Back

ⓘ Keidi Bare




                                     

ⓘ Keidi Bare

Keidi Bare eshte nje futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor sulmues per klubin spanjoll Málaga dhe kombetaren shqiptare.

                                     

1.1. Karriera me klube Apolonia

I lindur ne Fier, Bare e nisi karrieren si profesionist ne janar 2010 me Olimpic CF. Pas dy sezonesh e gjysem, ai kaloi te klubi i qytetit te lindjes Apolonia. Ai luajti me te gjitha ekipet e moshave, perfshire edhe ekipin nen-19, me te cilen luajti 18 ndeshje dhe shenoi 4 gola ne sezonin 2013–14. Bare u perfshi ne ekipin e pare per here te pare ne nentor 2013 ne moshen 13 vjeç per ndeshjen ndaj Terbunit, ku ai qendroi ne stolin e rezervave. Ai beri debutimin e tij si profesionist me 6 nentor 2013 ne fitoren ne transferte ndaj Pogradecit, duke u aktivizuar si zevendesues ne pjesen e dyte. Ne dhjetor 2013, ai shkoi ne prove te klubi spanjoll Atlético Madrid.

                                     

1.2. Karriera me klube Atlético Madrid

Me 26 dhjetor 2013, Bare u be zyrtarisht lojtar i Atlético Madridit pasi kaloi me sukses proven gjate nje mini-turnamenti ne Tbilisi te Gjeorgjise, ku u shpall edhe mesfushori me i mire.

Ne janar 2014, Bare u perfshire ne ekipin kryesor per here te pare nga trajneri Diego Simeone per ndeshjen e Copa del Rey ndaj Las Palmas; ai arriti te debutoje ne ate ndeshje, duke zevendesuar argjentinasin Angel Correa ne minutat e fundit. Gjat kohes se tij me Atlético Madrid B, Bare ndihmoi ekipin qe te ngjitej ne Segunda División B pas fitores me rezultatin e pergjithshem 3–0 kunder Gimnástica de Torrelavega, duke shenuar ne ndeshjen e dyte.

Bare u be zyrtarisht pjese e ekipit te pare per sezonin 2017–18 pasi klubi ju ndalua e drejta per te blere lojtare ne merkato. Ndeshja e tij e pare per sezonin e ri erdhi me 25 tetor ne raundin e 32-tave te Copa del Rey kunder Elches.

                                     

1.3. Karriera me klube Málaga

Me 31 gusht 2018, Bare u transferua te Málaga CF dhe fillimisht u be pjese e ekipit rezerve ne divizionin e trete. Gjate kohes se tij te Málaga B, Bare ishte titullar i padisikutueshem ne formacion, duke luajtur ne çdo ndeshje te mundshme. Megjithate, disa kohe me vone, ai u promovua ne skuadren e pare, duke debutuar ne Segunda División me 11 nentor ne barazimin 2–2 ne transferte ndaj Sporting de Gijón. Ai me pas vazhdoi te luante rregullisht per te dyja ekipet.

                                     

2.1. Karriera nderkombetare Shqiperia nen-17

Bare mori thirrjen e pare ne ekipin kombetar nen-17 nga trajneri Džemal Mustedanagić per raundin kualifikues te UEFA Kampionatit Evropian nen-17 te Futbollit 2014. Ai luajti ne te tre ndeshejt e grupit A me Shqiperine qe u kualifikua me sukses ne raundin elite.

Ai vazhdoi te ishte pjese e ekipit edhe ne raundin elite, ku Shqiperia ishte vendosur ne grupin 4. Goli i tij i pare me ekipin nen-17 erdhi me 26 mars 2014 ne humbjen 2–1 kunder Italise, ku ai gjithashtu luajti si kapiten.

                                     

2.2. Karriera nderkombetare Shqiperia nen-19

Ne nentor 2014, ai u mor nga trajneri i kombetares nen-19 Altin Lala per fushaten kualifikuese te UEFA Kampionatit Evropian nen-19 te Futbollit 2015. Ai luajti nga 90 minuta te plota ne dy ndeshjet e para kunder Danimarkes dhe Portugalise, duke u ndeshkuar ne te dyja rastet me karton te verdhe, gje qe solli edhe skualifikimin e tij per ndeshjen e trete ndaj Uellsit. Shqiperia u eliminua duke humbur te tre ndeshjet.

                                     

2.3. Karriera nderkombetare Shqiperia nen-21

Ne tetor 2015, Bare mori ftesen e pare ne ekipin nen-21 nga trajneri Redi Jupi per ndeshjen kualifikuese te Kampionatit Evropian nen-21 te Futbollit 2017 kunder Hungarise. Megjithate, ai debutoi nje muaj me vone ne nje tjeter ndeshje kualifikuese, kete here kunder Portugalise ne transferte; ai u aktivizua si zevendesues ne vend te Rron Brojes. Ai luajti edhe pese ndeshje te tjera ne pjesen e mbetur te kualifikueseve me Shqiperine qe e perfundoi grupin e saj ne vendin e 4te.

Bare vazhdoi te ishte pjese e ekipit nen-21 edhe per nisjen e fushates kualifikuese te Kampionatit Evropian te ardhshem, duke marre nje ftese ne qershor 2017 per miqesoren kunder Frances dhe ndeshjen hapese te kualifikueseve kunder Estonise.

                                     

2.4. Karriera nderkombetare Ekipi i pare

Ne mars 2017, Bare mori ftesen e pare nderkombetare nga kombetarja e pare e drejtuar nga italiani Gianni De Biasi per ndeshjen miqesore kunder Bosnje dhe Hercegovines. Megjithate, debutimi i tij erdhi nje vit me vone ne nje tjeter ndeshje miqesore, kete here ndaj Norvegjise ne Elbasan Arena, ku Shqiperia u mposht 0–1; ai u aktivizua ne pjesen e dyte ne vend te mesfushorit Kamer Qaka.

                                     

3. Statistikat e karrieres

Golat me kombetaren

Redaktuar me 14 tetor 2019. Rezultatet e Shqiperise te listuara te parat, kolonat e golave tregojne rezultatin pas çdo goli te shenuar nga Bare.