Back

ⓘ Afërdita Deva - Zuna




                                     

ⓘ Afërdita Deva - Zuna

Aferdita Deva - Zuna eshte pedagoge universiteti, hulumtuese ne fushen e pedagogjise familjare, autore veprash dhe studimesh pedagogjike, eshte hulumtuesja qe kontriboi me se shumti ne zhvillimin e mendimit shkencor pedagogjik ne Kosove.

                                     

1. Biografia

Prof. Aferdita u lind ne Mitrovice me 1950. Shkollen fillore dhe te mesme gjimnazin i kreu ne Prishtine. Studioi shkencat pedagogjike ne Degen e Pedagogjise te Fakultetit Filozofik te Universitetit te Prishtines. Magjistroi ne Degen e Pedagogjise te Fakultetit Filozofik ne Universitetin e Zagrebit, ndersa doktoroi ne vitin 1997, ne Degen e Pedagogjise te Fakultetit Filozofik te Universitetit te Prishtines, me temen: Faktoret themelore te edukates familjare dhe ndikimi i tyre ne edukimin e femijeve te moshes parashkollore.

                                     

2. Veprimtaria

Pervojen dhe veprimtarine profesionale e nisi ne Gjimnazin e Prishtines, si mesimdhenese e psikologjise, logjikes dhe filozofise. Nga viti 1976/77 u zgjodh asistente per disa lende pedagogjike ne Degen e Pedagogjise te Fakultetit Filozofik te Universitetit te Prishtines. Ne vitin 1981 u autorizua per te mbajtur ligjerata nga lenda: Pedagogji II. Ne vitin 1987 u zgjodh ligjeruese e kesaj lende, pastaj docente, prof. inordinar dhe ne vitin 2004 u zgjodh profesoreshe e rregullt per lendet: Pedagogji II dhe Pedagogji familjare. Me vone u angazhua edhe si mesimdhenese e lendeve: Menaxhimi i klases dhe Shkolla dhe komuniteti. Gjithashtu punon edhe ne Fakultetin e Edukimit, Qendra ne Prishtine dhe ne Gjakove. Nga viti 1997 - 2004 punoi edhe ne Universitetin Shteteror te Tetoves.

Ishte anetare e Kolegjiumit te Studimeve per magjistrature ne Degen e Pedagogjise te Fakultetit Filozofik ne Prishtine dhe sekretare e tij. Ishte kryetare e Deges se Pedagogjise. Pati edhe disa funksione dhe angazhime tjera profesionale. Me qellim te ngritjes profesionale, mori pjese ne shume programe trajnimi dhe qendroi ne Tirane, Shkup, Lubjane, Kallgari, Lefbrixh, Toronto, etj. Prof. Aferdita merret edhe me veprimtari kerkimore-shkencore dhe krahas artikujve dhe studimeve shkencore-profesionale te botuara ne revista te ndryshme, ajo hartoi dhe botoi edhe keto vepra:

                                     

2.1. Veprimtaria Vepra

  • Dhuna ne familje nen thjerren pedagogjike, 2008.
  • Standardet e edukimit dhe arsimit parashkollor, bashkautor, 2006.
  • Kurrikula e edukimit parashkollor ne Kosove, bashkautor, 2006.
  • Parimet e partneritetit shkolle-familje-komunitet, sfide vijanoze, bashkautor, 2009.
  • Edukimi i parashkollorit ne familje, 2003.
                                     

3. Vleresime

"Fale bagazhit intelektual, pervojes si punonjese shkencore dhe perkushtimit, si e mbarova se lexuari, ndjeva obligim intelektual qe te pohoj, pa lekundjen me te vogel, se ky eshte studimi me i plote i autoreve shqiptare, te cilet jane marre me edukimin e femijeve ne familje". Kozma Grillo