Back

ⓘ João Cancelo




João Cancelo
                                     

ⓘ João Cancelo

João Pedro Cavaco Cancelo eshte nje futbollist profesionist portugez i cili luan per klubin anglez Manchester City dhe kombetaren portugeze. Pozicioni i tij paresor eshte mbrojtes i djathte, por ai mund te luaj edhe si i majte ose si anesor.

                                     

1.1. Karriera me klube Benfica

Lindur ne Barreiro, Qarku Setúbal, Cancelo filloi te luante futboll me klubin lokal Barreirense. Ai u bashkua me te rinjte e Benfices ne vitin 2007 ne moshen 13 vjeç, ku ai luajti si Mbrojtes i djathte dhe i majte.

Me 28 korrik 2012, Cancelo debutoi me ekipin e pare ne nje ndeshje miqesore kunder Gil Vicente ku ai luajti si mbrojtes i djathte per 90 minuta. Pavaresisht se u regjistrua me ekipin B, ai u pa edhe si zevendesuesi i mundshem i uruguajianit Maxi Pereira ne ekipin e pare; deri ne vitin 2013 ai perfaqesoi edhe ekipin te rinjeve, dhe me 18 maj te atij viti shenoi dy gola vendimtar ne fitoren 2–1 kunder Rio Ave qe i dhuroi ekipit kampionatin kombetar.

Cancelo luajti ndeshjen e pare zyrtare me ekipin kryesor te Benfices me 25 janar 2014, duke hyre ne minutat e fundit te nje fitoreje 1–0 ne shtepi kunder Gil Vicente e vlefshme per Taça da Liga, qe me vone u fitua. Paraqitja e tij e pare ne Primeira Liga erdhi me 10 maj pasi klubi kishte siguruar kampionatin, duke luajtur si titullar ne nje humbje 1–2 kunder Portos.

                                     

1.2. Karriera me klube Valencia

Me 20 gusht 2014, Cancelo u bashkua me klubin spanjoll Valencia ne nje huazim nje-vjeçar. Debutimi i tij ne La Liga ndodhi me 25 shtator, ne nje fitore 3–0 kunder Córdobes; ai e perfundoi sezonin e tij te pare me 13 ndeshje ne te gjitha kompedicionet.

Me 25 maj 2015, ai firmosi nje kontrate te perhereshme me klubin deri me 30 qershor 2021. Valencia pagoi 15 milion € per kartonin e tij. Ai shenoi golin e pare me klubin me 16 shtator ne ndeshjen hapese te UEFA Liges se Kampioneve te atij sezoni, ne nje humbje 2–3 ne shtepi kunder Zenit Saint Petersburg. Goli i pare ne La Liga erdhi me 20 prill 2016 ne nje fitore 4–0 kunder Eibar gjithashtu ne Stadiumin Mestalla.

                                     

1.3. Karriera me klube Internazionale

Me 22 gusht 2017, Cancelo u bashkua me Interin ne nje huazim nje-vjeçar deri me 30 qershor 2018 me mundesine per ta bere transferimin te perhereshem. Kjo marreveshje ishte pjese edhe e nje marreveshje tjeter, qe perfshine francezin Geoffrey Kondogbia, i cili u huazua tek Valencia.

Ai debutoi me klubin kater dite me vone, duke zevendesuar Antonio Candrevan ne minuten e 83te te nje fitoreje 3–1 kunder Romes jashte fushe. Cancelo pesoi nje demtim ne ligamentin e gjumit ne fund te muajit gjate kohes qe ishte me kombetaren, gje qe e la jashte fushave per nje muaj e gjysem. Ai u rikthye ne aksion me 17 tetor ne nje fitore 3–2 kunder Milanit ne Derby della Madonnina, duke luajtur ne 20 minutat e fundit.

                                     

1.4. Karriera me klube Juventus

Me 27 qershor 2018, Cancelo u ble nga klubi tjeter italian Juventus per shifren e 40.4 milion €; ai firmosi nje kontrate pese-vjeçare. Ai debutoi me klubin me 18 gusht, duke luajtur 90 minuta ne fitoren 3–2 ndaj Chievos ne ndeshjen hapese te sezonit.

                                     

1.5. Karriera me klube Manchester City

Me 7 gusht 2019, Cancelo ju bashkua klubit anglez Manchester City ne nje kontrate gjashte-vjeçare per 27.4 milion £ plus sherbimet e mbrojtesit Danilo qe kaloi te Juventusi. Shuma e ketij transferimi plus kartoni i Danilos arrini vleren rreth 60 milion £, duke e bere Cancelon mbrojtesin e djathte me te shtrenjte ne histori.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Cancelo luajti me Portugaline nen-19 ne 2012 UEFA Kampionatin Evropian nen-19. Ai pritej te luante edhe ne edicionin tjeter, qe u mbajt ne Lituani.

Me ekipin nen-20, Cancelo luajti ne Kupen e Botes 2013 dhe Turnamentin Toulon 2014. Ai luajti ndeshje ne kete te fundit, me ekipin qe arriti ne raundin e 16-tave.

Cancelo ishte pjese e ekipin nen-21 qe konkuroi ne UEFA Kampionatin Evropian 2015. Ai zevendesoi mbrojtesin e majte Raphael Guerreiro nga mesi i pjeses se dyte te ndeshejs gjysem-finale kunder Gjermanise qe u mbyll me nje fitore 5–0. Ne finale, ekipi u mposht nga Suedia.

Cancelo u thirr ne kombetaren te rriturve nga trajneri Fernando Santos me 26 gusht 2016, dhe luajti 90 minuta te plota ne fitore 5–0 ne miqesoren kunder Gjibraltarit, me Cancelon qe shenoi te tretin. Nje muaj me vone ai shenoi edhe dy te tjere, ne dy ndeshje kualifikuese te Kupes se Botes 2018 kunder Andorres 6–0, ne shtepi dhe Ishujve Faroe jashte fushe, i njejti rezultat.

Ne maj 2018, Cancelo ishte pjese e listes paraprake prej 35 lojtaresh qe do luanin ne Kupen e Botes 2018, por nuk u perfshi ne listen perfundimtare.



                                     

3. Stili i lojes

I quajtur si nje lojtare premtues nga mediat, Cancelo njihet me shume per shpejtesine e tij, energjine dhe aftesite sulmuese, si dhe per aftesite dribluese, krijueshmerine dhe krosimet. Ai mund te luaj si mbrojtes dhe anesor ne te dyja krahet, pavaresisht se zakonisht luan ne te djathte.

                                     

4. Statistikat e karrieres

Redaktuar me 7 dhjetor 2018

Golat me kombetaren

Redaktuar me 10 tetor 2016. Rezultatet e Portugalise te listuara te parat, kolonat e golave tregojne rezultatin pas çdo goli te shenuar nga Cancelo.

                                     

5. Trofe

Klube

Benfica

  • Taça da Liga: 2013–14
  • Primeira Liga: 2013–14

Kombetarja

Portugal

  • UEFA Kampionati Evropian nen-21 i Futbollit: Finalist 2015
                                     

6. Lidhje te jashtme

  • João Cancelo te National-Football-Teams.com
  • João Cancelo te BDFutbol
  • João Cancelo te ForaDeJogo
  • João Cancelo – Rekordi ne kompeticionet e UEFA
  • João Cancelo te TheFinalBall.com
  • Profili te Federata Portugeze e Futbollit
  • Profili zyrtar te Valencia