Back

ⓘ Reforma në Drejtësi




                                               

Arben Imami

Arben Imami ishte pedagog ne Institutin e Larte te Arteve kur iu bashkua Levizjes Studentore te vitit 1990 kunder diktatures komuniste. Ai ishte nje nga pjesemarresit e perfaqesise se studenteve dhe pedagogeve, qe u zgjodhen nga studentet protestues, per te marre pjese ne takimin me diktatorin e fundit komunist ne Shqiperi, Ramiz Alia. Ne kete takim u kerkua lejimi i pluralizmit poltik ne Shqiperi dhe krijimi i nje partie politike te studenteve dhe intelektualeve. Arben Imami ishte nje nga themeluesit e Partise Demokratike ne dhjetor te vitit 1990. Ai ishte nenkryetar i PD-se, si dhe kryet ...

                                               

Artan Hoxha (jurist)

Prof. Dr. Artan Hoxha lindur ne 1960 ne Tirane eshte nje jurist shqiptar dhe Dekan i Fakultetit te Drejtesise te Universitetit te Tiranes qysh me 3 qershor 2016.

                                               

Clas Livijn

Clas Livijn, jurist dhe shkrimtar suedez. Si keshilltar per drejtesi luftarake i oborrit mbreteror gysh nga 1827 dhe drejtor i pergjithshem ne kryesine per burgim gysh nga 1835 ishte Livijn pasur me ide dhe miqesor per reforma te thella. Ai ishte krahas miku i aferm Lorenzo Hammarsköld nje nga themeluesi i Vitterhetens vänner/ "Dashamires i letersise artistike" dhe bashkepunetor i Polyfem si edhe ne satiren Markalls sömnlösa nätter/ "Nata pagjume i Markallit". Si shkrimtar i letersise artistike Livijn provoi shume zhanra por shume nga punimet te tij mbeten fragmente. Kryevepra i Livijnit e ...

                                               

Fidel Kastro

Fideli eshte djali i dyte i marteses se dyte te babait te tij me Lina Ruz Gonzalez. Babai i Fidel Kastros mberriti nga Galicia krahine autonome ne verilindje te Spanjes, ne Kube, ne kohen e luftes spanjo-amerikane. Ai u martua dy here. Me gruan e pare kishte dy femije Pedro Emilio e Lidia, ndersa me Lina Ruz Gonzalez, gruan e dyte dhe te emen e Kastros lindi Ramonin, Fidelin, Juanin Emen dhe Raulin. Familja e tij ka jetuar ne Bizan, nje fshat pak kilometra larg detit, qe eshte nje prej vendeve me te bukura ne Kube. Qe femije ai u edukua me kulture kristiane, gje qe ne rini do te linte nje ...

                                               

Afrim Krasniqi

Afrim Krasniqi politolog. Eshte diplomuar ne fakultetin Histori – Filologji, Universiteti i Tiranes. Ka kryer studimet pasuniversitare ne Gjermani dhe ka mbrojtur titullin Master ne Universitetin Evropian Viadrina, Frankfurt, Gjermani dhe ka mbrojtur titullin Doktor ne Histori e Marredhenie Nderkombetare, dhe Profesor i Asociuar ne UAMD. Nga viti 2017 Krasniqi eshte kerkues shkencor ne Akademine e Studimeve Albanologjike ne Tirane dhe Drejtor Ekzekutiv i Institutit te Studimeve Politike. Prej vitesh ai eshte pedagog i jashtem i lendeve te partive politike, sistemeve politike dhe sistemeve ...

                                               

Kryeministri i Suedisë

Kryeministri i Suedise eshte shefi i qeverise ne Suedi. Para krijimit te zyres se nje kryeministri ne vitin 1876, Suedia nuk kishte nje shef qeverie te ndare nga kreu i saj i shtetit, perkatesisht mbretin, ne te cilin ishte veshur autoriteti ekzekutiv. Kryeministri aktual i Suedise eshte Stefan Löfven, kryetari i Partise Social Demokrate Suedeze i cili u zgjodh per nje mandat te dyte me 18 Janar 2019, edhe pasi ishte rrezuar pas zgjedhjeve te pergjithshme te 9 shtatorit 2018. Ndryshe nga shumica e kryeministrave ne sistemet parlamentare, Kryeministri eshte de jure dhe de facto shef ekzekut ...

