Back

ⓘ Jesús Vallejo




                                     

ⓘ Jesús Vallejo

Jesús Vallejo Lázaro eshte nje futbollist profesionist spanjoll i cili luan si qender-mbrojtes per klubin spanjoll Real Madrid.

                                     

1.1. Karriera me klube Zaragoza

Vallejo ka lindur ne Zaragoza, Aragon, dhe u bashkua me sistemin te rinjeve te Real Zaragozes ne vitin 2007, ne moshen 10 vjeç. Me 23 korrik 2013, pasi la mbresa me ekipin Juvenil, ai firmosi nje kontrate te re me klubin.

Me 23 gusht 2014, para se te zhvillonte nje ndeshje me ekipin B, Vallejo debutoi si profesionist, duke luajtur si titullar ne barazimin pa gola kunder Recreativo de Huelva ne nje takim te vlefshem per Segunda División. Me 26 dhjetor, ai firmosi nje kontrate te re deri ne vitin 2019.

Vallejo shenoi golin e pare si profesionist me 5 prill ne nje barazim 1–1 jashte fushe kunder CD Tenerife. Kjo ishte ndeshja u ai u emerua edhe si kapiten nga trajneri Ranko Popović, status te cilin vazhdoi te mbante.

                                     

1.2. Karriera me klube Real Madrid

Me 31 korrik 2015, Vallejo firmosi nje kontrate gjashte-vjeaçre me Real Madridin per nje shifer te perfolur 6 milion €, megjithate, ai u huazua menjehere te Zaragoza per nje vit. Ne veren e ardhshme ai lezivi jashte shtetit, duke u huazuar per nje sezon ne Gjermani te Eintracht Frankfurt.

Paraqitja e pare e Vallejos ne Bundeslige ndodhi me 27 gusht 2016, ku ai hyri si zevendesues ne minutat e fundit te fitores minimale 1– ne shtepi kunder FC Schalke 04. Vallejo shenoi golin e pare gjithashtu si nje zevendesues, ne barazimin 2–2 kunder RB Leipzig ne Commerzbank-Arena ne javen e fundit te kampionatit.

Me 7 korrik 2017, Vallejo u prezantua si lojtar i Real Madridit dhe u be pjese e ekipit te pare per sezonin qe do te niste. Atij iu dha fanella me numrin 3, e veshur per here te fundit nga Pepe. Debutimi i tij zyrtar erdhi me 26 tetor, ne nje ndeshje te Copa del Reyt kunder CF Fuenlabrada fitore 2–0, ku ai u ndeshkua edhe me karton te kuq. Ndeshja e pare ne La Liga me fanellen e Realit erdhi dhjete dite me vone ne nje fitore 3–0 kunder UD Las Palmas, ku ai luajti ne qender te mbrojtjes sebashku me Sergio Ramos.

Vallejo beri debutimin e tij ne UEFA Ligen e Kampioneve me 11 prill 2018, duke luajtur 90 minuta te plota ne disfaten 1–3 ne shtepi kunder Juventusit, kjo fale demtimit te Nachos dhe pezullimit te Ramos. Pavaresisht humbjen, Real Madrid u kualifikua per ne gjysem-finale me rezultatin e pergjithshem 4–3. Ishte paraqitja e tij e vetme ne kete kompedicion, qe u fitua per here te trete rresht dhe per here te 13te gjithsej.

                                     

2. Karriera nderkombetare

Me 7 mars 2013, Vallejo luajti nje ndeshje miqesore me ekipin nen-16 te Spanjes kunder Hungarise. Ai luajti ndeshjen e pare per ekipin nen-21 me 26 mars 2015 ne moshen 18 vjeç, duke luajtur si titullar ne nje fitore 2–0 kunder Norvegjise ne Kartagjene ne nje tjeter takim miqesor.

Vallejo u zgjodh per te luajtur ne fazen finale te Kampionatit Evropian nen-21 2017 nga trajneri Albert Celades, dhe zhvilloi kater paraqitje gjate turnamentit te cilin Spanja e mbylli si finaliste.

Edhe pse nuk ishte nje nga 23 lojtaret qe do te luanin ne Kupen e Botes 2018 ne Rusi, Vallejo u thirr nga trajneri Julen Lopetegui per ndeshjen miqesore ndaj Zvicres me 3 qershor.

                                     

3. Trofe

Klube

Real Madrid
  • FIFA Kupa e Botes per Klube: 2017, 2018
  • UEFA Super Kupa: 2017
  • UEFA Liga e Kampioneve: 2017–18

Kombetarja

Spanja
  • UEFA Kampionati Evropian nen-21 i Futbollit: 2015