Back

ⓘ Julia Timoshenko




Julia Timoshenko
                                     

ⓘ Julia Timoshenko

Julia Volodimirivna Timoshenko eshte nje politikane ukrainase.

Ajo eshte liderja e Unionit Pan-Ukrainas "Atdheu". Ajo eshte per integrimin e Ukraines ne Bashkimin Evropian dhe fuqimisht kundershton anetaresimin e Ukraines ne Unionin Doganor Euroaziatik. Ajo mbeshtet anetaresimin e Ukraines ne NATO.

Tymoshenko ishte bashkedrejtuese e Revolucionit te Portokallte dhe eshte gruaja e pare e zgjedhur kryeminstre e Ukraines, pozite qe e mbajti nga 24 Januari deri me 8 shtator 2005, dhe prape nga 18 dhjetori 2007 deri me 4 mars 2010. U rendit e treta nga revista Forbes ne listen e grave me te fuqishme ne bote ne vitin 2005.

Ajo perfundoi e dyta ne balotazh ne zgjedhjet presidenciale ukrainase te vitit 2010 me 3.5 perqind pas, Viktor Janukoviq.

Pas zgjedhjeve presidenciale te vitit 2010, u ngrit nje numer procedimesh penale ndaj saj. Ne vitin 2011, ajo u fajesua per korrupsion dhe keqperdorim te pushtetit, dhe u denua me shtate vjet burg. Nga shumica e qeverive perendimore ky u konsiderua denim politik. Ajo u lirua ne vitin 2014, ne ditet e fundit te revolucionit Euromaidan dhe pastaj u rehabilitua. Ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2014, ajo ka marre 12.8% te votave, duke perfunduar e dyta pas fituesit Petro Poroshenko.