                                               

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Republika e Shqiperise eshte nje kandidat zyrtar per anetaresim ne Bashkimin Evropian qe nga qershori i vitit 2014 dhe eshte duke negociuar hyrjen e Shqiperise si shtet antar i Bashkimit Evropian qe nga data 24 Mars 2020. Zyrtarisht u njoh nga BE si "shtet kandidat potencial" ne vitin 2000, Shqiperia filloi bisedimet me Marreveshjen e Stabilizim dhe Asocimit MSA ne vitin 2003. Per kete u ra dakord me sukses dhe u nenshkrua me 12 qershor 2006, duke kompletuar keshtu hapin e pare te rendesishem drejt anetaresimit te plote te Shqiperise ne BE. Shqiperia aplikoj per anetaresim ne Bashkimin Evr ...

                                               

Fulgencio Batista

Fulgencio Batista y Zaldívar ishte nje oficer ushtarak dhe politikan Kuban i cili sherbeu si President i zgjedhur i Kubes nga 1940 ne 1944 dhe si diktatori i saj i mbeshtetur nga SHBA nga 1952 deri ne 1959, perpara se te rrezohej gjate Revolucionit Kuban. Batista fillimisht u ngrit ne pushtet si pjese e Revoltes se Rreshtereve te vitit 1933, i cili permbysi qeverine e perkohshme te Carlos Manuel de Céspedes y Quesada. Ai me pas e emeroi veten shef te forcave te armatosura, me graden e kolonelit dhe kontrolluar ne menyre efektive "pentarkine" pese-anetareshe qe funksiononte si kreu kolektiv ...

                                               

Gavril Dara i Riu

Gavril Dara i Riu lindi me 1826 ne Pallaci te Sicilise ne nje familje te trasheguar bujaresh shqiptare, qe kishin kaluar pertej Adriatikut pas vdekjes se Skenderbeut. Po keshtu Dara i Riu behet poeti trashegimtar, pra brezi i trete i nje familjeje me kulture kombetare, ku kishin bere emer gjyshi i tij Gavril Dara Plaku, dhe i ati Andrea, veçanerisht ne mbledhjen e folklorit arberesh. Kjo trashegimi kulturore familjare ashtu dhe talenti i tij do te perbejne shtratin krijues qe prodhoi poezine e tij te madhe. Dara mbaroi seminarin shqiptar te Palermos dhe perfundoi studimet per drejtesi dhe ...

                                               

Letonia

Republika e Letonise eshte nje vend ne zonen baltike ne Evropen Veriore. Qe prej pavaresise se saj, Letonia eshte quajtur si nje prej vendeve baltike. Kufizohet nga Estonia ne veri, Lituania ne jug, Rusia ne lindje dhe Bjellorusia ne juglindje dhe ndan nje kufi detar me Suedine ne perendim. Letonia ka 1.957.200 banore dhe nje territor prej 64.589 km katror. Pas shekujve te sundimeve Suedeze, Polako-Lituaneze dhe ruse, nje sundim i kryer nga aristokracia gjermane baltike, Republika e Letonise u shpall me 18 nentor 1918 kur u shkeput dhe deklaroi pavaresine pasLuftes se Pare Boterore. Megjit ...

                                               

Evropa

Evropa eshte nje nga shtate kontinentet tradicionale politike, dhe nje pjese e kontinentit gjeografik te Evroazise. Evropa rrethohet ne veri nga Oqeani i Ngrire i Veriut, ne perendim nga Oqeani Atlantik, ne jug nga Deti Mesdhe, dhe ne juglindje nga Malet Kaukaz, Deti Zi dhe ngushticat qe e lidhin ate me Detin Mesdhe. Ne lindje, Evropa kryesisht ndahet nga Azia nga ndarja ujore e Maleve Urale, Lumi Ural, dhe Deti Kaspik. Europa mbulon rreth 10.180.000 km² ose 2 % e siperfaqes se Tokes dhe rreth 7.8 % te siperfaqes se ngurte te Tokes. Ajo perbehet nga nje numer i madh shtetesh ca. 50, numri ...

