonin ne La Liga pa shenuar nje gol te vetem.

                                     

2.5. Karriera me klube Sezoni 2012–13

Rakitić e nisi sezonin 2012–13 duke dhuruar nje asist ne ndeshjen hapese kunder Getafes. Me 12 shtator, ai dhuroi nje asist per gjermanin Piotr Trochowski ne fitoren 1–0 ne shtepi kunder Real Madridit. Ai shenoi golin e pare te sezonit ne ndeshjen e javes se peste kunder Deportivo de La Coruña. Rakitić shenoi dy gola brenda 20 minutash ne derbin e Seviljes kunder rivaleve te qytetit Real Betis. Keto ishin golat e tij te pare ne derbi, me Seviljen qe festoi fitoren 5–1. Gjate ndeshjes kunder Real Sociedadit, Rakitić shenoi edhe dy gola te tjere, megjithate, goli i dyte ishte autogol ne porten e tij duke i hequr mundesine skuadres per te fituar pasi ndeshja u mbyll 1–1. Deri ne fund te sezonit, ai zhvilloi gjithsej 42 paraqitje, duke shenuar gjithashtu edhe dymbedhjete gola, ku tre prej tyre ishin ne kupe. Ai e mbylli sezonin me dhjete asiste ne lige. Statistikat tregonin se Rakitić kishte krijuar gjithsej 100 mundesi per gol dhe ishte renditur i kateri ne Evrope ne numrin e rasteve te krijuara.



                                     

2.6. Karriera me klube Sezoni 2013–14

Ne fillim te sezonit 2013–14, trajneri Unai Emery e emeroi Rakitićin si kapitenin e ri te skuadres. Qe nga fillimi i sezonit ai ishte nje nga lojtaret me te dalluar te skuadres ne kampionat, duke shenuar golin e pare dhe asistuar te dytin ne humbjen 3–2 kunder klubit te tij te ardhshem Barcelones me 14 shtator. Ne ndeshjet e fundit te muajit shtator ai shenoi dy gola ne fitoren 4–1 kunder Rayo Vallecanos dhe assistoi golin e vetem ne barazimin 1–1 kunder Real Sociedadit. Ne tre ndeshjet e fundit te muajit tetor, Rakitić shenoi nje gol ne fitoren 2–0 ne shtepi kunder Freiburgut, nje tjeter ne fitoren 2–1 kunder Almerías dhe dy gola te tjere ne humbjen 3–7 kunder Real Madridit. Ne ndeshjen e trete dhe te katert te nentorit ai kontriboi me nje assist ne fitoren 1–3 jashte fushe kunder Espanyolit, dhe dy te tjere ne suksesin 4–0 kunder Betisit. Ne ndeshjen e fundit te dhjetorit, dhe pjeses se pare te sezonit, ai assistoi ne fitoren 1–2 jashte fushe kunder Villarealit, duke ndihmuar Seviljen te renditet ne dhjete pozicionet e para, gjithashtu duke terhequr vemendjen e klubeve nderkombetare. Ne ndeshjen e pare per vitin 2014, ai shenoi ne fitoren 3–0 kunder Getafes. Gjate muajit te pare te vitit te ri ai shenoi edhe dy gola te tjere ne lige, kunder Atlético Madridit dhe Levantes, gjithashtu duke humbur edhe nje penallti ne ndeshjen e dyte. Keto performanca i dhane çmimin La Liga Lojtari i Muajit.

