Back

ⓘ Kujtim Shala




                                     

ⓘ Kujtim Shala

Kujtim Shala futbollist dhe trajner shqiptar nga Kosova me shtetesi kosovare dhe kroate. Ai sherbeu si trajner i skuadres kombetare te futbollit te Kosoves nga shkurti i vitit 2008 deri ne vitin 2009, dhe trajner i KF Prishtines per nje sezon ne vitin 2006-2007.

Karrieren si lojtar e pati nisur me ekipin Liria te Prizrenit ne vitin 1981, por pas nje viti prove me Partizanin e Beogradit ne sezonin 1983-84, u be lojtar i rendesishem i KF Prishtines gjate pjeses qe mbeti te dhjetevjeçarit. Luajti dy vjet me ekipin e Dinamos se Zagrebit, periudhe gjate se ciles mori shtetesine e atij vendi dhe luajti nje ndeshje miqesore per llogari te kombetares kroate, por me pas u zhvendos ne France dhe Gjermani, ku luajti nje sezon me Fortunen e Dyseldorfit, nder te tjera ekipe. Portali sportiv Sport1 e nxori nder dhjete lotaret me te mire te gjitha koherave nga Kosova.

I biri i tij, Andis Shala, luan me ekipin e futbollit SV Babelsberger 03 ne Gjermani dhe mban shtetesine e atij vendi.