                                               

Hasan Prishtina

Hasan Prishtina, i njohur dhe si Hasan bej Prishtina apo Berisha ka qene politikan shqiptar ne Perandorine Osmane, nder kreret e disa kryengritjeve gjate periudhes parlamentare osmane duke bere qe me Kryengritjen e vitit 1912 te fitonte autonomine e Vilajetit Shqiptar. Lufta Ballkanike nuk i la mundesi jetegjatesie arritjes se tij dhe pas pavaresise se Shqiperise u emerua minister ne qeverine e pare dhe me pas kryeminister.

                                               

Enrico Mizzi

Enrico Mizzi ishte politikan maltez, udheheqes i Partise Nacionaliste Malteze nga 1926 dhe shkurtimisht Kryeminister i Maltes ne 1950.

Reforma në Drejtësi
                                     

ⓘ Reforma në Drejtësi

Reforma ne Drejtesi eshte nje iniciative e Qeverise dhe e Kuvendit se Shqiperise me qellim rritjen e pavaresise se sistemit te drejtesise dhe fuqizimin e sistemit te drejtesise ne drejtim te profesionalizmit dhe efiçiences se magjistrateve gjyqtare e prokurore dhe te luftes kunder korrupsionit. Reforma ne Drejtesi eshte nje reforme e thelle qe prek ne teresi çdo element te sistemit aktual te drejtesise.

Reforma ne Drejtesi filloi me ngritjen e Komisionit te Posaçem Parlamentar per Reformen ne Sistemin e Drejtesise prane Kuvendit te Republikes se Shqiperise ne 27 Nentor 2014. Komisioni i Posaçem Parlamentar per Reformen ne Sistemin e Drejtesise pergatiti nje Dokument Analitik te Sistemit te Drejtesise gjate vitit 2015, i cili kishte si qellim analizimin e gjendjes aktuale te sistemit te drejtesise, duke evidentuar problematikat qe prekin sistemin tone te drejtesise ne te gjitha aspektet e organizimit, funksionimit dhe administrimit te tij. Me tej problemet e identifikuara do te sherbenin si lende e pare per hartimin e nje strategjie dhe plani veprimi ne funksion te adresimit te problemeve ne menyren me te efektshme te mundshme.

Ne thelb te Reformes ne Drejtesi ishte miratimi nga Kuvendi i ndryshimeve kushtetuese me 21 korrik 2016, ku nga 26 nene te Kushtetutes qe i perkasin sistemit te drejtesise, Reforma ndryshoi 21 prej tyre dhe neneve te Kushtetutes ne lidhje me sistemin e drejtesise u shtohen te pakten 23 pika te reja. Per me teper, u shkrine tre institucione te percaktuara ne Kushtetute dhe u parashikua krijimi i te pakten 12 institucione te reja.Miratimi i ndryshimeve kushtetuese u pasua me miratimin e paketes me Ligjet Organike ku spikat ligji per ri-vleresimin e perkohshem te gjyqtareve dhe prokuroreve te Republikes se Shqiperise.

                                     

1. Institucionet e Drejtesise

Si pasoje e paketes se ligjeve te Reformes ne Drejtesi eshte parashikuar ngritja e nje numer institucionesh te reja te pavarura si dhe ndryshime thelbesore te institucioneve ekzistuese:

                                     

1.1. Institucionet e Drejtesise Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi

Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi KED eshte institucion i ri, i cili krijohet per here te pare, do te ushtroje rolin kryesor ne emerimet ne sistemin e drejtesise, dhe pergjegjesite kryesore te KED do te jene vleresimi i permbushjes se kushteve e kritereve ligjore, profesionale dhe morale nga kandidatet per emerim si anetar i Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise. Per te gjitha emerimet qe behen nga institucionet pergjegjese, KED ben renditjen e kandidaturave dhe percjell tre kandidatet e renditur me larte.