Forma e tij pozitive gjate sezonit u karakterizua nga nje varg asistimesh dhe golash nga shkurti ne maj, perfshire dy asistat ne barazimin 2–2 si vizitor kunder NK Maribor ne Ligen e Evropes, asistimi ne fitoren 2–1 kunder Real Madridit dhe goli ne fitoren 4–1 ne shtepi kunder Portos. Ai assistoi ne ndeshjen e pare gjysem-finale te Liges se Evropes kunder Valencias, duke kontribuar ne fitoren 2–0, qe i dhuroi kualifikimin Seviljes ne finale me rezultatin e pergjithshem 3–3. Ne finale, ai u shpall lojtari i ndeshjes me Seviljen qe mposhti Benficen 4–2 nga gjuajtjet e penalltive ne Juventus Stadium, ne Torino te Italise. Ai ishte kapiteni i pare qe udhehiqte skuadren drejt nje triumfi ne Ligen e Europes dhe kapteni i pare qe shpallej lojtari i ndeshjes. Rakitić u emerua ne skuaden e sezonit te kompeticionit, si dhe u zgjodh ne formacionin e sezonit ne La Liga nga Shoqata e Liges Kombetare Spanjolle. Ai e mbylli sezonin me 15 gola dhe 17 assista. Ne ceremonine e ndarjeve te çmimeve, Rakitić fitoi çmimin "Fair Play" dhe u emerua per çmimin e mesfushorit me te mire, qe u fitua nga Andrés Iniesta.

                                     

2.7. Karriera me klube Barcelona

Me 16 qershor 2014, FC Barcelona firmosi me Rakitićin nje kontrate pese vjeçare qe do te hynte ne fuqi nga 1 korriku. Pas mberritjes, atij ju dha numri 4. Ai beri debutimin e tij me skuadren ne ndeshjen parasezonale kunder OGC Nice, e luajtur me 2 gusht, ku ai hyri si zevendesues ne pjesen e dyte ne vend te mesfushorit Sergi Roberto. Gjate ndeshjes para-sezonale kunder HJK Helsinki, Rakitić dhuroi asistet e pare per ekipin, duke asistuar dy golane fitoren 6–0. Debutimi i tij zyrtar me Barcelonen erdhi me 24 gusht, ne ndeshjen hapese te sezonit te ri te La Ligas kunder Elches. Pak perpara mbylljes se pjeses se pare, Rakitić dhuroi nje top te gjate te Munir El Haddadi, i cili e kontrolloi mire dhe me pas shenoi.

Rakitić shenoi golin e pare me klubin me 21 shtator 2014 me nje goditje nga jashte zone ne suksesin 4–0 kunder Levantes. Ne ndeshjen e rradhes kunder Granades, Rakitić shenoi me koke pas krosimit te Messit per golin e dyte te sezonit, me Barcelonen qe fitoi me rezultatin 6–0.

Me 18 mars 2015, Rakitić shenoi golin e tij te pare ne Ligen e Kampioneve ne fitoren 1–0 kunder kampioneve anglez te Manchester Cityt ne ndeshjen e kthimit te raundit te 16tave ne Camp Nou. Me 6 qershor 2015, Rakitić shenoi golin e pare ne suksesin 3–1 kunder kampioneve anglez te Juventusit ne finalen e Liges se Kampioneve.

                                     

3. Karriera nderkombetare

Eksperienca e pare e tij ne nivel nderkombetare erdhi ne nivelet te rinjeve, ku ai luajti me Zvicren nen-17, -19 dhe -21, por me vone vendosi qe te pranonte thirrjen nga Slaven Bilić dhe te luante me kombetaren e pare te Kroacise. Ai beri debutimin e tij te plote nderkombetar me Kroacine me 8 shtator 2007 ne ndeshjen kualifikuese te Euro 2008 kunder Estonise ne Zagreb, duke u vleresuar shume nga tifozet kur hyri ne fushe si zevendesues. Ne ndeshjen e rradhes kualifikuese, nje fitore 6–0 jashte fushe kunder Andorres me 12 shtator 2007, ai shenoi golin e pare per Kroacine ne paraqitjen e tij te dyte me te. Ai e perfundoi vitin e pare me pese paraqitje ne skuadren e pare, ku kater prej tyre ishin ne fushaten kualifikuese te suksesshme te Euro 2008.

                                     

3.1. Karriera nderkombetare Euro 2008

Heret ne maj 2008, Rakitić ju bashkua skuadres se Kroacise per finalet e Euro 2008 ne Austri dhe Zvicer, ku ai ishte lojtari i dyte me i ri. Ai zhvilloi paraqitjen e pare ne turnament si titullar kunder Gjermanise, duke bere nje gjuajtje te fuqishme qe u ndal ne shtylle duke i lejuar shokut te skuadres Ivica Olić te shenonte golin e fitores 2–1. Ai krijoi nje treshe te shquar ne mesfushen kroate sebashku me Luka Modrić dhe Niko Kranjčar. Edhe pse luajti ndeshje te forte ne ndeshjen çerek-finale kunder Turise, ai ishte nje nga tre lojtaret qe humben penalltine ne gjuajtjet e penalltive, duke udhehequr Turqine drejt fitores.

