Back

ⓘ Kastriot Dermaku




                                     

ⓘ Kastriot Dermaku

Kastriot Luan Dermaku eshte nje futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtes per klubin italian Parma dhe kombetaren shqiptare.

                                     

1. Jeta e hershme

Dermaku ka lindur ne Scandiano, nje qytet ne pjesen veriore te Italise. Ai eshte djali i Luan Dermakut, nje ish futbollist profesionist i cili luajti si sulmues per Prishtinen gjate epokes se Fadil Vokrrit.

                                     

2. Karriera me klube

Empoli

Me 15 maj 2015, Dermaku u transferua te Empoli ne Serie A duke firmosur nje kontrate tre-vjeçare. Ai u pa si zevendesuesi i italianit Daniele Rugani, i cili u transferua te Juventusi.

                                     

2.1. Karriera me klube Melfi

Dermaku u be pjese e ekipit te pare ne fillim te sezonit 2011–12, duke bere debutimin si profesionist me 30 tetor ne ndeshjen e javes se 13te kunder Celano; ndeshja u fitua 4–0 nga Melfi, me Dermakun qe luajti ne 13 minutat e fundit. Me 4 dhjetor, Dermaku zhvilloi paraqitjen e dyte sezonale si dhe te paren si titullar ne humbjen 3–1 ne transferte ndaj Paganeses. Ai e mbylli sezonin e pare si profesionist me tete ndeshje, me Melfin qe e mbylli Lega Pro 2 ne vendin e 16te.

Ne sezonin 2014–15, i fundit i tij me klubin, Dermaku u emerua kapiten i ekipit. Me 1 prill 2015, ai luajti ndeshjen e 100te ne kampionat ne fitoren 3–2 ne transferte ndaj Casertanes, duke shenuar nje nga golat e ekipit te tij.

                                     

2.2. Karriera me klube Cosenza

Me 31 gusht 2017, pasi ishte bere nje lojtar i lire pas largimit nga Empoli, Dermaku u transferua te Cosenza ne nje kontrate deri ne qershor 2019. Ai beri debutimin e tij per klubin me 9 shtator ne barazimin pa gola kunder Materes, kurse golin e pare e shenoi me 31 mars te vitit te ardhshem ne fitoren 2–1 ne transferte ndaj Juve Stabias. Dermaku e mbylli sezonin e pare me klubin duke zhvilluar 40 ndeshje ne Serie C, te gjitha si titullar, duke mbledhur edhe 3555; Rossoblù arriten te riktheshin ne Serie B per here te pare pas 15 vitesh.

Edhe pas rikthimit te klubit ne Serie B, Dermaku arriti te ruante vendin e tij ne formacionin titullar, duke zhvilluar 33 ndeshje ne sezonin 2018–19. Debutimi i tij ne kete lige erdhi ne javen hapese kunder Ascolit, ku Cosenza mori nje barazim 1–1 ne Stadio Cino e Lillo Del Duca. Me 22 prill 2019, Dermaku shenoi golin e tij te pare ne Serie B, golin e fitores ne takimin ndaj Spezias ne shtepi.

Pas perfundimit te sezonit, Dermaku u be lojtar i lire pas skadimit te kontrates me klubin dhe pasi ai vendosi te mos rinovonte. Ai e perfundoi qendrimin e tij te Cosenza me 79 ndeshje ne kampionat dhe kupe, duke shenuar dy here.



                                     

2.3. Karriera me klube Parma

Me 7 korrik 2019, Dermaku firmosi nje kontrate kater-vjeçare me klubin elitar Parma. Pasi qendroi ne shtate ndeshjet e para si zevendesues, Dermaku debutoi ne Serie A me 20 tetor duke luajtur 76 minuta ne fitoren tenistike 5–1 kunder Genoas ne shtepi. Debutimi i tij u vleresua pozitivisht nga mediat italiane dhe Massimo Barbuti, ish lojtar i klubit.

                                     

3.1. Karriera nderkombetare Nen-21

Me 30 janar 2013, Dermaku mori nje ftese nga Shqiperia nen-21 per ndeshjen miqesore ndaj Maqedonise. Ai mundi te debutoje ne ate ndeshje, duke u aktivizuar si zevendesues ne minuen e 66te ne vend te Gentian Durakut.

                                     

3.2. Karriera nderkombetare Kosova

Me 31 gusht 2018, Dermaku u thirr nga Kosova per ndeshjet e UEFA Liges se Kombeve 2018–19 kunder Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe. Ai nuk u aktivizua ne ndeshjen e pare, kurse me 9 shtator, Dermaku u largua nga grumbullimi pasi nuk ishte vendosur si titullar per ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Pas kesaj, Dermaku zgjodhi te perfaqsoje kombetaren shqiptare.

                                     

3.3. Karriera nderkombetare Rikthimi te Shqiperia

Me 2 tetor 2018, Dermaku mori nje ftese nga trajneri i kombetares shqiptare Christian Panucci per ndeshjen miqesore kunder Jordanise dhe ndeshjen e Liges se Kombeve kunder Izraelit. Tete dite me vone, ai debutoi zyrtarisht ne ndeshjen e pare ndaj Jordanise e cila u mbyll ne barazim pa gola ne Elbasan Arena; ai hyri ne fushen e lojes si zevendesues ne minuten e 56te ne vend te Mergim Mavrajt.

                                     

4. Statistikat e karrieres

Golat me kombetaren

Redaktuar me 11 tetor 2019. Rezultatet e Shqiperise te listuara te parat, kolonat e golave tregojne rezultatin pas çdo goli te shenuar nga Dermaku.