KED do te perbehet nga 9 anetare, te cilet sherbejne per nje mandat nje vjeçar dhe perzgjidhen, çdo vit, me short, sipas ketij perfaqesimi: 2 anetare nga gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese, 1 anetar nga gjyqtaret e Gjykates se Larte, 1 anetar nga prokuroret e Prokurorise se Pergjithshme, 2 anetare nga gjyqtaret dhe 2 nga prokuroret e gjykatave te apelit, dhe 1 anetar nga gjyqtaret e gjykatave administrative.

                                     

1.2. Institucionet e Drejtesise Gjykata Kushtetuese

Perpara ndryshimeve kushtetuese, anetaret e GJykates Kushtetuese GjK zgjidheshin me propozim te Presidentit dhe miratim me shumice te thjeshte nga Kuvendi. Si pasoje e Reformes, anetaret e GJK-se do te zgjidhen si vijon: 3 anetare emerohen nga Gjykata e Larte; 3 anetare emerohen nga Presidenti; dhe 3 anetare nga Kuvendi me shumice te cilesuar te 3/5 te gjithe anetareve te Kuvendit. Anetaret qe emerohe duhet te perzgjidhen vetem nga lista e 3 kandidateve te renditur me larte nga Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi dhe, ne rastin e Kuvendit, nese brenda 30 diteve nuk arrihet te sigurohet shumice e cilesuar, atehere konsiderohet i emeruar kandidati i renditur me lart nga Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi.

                                     

1.3. Institucionet e Drejtesise Keshilli i Larte i Gjyqesorit

Perpara ndryshimeve kushtetuese qeverisja e sistemit te drejtesise ishte pergegjesi e Keshillit te Larte te Drejtesise.

Ne vend te tij, ndryshimet kushtetuese parashikojne ndritjen e Keshillit te Larte te Gjyqesorit KLGj. KLGJ do te jete pergjegjes per sigurimin e pavaresise, mbarevajtjes dhe llogaridhenies ne sistemin gjyqesor.

KLGJ emeron gjyqtaret te gjitha niveleve, me perjashtim te atyre te Gjykates Kushtetuese, dhe vendos per masat disiplinore, perfshi shkarkimin, e gjyqtareve te gjitha niveleve, perjashto anetaret e Gjykates Kushtetuese.

KLGJ perbehet nga 11 anetare: 6 anetare jane gjyqtare dhe zgjidhen nga Konferenca Gjyqesore Kombetare; 5 anetare jane jo-gjyqtare dhe zgjidhen nga rradhet e avokateve, akademikeve dhe shoqerise civile.

                                     

1.4. Institucionet e Drejtesise Keshilli i Larte i Prokurorise

Keshilli i Larte i Prokurorise KLP eshte institucion i ri, i cili krijohet per here te pare dhe do te jete pergjegjes per sigurimin e pavaresise, mbarevajtjes dhe llogaridhenies ne sistemin e prokurorise.

                                     

1.5. Institucionet e Drejtesise Gjykata e Larte

Perpara ndryshimeve kushtetuese, zgjedhja e anetareve te GJykates se Larte GjL behej me propozim te Presidentit dhe miratim me shumice te thjeshte votash nga Kuvendi. Si pasoje e Reformes, zgjedhja e anetareve te GJL-se do te behet nga Keshilli i Larte i Gjyqesorit.

Per me teper, Reforma ne Drejtesi e ka rikonceptuar rolin e Gjykates se Larte ne nje "gjykate kasacioni" qe kujdeset per unifikimin dhe zhvillimin e praktikes gjyqesore.

                                     

1.6. Institucionet e Drejtesise Prokurori i Pergjithshem

Perpara ndryshimeve kushtetuese, Prokurori i Pergjithshem PP sherbente per nje mandat 5 vjeçar me te drejte riemerimi. Si pasoje e Reformes, Prokurori i Pergjithshem do te sherbeje per nje mandat 7 vjeçar pa te drejte riemerimi. Zgjedhja e PP-se do te behet nga Keshilli i Larte i Prokurorise, i cili ben thirrje publike per paraqitjen e interesit per postin e Prokurorit te Pergjithshem dhe nga kandidaturat KLP perzgjedh tre me te mirat, te cilet i percillen Kuvendit per miratim. Ne rast se Kuvendi brenda 30 diteve nuk arrin te siguroje shumice me 3/5 te gjithe anetareve te vet, atehere konsiderohet i emeruar kandidati i renditur me lart nga KLP.

