Back

ⓘ Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike (UEJL)




                                               

Universiteti i Evropës Juglindore

Ne pranvere te vitit 2000, komisioneri i larte i OSBE-se per pakicat nacionale, z. Max van der Stoel nisi diskutimet per themelimin e nje Universiteti te ri ne Republiken e Maqedonise, duke u perkrahur nga donatore nderkombetare. Pas miratimit te Ligjit per Arsimin e Larte nga Parlamenti i Republikes Maqedonise, i cili lejoi krijimin e universiteteve private me mesim ne gjuhen shqipe, filloi planifikimi i krijimit te Universitetit ne fund te vitit 2000. E tere ndermarrja rreth formimit te Universitetit te Evropes Juglindore u realizua me bashkepunimin e ngushte te bashkesise nderkombetare, ...

                                     

ⓘ Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike (UEJL)

PROGRAMI STUDIMOR

  • Fakulteti i administrates publike mban nje pozicion unik si nje prej fakulteteve te pare te AP, ne Republiken e Maqedonise dhe ne rajon, qe i eshte dedikuar edukimit te nje gjenerate te re te nepunesve publike ne nivel te larte. Studentet tane gjate tri viteve te studimit do te permiresojne aftesite e tyre komunikuese dhe hulumtuese si dhe do te fitojne eksperience ne menaxhim, analize te politikave, ekonomi dhe metoda kuantitative. Te diplomuarit tane jane te pergatitur per te dhene kontributin e tyre ne hartimin e politikave, menaxhimin e burimeve njerezore ne organizata publike, private dhe jofitimprurese.
  • Qe prej themelimit ne 2001, Fakulteti i Administrates Publike ka qene i perfshire ne menyre aktive ne bashkepunimin akademik me universitetet ne Republiken e Maqedonise dhe jashte, si ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Evrope, disa prej tyre jane: Shkolla e administrates publike ENA Paris, Shkolla Spayer Gjermani, Universiteti i Pitsburgut, Universiteti i Indianes dhe Universiteti Appalacian nga SHBA. Bashkepunimi me universitetet tjera perfshin shkembim te stafit mesimdhenes dhe hulumtues, pjesemarrje ne programe kerkimore, organizim te takimeve shkencore dhe profesionale, konferenca, seminare etj.
  • Programet tona nderlidhin teorine me praktiken, qe eshte edhe parakusht per fitimin e shkathtesive, njohurive dhe aftesive te duhura per karriere ne administraten publike. Prandaj, bashkepunimi me institucionet shteterore ne nivel qendror dhe lokal si dhe me sektorin jofitimprures eshte prioritet per ne. Ky bashkepunim ne rend te pare realizohet me punen praktike internship qe mundeson nderlidhje te njohurive te fituara teorike me praktiken.

Perpjekjet tona per permiresimin e programit jane ne perputhje me ndryshimet qe ndodhin ne tregun e punes ne Republiken e Maqedonise dhe ne regjion. Ne vitin akademik 2005-2006 Fakulteti i Administrates Publike organizon programin e ri ne drejtimin pune dhe politike sociale. Nga ky vit akademik studentet mund te regjistrohen ne dy drejtime:

I. Drejtimi i pergjithshem-Administrate Publike dhe II. Pune dhe Politike Sociale.

Programi ri perfshin pese semestra teorike, dhe semestrin e gjashte teoriko-praktik qe u mundeson studenteve qe te bejne pune praktike gjate gjithe semestrit. Ne kete vit akademik fakulteti themeloi qendren per kerkime ne AP dhe do te organizoje programe te ciklit te dyte master. Qendra do te organizoje dhe koordinoje hulumtime shkencore dhe sherbime keshilluese lidhur me çeshtjet e qeverisjes, politikat publike dhe sociale ne te gjitha nivelet, duke siguruar njohuri dhe ekspertize per stafin tone mesimdhenes si dhe per hartuesit e politikave ne nivel lokal dhe nderkombetar.

I. Drejtimi i pergjithshem-Administrate Publike - Planprogrami trevjeçar, II. Pune dhe Politike Sociale - Planprogrami trevjeçar.

Ky planprogram vlen per studente te regjistruar ne vit te pare qe nga viti Akadamik 2005/2006 e kendej