Back

ⓘ Jeison Murillo




Jeison Murillo
                                     

ⓘ Jeison Murillo

Jeison Fabián Murillo Cerón eshte nje futbollist profesionist kolumbian i cili luan si qender mbrojtes per klubin spanjoll Celta ne huazim nga Sampdoria dhe kombetaren kolumbiane.

                                     

1.1. Karriera me klube Vitet e hershme / Granada

Lindur ne Cali, Murillo u ble nga Udinese e Italise pak pasi kishte kaluar ditelindja e tij e 18te, duke u huazuar menjehere te Granada CF si pjese e partneritetit midis dy klubeve. Ai e shpenzoi vitin e pare ne Spanje me rezervat, ne ligat rajonale.

Ne fillim te shkurtit 2012, Murillo u ble perfundimisht nga andaluzianet, por i shpenzoi sezonet e tjera ne huazim po ne Spanje, duke luajtur me Cádiz CF dhe UD Las Palmas. Ai shenoi kater gola ne vitin e tij te pare si profesionist, perfshire nje dygolesh me 9 mars 2013 ne fitoren 3–2 ne transferte kunder UD Almería ne kampionatin Segunda División; ne te dyja rastet, nuk u paraqit ne menyre te suksesshme ne ndeshjet play-off.

Murillo u rikthye te Granada ne veren e vitit 2013, duke debutuar ne La Liga me 18 gusht 2013 ne fitoren 2–1 kunder Osasunes 90 minuta te plota. Ai shenoi golin e pare ne eliten e futbollit spanjoll me 10 janar te vitit tjeter, te parin e fitores 4–0 ne shtepi kunder Real Valladolidit.

                                     

1.2. Karriera me klube Internazionale

Ne shkurt 2015, Murillo u ble nga klubi italian Internazionale dhe firmosi nje kontrate pese-vjeçare. Transferimi u be zyrtar ne korrik dhe kushtoi 2 milion € sebashku me bonuset, me lojtarin qe do te fitonte 1 milion € ne vit.

                                     

1.3. Karriera me klube Valencia

Me 18 gusht 2017, Murillo u rikthye ne Spanje duke u bashkuar me klubin elitar Valencia ne nje huazim dy-vjeçar me detyrim blerje.

Me 20 dhjetor 2018, Murillo u bashkua me Barcelonen ne forme huazimi deri ne fund te sezoni me mundesi blerje per 25 milion €. Paraqitja e tij e pare zyrtare erdhi tre jave me vone ne humbjen 2–1 ndaj Levantes ne ndeshjen e raundit te 16-tave te Copa del Rey; ai luajti 90 minuta si dhe u ndeshkua me karton te verdhe. Ai luajti edhe ne ndeshjen e kthimit ne Camp Nou qe u mbyll me triumfin 3–0 te Barcelones.

                                     

1.4. Karriera me klube Sampdoria

Me 13 korrik 2019, Murillo u transferua ne forme huazimi te Sampdoria per shifren fillestare 2 milion € me detyrim blerje ne fund te sezonit per 13 milion €. Ai firmosi nje kontrate kater-vjeçare me klubin italian.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Murillo beri debutimin e tij me Kolumbine me 10 tetor 2014, duke luajtur 30 minuta ne fitoren 3–0 ne ndeshjen miqesore kunder El Salvadorit. Ai ishte pjese e skuadres qe do te luante ne 2015 Copa América, duke shenuar golin e vetem te ndeshjes se dyte ne fazen e grupeve kunder Brazilit. Ne çerek-finale kunder Argjentines, Murillo zhvilloi nje performance fantastike duke ndihmuar skuadren qe ta mbyllte kohen e rregullt ne barazim pa gola, po ishte nje nga tre lojtaret e Kolumbise qe humben penallti me Argjentinen qe fitoi 5–4. Ai ishte shenoi golin e vetem te Kolumbise ne kete turnament.