                                     

1.7. Institucionet e Drejtesise Gjykatat e posacme te korrupsionit dhe krimit te organizuar

Reforma parashikoi krijimin e dy gjykatave te posaçme, Gjykata e posaçme e Shkalles se Pare dhe Gjykata e Apelit per gjykimin e veprave penale te korrupsionit dhe krimit te organizuar si dhe te akuzave penale kunder funksionareve te larte, si: Presidentin dhe ish presidentet; Kryetarin dhe ish Kryetaret e Kuvendit; Kryeministrin dhe ish Kryeministrat; deputetet e Kuvendit; ministrat; ministrat qe kane sherbyer gjate dy mandateve te fundit; Prokurorin e Pergjithshem; Inspektorin e Larte te Drejtesise; kryetaret e bashkive; zevendesministrat; anetaret e Keshillit te Larte Gjyqesor dhe te Keshillit te Larte te Prokurorise; anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte; dhe drejtuesit e institucioneve shteterore qendrore ose te pavarura te percaktuara ne Kushtetute ose ne ligj.

Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda dhe Gjykata e Apelit per Krimet e Renda do te pushojne se ekzistuari pasi funksionet e tyre do te merren nga gjykatat e posaçme.



                                     

1.8. Institucionet e Drejtesise Prokuroria e Posaçme

Reforma parashikoi krijimin e dy institucioneve te reja te hetimit dhe prokurorise: Prokurorine e Posaçme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe Byrone Kombetare te Hetimit BKH, te cilat jane te pavarura nga Prokurori i Pergjithshem. Prokuroria e Posaçme ushtron funksionet prane gjykatave te posaçme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. BKH raporton vetem tek Prokuroria e Posaçme. Prokuroret e prokurorise se posaçme emerohen nga Keshilli i Larte i Prokurorise dhe sherbejne per nje mandat 9 vjeçar.

                                     

1.9. Institucionet e Drejtesise Inspektori i Larte i Drejtesise

Inspektori i Larte i Drejtesise eshte nje institucion i ri, pergjegjes per verifikimin e ankesave kunder gjyqtareve dhe prokuroreve te gjitha niveleve, anetareve te Keshillit te Larte te Gjyqesorit, anetareve te Keshillit te Larte te Prokurorise, dhe te Prokurorit te Pergjithshem; hetimi i shkeljeve te tyre; dhe fillimi i procedurave disiplinore ndaj tyre. Inspektori i Larte i Drejtesise do te jete pergjegjes, gjithashtu, per inspektimin institucional te gjykatave dhe zyrave te prokurorise.

Inspektori i Larte i Drejtesise emerohet per nje periudhe 9 vjeçare, pa te drejte rizgjedhjeje. Per zgjedhjen e ILD-se, Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi pergatit nje liste me kandidatura, ku tre kandidatet te renditur me larte i percillen Kuvendit. cilat ai i rendit nga me e mira tek me e dobta, dhe ja dergon per votim Kuvendit. Ne rast se Kuvendi brenda 30 diteve nuk arrin te siguroje shumice me 3/5 te gjithe anetareve te vet, atehere konsiderohet i emeruar kandidati i renditur me lart nga KED.



                                     

2. Rivleresimi kalimtar

Nje nga risite me te medha te Reformes ne Drejtesi eshte procesi i rivleresimit kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve vetingu, i cili ka per qellim qe te garantoje qe te siguroje profesionalizmin dhe integritetin e punonjesve te sistemit te drejtesise, ne menyre per te garantuar nje drejtesi te pavarur dhe te ndershme duke synuar largimin nga sistemi te gjithe magjistrateve qe nuk justifikojne pasurine, qe kane lidhje me krimin ose qe nuk kane aftesite e duhura profesionale.

