Back

ⓘ Ivan Perišić




Ivan Perišić
                                     

ⓘ Ivan Perišić

Ivan Perišić eshte nje futbollist profesionist kroat i cili luan anesor per klubin gjerman Bayern München ne huazim nga Internazionale dhe me kombetaren kroate.

Nje produkti i akademise se Hajduk Split, Perišić krijoi reputacionin e tij gjate kohes qe luante me belget e Club Brugge, ku ai ishte golashenuesi me i mire Liges Pro Belge dhe ishte emeruar Futbollisti me i mire ne Belgjike ne vitin 2011. Kjo gje i dhuroi nje transferim te Borussia Dortmund, ku fitoi titullin e Bundesliges ne sezonin 2011–12 para se te firmoste me Wolfsburgun per 8 milion € ne janar 2013.

Perišić debutoi me kombetaren kroate ne vitin 2011 dhe qe nga ajo kohe ka luajtur 88 ndeshje dhe ka shenuar 26 gola. Ai ka perfaqsuar kombetaren e tij ne edicionet 2012 dhe 2016 te UEFA Kampionatit Evropian si dhe edicionet 2014 dhe 2018 te FIFA Kupes se Botes, duke arritur finalen ne kete te fundit.

                                     

1.1. Karriera me klube Vitet e para

Ne moshen 17 vjeç, Perišić fitoi nje interesim te madh nga disa klube evropiane, perfshire Anderlechtin, PSV-ne, Ajaxin, Trabzonsporin, Hertha BSC dhe Hamburgerin, perpara se ne fund te firmoste me klubin francez FC Sochaux. Ai kaloi ne France nga Hajduk Split. Ne Split, ai quhej nga disa gazetare si "Asanovići i ri", nje ish mesfushor kroat i famshem i cili gjithashtu kishte luajtur ne France. Nga viti 2007 e deri ne janar 2009, Perišić luajti me skuadren rezerve te Sochaux.

Ne vitin 2009, ai u huazua per nje gjysem sezoni te Roeselare, nje skuader qe luante ne ligen e pare belge. Shpejt pas transferimit, Perišić ishte ne titujt e gazetave, qe e pershkruanin ate si Aljoša Asanovići i ri. Te Roeselare, Perišić arriti te fitoje nje vend ne formacionin e pare dhe menjehere pati ndikim me kater gola dhe dy asiste. Ndeshjedhe golat u rriten deri ne fund te sezonit, duke bere qe ne media te qarkullonin zerat per nje trasferim te mundshem te Anderlechtit.

                                     

1.2. Karriera me klube Club Brugge

Me 29 gusht 2009, klubi belg Club Brugge firmosi me mesfushorin kroat nga Sochaux per 250.000 € ne nje marreveshje tre-vjeçare. Para transferimit te Club Brugge, Perišić ishte i lidhur me nje kalim te klubi gjerman Hertha BSC, me te cilen beri edhe nje prove.

Ne ndeshjen hapese te sezonit, Perišić shenoi golin e pare ne barazimin 1–1 kunder Genk, e cila u pasua nga i dyti ne po kaq ndeshje, ne fitoren 4–1 kunder Westerlo. Me pas gjate sezonit, Perišić shenoi gjashte gola ne njezetetre ndeshje. Ne Ligen e Evropes, Perišić shenoi tre gola ne tre ndeshje rresht ne fazen e grupeve, kurse gjithsej shenoi kater gola. Ne fund te sezonit, ai firmosi nje kontrate te re tre-vjeçare me klubin, gje qe do ta mbante atje deri ne vitin 2015.

Ne sezonin 2010–11, Perišić ishte golashenuesi me i mire i Liges Pro Belge me 22 gola per Club Brugge, duke u zgjedhur edhe si Lojtari i Vitit ne Belgjike.

                                     

1.3. Karriera me klube Borussia Dortmund

Me 23 maj 2011, Borussia Dortmund bleu kartonin e Perišić nga Club Brugge per 5 milion €, me lojtarin i cili firmosi per pese vite.

Perišić beri debutimin e tij me skuadren ne fitoren 3–1 ne shtepi kunder Hamburgut me 5 gusht, duke hyre ne fushen e loje ne vendin e Chris Löwes ne minuten e 76te. Me 13 shtator, ai regjistroi golin e pare me Dortmundin ne ndeshjen e fazes se grupeve te Liges se Kampioneve, duke i dhene ekipit barazimin me nje gjuajtje vollej nga 20 metra pasi ishte aktivizuar si zevendesues ne minuten e 69te. Me 14 tetor, ai shenoi golin e pare ne Bundeslige ne fitoren 2–0 kunder Werder Bremenit. Megjithate, minuta me vone, ai u perjashtua pas dy kartoneve te verdhe. Me 21 prill 2012, Perišić shenoi nje nga dy golat e fitores vendimtare 2–0 ndaj Borussia Mönchengladbach qe i siguroi Dortmundit titullin e trete te Bundesliges ne histori dhe te dytin rresht. Ai e mbylli sezonin me 9 gola ne 41 ndeshje ne te gjitha kompeticionet.

