Back

ⓘ Lautaro Martínez




Lautaro Martínez
                                     

ⓘ Lautaro Martínez

Lautaro Javier Martínez eshte nje futbollist profesionist argjentinas i cili luan si sulmues per klubin italian Internazionale dhe kombetaren argjentinase.

Ai filloi karrieren e tij si profesionist ne vendlindjen e tij Argjentinen, ku debutoi ne vitin 2015 me Racing Club. Atje ai shpenzoi kater sezone dhe perfaqsoi klubin ne kampionat dhe ne Copa Libertadores, duke shenuar 27 gola ne 60 paraqitje para se te bashkohej me Interin ne vitin 2018.

Ne nivel nderkombetar, Martínez debutoi me ekipin e pare argjentinas ne vitin 2018 si dhe shenoi edhe golin e pare. Para kesaj, ai ka perfaqsuar ekipin nen-20 ne Kupen e Botes nen-17 ne vitin 2017 dhe Kampionatin Amerikano Jugor po ne te njejtin vit.

                                     

1.1. Karriera me klube Vitet e hershme

I lindur ne Bahía Blanca, Martínez ndoqi hapat e babait te tij per tu bere futbollist profesionist, duke u bashkuar me Liniers, ku luajti me ekipin nen-17. Ne vitin 2013, ai shenoi 13 gola ne kampionatin nen-17 si dhe shenoi edhe ne finalen e kupes kombetare, por Liniers u mposht nga gjuajtjet e penalltive nga Rosario.

                                     

1.2. Karriera me klube Racing Club

Forma e tij ne nivelin te rinjeve terhoqi vemendjen e trajnerit te perkohshem te Racing Club, Fabio Radaelli, i cili firmosi me te ne janar 2014. Pasi u bashkua me klubin, ai filloi te vuante nga malli per shtepine dhe deshironte te rikthehej. Ne fund, ai u bind nga shoku i skuadres Braian Mansilla qe te qendonte, dhe me pas ai shenoi 53 gola ne 64 paraqitje me rezervat. Ne vitin 2015, nje marreveshje u arrit midis Racing dhe klubit spanjoll Real Madrid per blerjen e Martínez, i cili refuzoi duke vendosur te qendronte ne Argjentine. Babai i tij zbuloi se Lautaro vendosi te qendronte pasi nuk ndihej ende i gatshem qe te largohej nga Argjentina. Debutimi i tij ne lige erdhi me 1 nentor 2015 ne nje 3–0 ndaj Crucero del Norte; ai hyri si zevendesues ne pjesen e dyte ne vend te bashkekombasit Diego Milito. Me 17 prill 2016, ai doli me karton te kuq per here te pare ne karriere pasi mori dy te verdha brenda pese minutash ne barazimin 2–2 ndaj Argentinos. Goli i tij i pare erdhi po ne ate vit, i pari i barazimit 1–1 kunder Huracán ne nentor. Ai perfundoi vitin duke u shpallur lojtari i ndeshjes ne fitoren 3–1 kunder Gimnasia, duke shenuar edhe nje here dhe asistoi nje tjeter.

Me 27 shkurt 2018, ai shenoi tri gola ne debutimin e tij ne Copa Libertadores kunder skuadres braziliane Cruzeiro. Racing fitoi ndeshjen 4–2.

Ne te njejtin muaj, Martínez u lidh me nje transfer me klubin italian Inter dhe Presidenti i Racing Club Victor Blanco konfiromoi se shtija ka kaluar. Blanco tregoi se Martínez u caktua te bashkohej me Interin per sezonin 2018–19 por qe ai tentoi ta mbante ate ne huazim deri ne dhjetor 2018 ne menyre qe sulmuesi te vazhdoj te luaj ne Copa Libertadores.

                                     

1.3. Karriera me klube Internazionale

Martínez zyrtarisht u bashkua me Interin me 4 korrik 2018 per shifren prej 22.7 milion € dhe nenshkroi nje kontrate pese-vjeçare me klubin. Ai beri debutimin e tij jozyrtar dhjete dite me vone ne ndeshje miqesore kunder klubit zviceran, Lugano, duke shenuar nje nga golat e suksesit 3–0. Debutimi i tij zyrtar erdhi me 19 gusht ne ndeshjen hapese te kampionatit jashte fushe ndaj Sassuolos, ku Martínez luajti si titullar per 69 minuta, me Interin qe u mposht 1–0. Goli i tij i pare ne Serie A erdhi me 29 shtator ne triumfin 2–0 ne shtepi ndaj Cagliarit.

Me 14 shkurt 2019, Martínez shenoi golin e pare evropian ne karriere, duke realizuar te vetmin gol e ndeshjes se pare te raundit te 32-tave te Liges se Evropes kunder Rapid Wien. Pas kesaj ndeshje, sulmuesi argjentinas filloi te luante titullar ne çdo takim, duke perfituar edhe nga mungesa e Mauro Icardit per arsye personale. Martínez rezultoi te ishte vendimtar ne debutimin e tij ne Derby della Madonnina kunder rivaleve te qytetit Milan, ne fillim duke asistuar me koke golin e Matías Vecinos para se te shenonte nje gol me penallti ne pjesen e dyte qe ndihmoi ekipin te fitonte 3–2 ndeshjen.



                                     

2. Karriera nderkombetare

Me 12 mars 2018, Martínez mori thirrjen e tij te pare per ekipin te rriturve per dy ndeshje miqesore kunder Italise dhe Spanjes. Ai debutoi ne ndeshjen e dyte me 27 mars, duke luajtur si zevendesuesi i Gonzalo Higuaín ne nje humbje 6–1. Ne maj 2018, ai ishte pjese e skuadres paraprake te Argjentines qe do te luante ne Kupen e Botes 2018 ne Rusi, por ishte nje nga te perjashtuarit ne listen perfundimtare. Po ne ate vit, Martínez shenoi golin e pare me kombetaren, te parin me koke ne fitoren 4–0 ndaj Irakut ne nje ndeshje miqesore me 11 tetor.

                                     

3. Statistikat e karrieres

Klube

Redaktuar me 4 tetor 2020

1 Perfshire ndeshjet ne Copa Argentina dhe Coppa Italia. 2 Perfshire ndeshjet ne Copa Sudamericana, Copa Libertadores dhe UEFA Ligen e Kampioneve.

Golat me kombetaren

Redaktuar me 22 mars 2019. Rezultatet e Argjentines te listuara te parat, kolonat e golave tregojne rezultatin pas çdo goli te shenuar nga Martínez.