Back

ⓘ Nitrati i natriumit




Nitrati i natriumit
                                     

ⓘ Nitrati i natriumit

Nitrati i natriumit eshte komponim kimik me formule NaNO 3. Kjo kripe nitrate e metalit alkalin njihet edhe si Shalitra e Kilit, qe dallon nga shalitra e zakonshme, Nitrati i Kaliumit. Minerali i tij njihet si nitratina, nitratiti ose nitri.

Formula kimike: NaNO 3 Masa molare: 84.9947 g/mol Duket: Pluhur i bardhe ose kristal pangjyre Shija: Embel Dendesiteti: 2.257 g/cm 3, i ngurte Pika e shkrirjes: 308 °C Pika e vlimit: 380 °C Tretshmeria ne uje: 73 g/100 mL 0 °C 91.2 g/100 mL 25 °C 180 g/100 mL 100 °C

Nitrati i natriumit eshte kipe e ngurte me ngjyre te bardhe dhe eshte shume i tretshem ne uje. Perfitohet lehte nga joni nitrat NO 3 -, qe perdoret ne shume reaksione kimike, i cili eshte prodhuar ne industri per krijimin e fertilizereve, mjeteve piroteknike, bombave tymore, xhamave, mbrojtesve te ushqimit veçanerisht mishit dhe lendeve te ngurta per raketa. Per keto qellime eshte nxjerre kjo kripe.

                                     

1. Historia

Dergimi i pare i shalitres peruviane ne Evrope, kishte mberritur ne Angli mes viteve 1820-1825, menjehere pas pavaresimit te vendit nga Spanja, por skishte bleres, keshtu qe ishte hedhur ne det per tiu shmangur taksave doganore. Me kohe, nxjerrja e shalitres jug-amerikane u be biznes fitimprures me 1859, vetem Anglia kishte marre 47.000 tone. Kili luftonte kunder aleateve te Peruse dhe Bolivise, ne Luften e Pacifikut 1879-1884 dhe mori rezervat me te pasura me shaliter. Me 1919, Ralph Walter Graystone Wyckoff percaktoi strukturen kristalore te ketij minerali duke perdorur Rrezet X.

                                     

2. Perfitimi

Grumbujt me te medhenje te nitratit te tille natyror jane gjetur ne Kili dhe ne Peru, ku kriperat nitrate jane te lidhur me rezervat minerale dhe njihen me emrin mineralet kalishe.

Nitrati i natriumit, ne industri perfitohet duke i shtuar acidit nitrik, karbonat natriumi ose bikarbonat natriumi:

2 HNO 3 + Na 2 CO 3 → 2 NaNO 3 + H 2 O + CO 2 HNO 3 + NaHCO 3 → NaNO 3 + H 2 O + CO 2

ose duke i shtuar hidroksid natriumi reaksioni eshte shume ekzotermik:

HNO 3 + NaOH → NaNO 3 + H 2 O

Ose vetem kur natriumi reagon me acid nitrik:

2 HNO 3 + 2 Na → 2 NaNO 3 + H 2

Reaksioni eshte i rrezikshem.

                                     

3. Perdorimi

Nitrati i natriumit mund te kombinohet me acidin sulfurik dhe acidin nitrik te distiluar. Ne presion te ulet dhe ne temperature te ulet ka zberthim te ulet. 2 mole acid nitrik me 1 mol acid sulfurik japin temperatura shume te larta, zberthim shume te shpejte dhe krijohet nje sulfat neutral i ngurte qe veshtire largohet.

Nitrati i natriumit gjithashtu eshte nje aditiv ushqimi, qe perdoret si mbrojtes dhe rregullues ngjyre te mishi i konzervuar. Nitrati i natriumit duhet te dallohet nga nitriti i natriumit, qe edhe ai eshte aditiv ushqimi.

                                     

4. Problemet shendetesore

Studimet kane treguar nje lidhje mes rritjes se niveleve te nitrateve dhe rritjes se vdekjeve nga semundjet e renda si: semundja e Alzheimerit, semundja e diabetit, kanceri i stomakut dhe semundja e Parkinsonit: me gjase duke ndikuar te nitro-aminat e ADN-se.

                                     

5. Shih edhe

  • Karbonati i natriumit
  • Oksidi i natriumit
  • Bikarbonati i natriumit
  • Hidroksidi i natriumit
  • Natriumi
  • Kloruri i natriumit
  • Peroksidi i natriumit

Ky artikull nga Kimia eshte i cunguar. Ti mund te ndihmosh Wikipedian duke e permiresuar kete artikull.