Perišić e nisi sezonin e ri duke shenuar nje dygolesh ne humbjen 3–2 kunder Hamburgut me 22 shtator 2012. Megjithate, ai gjeti hapsira te kufizuara ne formacion, duke luajtur me pak. Kjo beri qe ai ti tregonte televizionit kroat Nova-TV se ai nuk e kishte mbeshtetjen e trajnerit Jürgen Klopp, te cilin e akuzoi se favorizonte lojtaret e tjere. Si pergjigje, Klopp kritikoi Perišić duke thene se fjalet e tij ishin femijenore. Ai shtoi gjithashtu se lojtari do te gjobitej per kete gje.



                                     

1.4. Karriera me klube VfL Wolfsburg

Me 6 janar 2013, VfL Wolfsburg konfirmoi se kishte siguruar kartonin e Perišić per 8 milion €. Ai shenoi golin e pare me klubin ne nje ndeshje miqesore kunder Standard Liège me 10 janar. Debutimi i tij zyrtar erdhi me 19 janar kunder VfB Stuttgartit. Ne mars, Perišić pesoi nje demtim ne kemben e tij te majte duke qendruar jashte fushave deri ne fund te muajit prill. Ai u rikthye ne maj duke luajtur ne ndeshjen kunder Hamburgut, ku ai u aktivizua si zevendesues dhe dhuroi nje asist. Me 11 maj, ai u perball kunder ish skuadres se tij Borussia Dortmund duke shenuar dy gola.

Me 3 gusht, ai shenoi golin e pare ne kupe me Wolfsburgun ne fitoren e tyre 3–1 kunder Karlsruher SC. Me 26 tetor, Perišić regjistroi golin e pare ne lige per sezonin 2013–14 ne fitoren 3–0 kunder Werder Bremenit, ku ai gjithashtu dhuroi edhe nje assist. Dopieta e tij e pare me klubin erdhi me 12 prill ne nje fitore 4–1 kunder 1. FC Nürnberg. Perišić e shpenzoi sezonin 2013–14 duke luajtur si sulmues i dyte mbrapa bashkkombasit te tij Ivica Olić, duke regjistruar dhjete gola dhe kater asiste ne kampionat.

                                     

1.5. Karriera me klube Huazimi te Bayern München

Me 13 gusht 2019, Perišić kaloi te Bayern München ne forme huazimi per nje sezon. Klubi kishte te drejten e blerjes perfundimtare te kartonit ne perfundim te sezonit 2019–20. Me 4 korrik 2020, ai asistoi golin e Robert Lewandowskit ne finalen e DFB-Pokal me Bayernin qe mposhti 4–2 Bayer Leverkusen per te arritur dopieten vendore. Me kete sukses, Perišić u be lojtari i katert ne histori qe fiton kupen me tre klube te ndryshme.

                                     

2.1. Karriera nderkombetare Ekipi i te rinjeve

Perišić e ka perfaqsuar Kroacine ne moshat nen-17, -19 dhe -21. Ai gjithashtu mori pjese me kombetaren nen-21 ne kualifikueset e Kampionatit Evropian 2011, duke shenuar edhe dy gola.

                                     

2.2. Karriera nderkombetare UEFA Euro 2012

Me 26 mars 2011, ne moshen 22 vjeç, Perišić beri debutimin e tij me kombetaren e pare kunder Gjeorgjise. Ai ishte pjese e skuadres se Kroacise ne UEFA Euro 2012, duke luajtur si titullar ne dy ndeshjet e para ne grup kunder Irlandes dhe Italise, kurse ne ndeshjen e fundit kunder Spanjes luajti si zevendesues. Kroacia e humbi ndeshjen e trete 1–0 dhe u eliminua nga turnamenti.

                                     

2.3. Karriera nderkombetare Kupa e Botes 2014

Gjate kualifikueset e Kupes se Botes 2014, Perišić zhvilloi 12 paraqitje me Kraocine, dhe shenoi golin e pare nderkombetar ne barazimin 1–1 kunder Belgjikes.

Me 14 maj, Perišić ishte ne listen paraprake prej 30 lojtaret qe do te luanin me Kraocine ne Kupen e Botes 2014. Me 31 maj, ai shenoi dy gola ne fitoren 2–1 kunder Malit ne ndeshjen pergatitore para fillimit te turnamentit. Ai u konfirmua ne listen perfundimtare prej 23 lojtareve qe u publikua me 2 qershor.

Perišić luajti si titullar ne ndeshjen e pare te Kroacise ne fazen e grupeve kunder vendit organizator Brazilit ne Arena Corinthians, São Paulo; ekipi u mposht 3–1 ne nje ndeshje te mbushur me polemika. Ne ndeshjen e dyte, ai shenoi nje nga golat e fitores 4–0 kunder Kamerunit. Me 23 qershor, Perišić serisht golin e vetem te ekipit te tij ne disfaten 3–1 kunder Meksikes; Kroacia u eliminua nga turnamenti pasi mori vetem tre pike ne tre ndeshje ne grupin A. Pavaresisht eleminimit te hershem te Kroacise, Perišić u rendit si performuesi i dyte i mire i turnamentit ne fazen e grupeve nga FIFA.



                                     

3. Trofe

Klubet

Borussia Dortmund
  • DFB-Pokal: 2011–12
  • Bundesliga: 2011–12
VfL Wolfsburg
  • DFB-Pokal: 2014–15

Personale

  • Lojtari i Vitit ne Belgjike: 2011
  • Golashenuesi me i mire Liges Pro Belge: 2010–11