Rakitić vazhdoi te paraqitej rregullisht me kombetaren ne fushaten e tyre te pasuksesshme ne kualifikueset e Kupes se Botes 2010, duke zhvilluar dhjete paraqitje dhe duke shenuar tre gola. Me 15 tetor 2008, ai shenoi nje dygolesh ne fitoren 4–0 ne shtepi kunder Andorres. Me 5 shtator 2009, ai shenoi golin e fitores ne suksesin minimal 1–0 kunder Bjellorusise. Kroacia deshtoi te kualifikohej per ne finalet e turnamentit pasi e mbylli grupin ne vendin e trete.



                                     

3.2. Karriera nderkombetare Euro 2012

Pasi u paraqit ne te gjitha ndeshjet kualifikuese te Euro 2012, ai ishte pjese e skuadres se Kroacise per finalet e Euro 2008 ne Poloni dhe Ukraine. Kroacia ishte shortuar ne Grupin D sebashku me Spanjen, Italine dhe Irlanden. Rakitić luajti si titullar ne te tre ndeshjet e Kroacise ne fazen e grupeve kunder Irlandes, Italise dhe Spanjen. Pas dy ndeshjeve te para, Kroacia kishte kater pike dhe duhej te perballeshe me mbajtesit e trofeut Spanjen ne Gdansk. Me ndeshjen qe ishte ende ne barazim pa gola pasi kishte kaluar nje ore loje, Rakitić humbi nje pas te paster kunder portierit Iker Casillas qe priti gjuajtjen e tij me koke benda zones se penalltise pas pasimit gjenial te Luka Modrićit. Kjo humbje rezultoi fatale, pasi Jesus Navas shenoi golin e fitores ne minuten e 88te duke eleminuar Kroacine nga grupi. Pavaresisht se humbi rastin me te rendesishem te ndeshjes, Rakitić ishte lojtari me aktiv i skuadres me 53 prekje te topit dhe krosuesi me i shpeshte me gjashte krosime dhe gjuajtesi me i mire me dy.

                                     

3.3. Karriera nderkombetare Kupa e Botes 2014

Ne fushaten kualifikuese te Kupes se Botes 2014, me 12 tetor 2012, ai shenoi nje gol me goditje denimi kunder Maqedonise ne Philip II Arena, duke i siguruar Kroacise nje fitore 2–1. Ne fund, pas play-offit, skuadra u kualifikua per ne Kupen e Botes 2014. Ata hyre ne Grupin A sebashku me Brazilin, Meksiken dhe Kamerunin. Kroacia luajti ndeshjen e pare te grupit kunder vendit organizator Brazilit, ku ata humben me rezultatin 3–1. Ne ndeshjen e dyte Kroacia mposhti 0–4 Kamerunin, por nuk e kaloi dot grupin pasi u mposht ne ndeshjen e trete nga Meksika me rezultatin 3–1, me Rakitićin qe dhuroi assistin e golit te vetem te Kroacise.

                                     

4. Trofe

Klube

Basel
  • Kupa Zvicerane: 2006–07
Sevilja
  • UEFA Liga e Europes: 2013–14
Barcelona
  • La Liga: 2014–15
  • UEFA Liga e Kampioneve: 2014–15
  • Copa del Rey: 2014–15

Individual

  • La Liga Lojtari i Muajit: janar 2014
  • Çmimi BBVA Fair Play: 2013–14
  • Liga e Evropes Skuada e Sezonit: 2013–14
  • Super Liga Zvicerane Lojtari Ri i Vitit: 2006–07
  • La Liga Skuadra e Sezonit: 2013–14
  • Super Liga Zvicerane Goli i Sezonit: 2006–07
  • 2014 Finalja e UEFA Liges se Europes: Lojtari i Ndeshjes