Pergjate procesit te vetingut, do te vleresohen te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret te gjitha niveleve, keshilltaret dhe ndihmesit ligjore; si dhe inspektoret e Keshillit te Larte te Drejtesise.

Rivleresimi filloi ne tetor 2016, pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve kushtetuese dhe te ligjit per rivleresimin kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise. Rivleresimi i te gjithe subjekteve duhet te kryhet brenda nje periudhe pese vjeçare.

                                     

2.1. Rivleresimi kalimtar Institucionet e vetingut

Procesi i vetingut realizohet nga tre institucione te posaçme te krijuara nga Kushtetuta per kete qellim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisioneret Publike dhe Kolegji i Apelimit. Keto institucione bashkerendojne dhe asistohen nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit, nje mision i posaçem i perbere nga vezhgues me eksperience nga vendet anetare te BE dhe nga SHBA.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit KPK funksionon si organ administrativ vleresues dhe do perbehet nga kater trupa komisioneresh te perbera secila nga kater komisionere. Anetaret e Komisionit gezojne statusin e anetarit te Gjykates se Larte.

Komisioneret Publike

Procesi i vetingut parashikon edhe veprimtarine e dy Komisionereve Publike, te cilet perfaqesojne interesin publik ne procesin e vetingut dhe kane te drejten te ankimojne vendimet e KPK prane Kolegjit te Posaçem te Apelimit, prane Gjykates Kushtetuese.

Kolegji i Posaçem i Apelimit

Kolegji i Posaçem i Apelimit KPA eshte institucioni perfundimtar qe shqyrton ankimet kunder vendimeve te KPK. KPA perbehet nga shtate gjyqtare por gjykon ne trupa gjykuese me pese anetare. Anetaret e Kolegjit gezojne statusin e anetarit te Gjykates Kushtetuese.

Operacioni Nderkombetar i Monitorimit

Operacioni Nderkombetar i Monitorimit ONM asiston procesin e vetingut nepermjet mbikqyrjes se procesit dhe ndihmes per KPK-ne dhe KPA-ne permes ofrimit te dhenave, informacioneve dhe keshillimit.

Vezhguesit e ONM monitorojne gjithe procesin e vetingut dhe kane ne dispozicion te gjithe informacionin dhe dokumentet qe disponon KPK dhe KPA.



                                     

2.2. Rivleresimi kalimtar Procedura e vetingut

Procesi i vetingut bazohet mbi tre shtylla rivleresimi: 1 kontrolli i pasurise, 2 kontrolli i figures dhe 3 kontrolli i aftesive profesionale.

Kontrolli i pasurise

Çdo subject i procedures se vetingut i nenshtrohet vetedeklarimit dhe pastaj kontrollit te gjitha pasurive te tij dhe te personave te lidhur me te.

Subjekti duhet te justifikoje pasurite e tij mbi bazen e burimeve te ligjshme, te cila konsiderohen vetem te ardhurat e deklaruara, per te cilat jane paguar taksat.

Nese pasuria e deklaruar apo zbuluar eshte me e madhe se dyfishi i te ardhurave te ligjshme, subjekti i rivleresimit ka barren e proves dhe perjashtohet nga sistemi nese nuk arrin te vertetoje te kunderten.

Kontrolli i figures

Subjekti i rivleresimit i nenshtrohet verifikimit te kontakteve te papershtatshme me persona te perfshire ne krimin e organizuar dhe nese verifikohen kontakte te tilla dhe subjekti nuk arrin te vertetoje te kunderten, ai shkarkohet nga sistemi i drejtesise.

Kontrolli i aftesive profesionale

Subjekti i rivleresimit i nenshtrohet verifikimit te aftesive per te hetuar dhe/ose gjykuar çeshtjet gjyqesore, aftesite organizative dhe administrative si dhe etiken profesionale dhe cilesite personale.

Subjekti qe vleresohet se ka mangesi, te cilat nuk mund te korrigjohen permes edukimit, shkarkohet menjehere. Subjekti qe vleresohet se ka njohuri, aftesi, gjykim ose sjellje te papershtatshme por qe mund te permiresohen, pezullohet dhe i nenshtrohet nje programi trajnimi te detyrueshem nje vjeçar.