Back

ⓘ Kevin De Bruyne




Kevin De Bruyne
                                     

ⓘ Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne eshte nje futbollist profesionist belg i cili luan si mesfushor per klubin anglez Manchester City dhe kombetaren belge. Ai njihet per talentin qe ka, pasimet e shkelqyera dhe driblimet, dhe konsiderohet si nje nga lojtaret me te mire te botes dhe si nje futbollist "i kompletuar".

De Bruyne e nisi karrieren e tij te Genk, ku ai luajti rregullisht ne sezonin 2010–11 ku ekipi fitoi Ligen Pro Belge. Ne vitin 2012, ai kaloi te klubi anglez Çelsi, ku u aktivizua pak dhe me pas u dergua ne huazim te Werder Bremen. Ai firmosi me VfL Wolfsburg per 18 milion £ ne vitin 2014. Gjate kohes se tij te Worlfsburg, De Bruyne u be nje nga lojtaret me te mire te Bundesliges, duke ndihmuar ekipin te fitonte kupen ne sezonin 2014–15. Ne veren e vitit 2015, ai kaloi te Manchester City per 54 milion £, duke u bere transferimi me i shtrenjte i klubit. Me Qytetaret ai ka fituar dy Premier Liga, kater Kupa te Liges dhe nje Kupe FA. Ne sezonin 2017–18, ai ishte nje nga lojtaret me te rendesishem te ekipit qe arriti 100 pike ne Premier Lige, duke u bere te vetmit qe e arrijne kete gje. Ne sezonin 2019–20, De Bruyne barazoi rekordin per numrin e asisteve ne nje sezon si dhe shpall Lojtari i Sezonit.

De Bruyne beri debutimin e tij nderkombetar ne vitin 2010 dhe qe nga ajo kohe ka luajtur 74 ndeshje dhe ka shenuar 19 gola. Ai ishte pjese e ekipit qe arriti ne çerek-finale te Kupes se Botes 2014 dhe Euro 2016. Ai gjithashtu luajti edhe ne Kupen e Botes 2018, ku Belgjika u rendit ne vendin e trete pasi fitoi finalen e vogel ndaj Anglise. Ai u emerua ne Ekipin e Enderrave fale performancave te tij.

De Bruyne ka fituar disa trofe personal gjate karrieres se tij; ai eshte shpallur Lojtari i Vitit i Bundesliges, Futbollisti i Vitit ne Gjermani, Organizatori i Sezonit ne Premier Lige, Lojtari i Vitit i Manchester Cityt tre here si dhe Sportisi Belg i Vitit. Perveç kesaj, ai eshte emeruar ne UEFA Ekipin e Vitit dy here, ne Ekipin e UEFA Liges se Kampioneve dy here, ne Ekipin e Vitit te IFFHS dy here, ne Njembedhjeteshen e Botes te France Football si dhe ne Ekipin e Vitit te Bundesliges.

                                     

1.1. Karriera me klube Genk

De Bruyne e nisi karrieren e tij me klubin e qytetit te lindjes KVV Drongen ne vitin 1997. Dy vite me pas, ai ju bashkua Gent kurse ne vitin 2005 firmosi me Genk. Ai fillimisht luajti me akademine, duke kaluar hap pas hapi te gjitha etapat. Ne vitin 2008, ecuria e tij u shperblye me provimin e tij ne ekipin e pare.

De Bruyne beri debutimin e tij zyrtar me Genk me 9 maj 2009 ne humbjen 3–0 ne transferte kunder Charleroi. Ai e fitoi vendin e titullar ne sezonin e ardhshem; me 7 shkurt 2010, ai shenoi golin e pare me klubin dhe te vetmin ne fitoren minimale 1–0 kunder Standard Liège. De Bruyne regjistroi pese gola dhe 16 asiste ne 32 ndeshje ne Ligen Pro Belge gjate sezonin 2010–11, te cilat ishin vendimtare per Genk qe u shpall kampion per here te trete ne histori. Me 29 tetor 2011, De Bruyne shenoi tregoleshin e pare ne karriere ne fitoren 5–4 te Genk kunder Club Brugge. Me 28 janar te vitit te pasardhes, De Bruyne shenoi nje dopiete ne fitoren komode 5–0 kunder OH Leuven. Me 18 shkurt, De Bruyne shenoi golin e pare me Genk pas finalizimit te marreveshjes per transferimin e tij te Çelsi ne fitoren 2–1 ne transferte kunder Mons. Ai e mbylli sezonin duke shenuar ne fitoren 3–1 kunder Gent; ai regjistroi tete gola ne 28 ndeshje ne sezonin 2011–12.

                                     

1.2. Karriera me klube Chelsea

Me 31 janar 2012, ne diten e fundit te merkatos dimerore, klubi i Premier Liges Çelsi dhe Genk njoftuan transferimin De Bruyne per nje shifer te raportuar te ishte rreth 7 milion £. Ai firmosi nje kontrate pese-vjeçare me klubin dhe do ta shpenzonte pjesen e mbetur te sezonit 2011–12 te Genk. I pyetur per kete transferim, De Bruyne i tha uebfaqes se Çelsit: "Te vij te nje ekip si Çelsi eshte nje enderr e bere realitet por tani me duhet te punoje shume per te arritur nivelin e duhur." Ai debutoi me Çelsin me 18 korrik ne miqesoren e fituar 4–2 kunder ekipit amerikan Seattle Sounders.

                                     

1.3. Karriera me klube Huazimi te Werder Bremen

Me 31 korrik 2012, Çelsi njoftoi se De Bruyne do te luante si i huazuar te Werder Bremeni ne Bundeslige per sezonin 2012–13. Ai shenoi golin e pare per Werderin me 15 shtator ne humbjen 3–2 ndaj Hannover 96, duke mposhtur portierin me nje gjuajtje nga 10 metra distance pas nje asisti nga Eljero Elia. Ky gol u pasua nga nje tjeter ne ndeshjen e rradhes kunder VfB Stuttgart me 23 shtator. Goli i tij i rradhes erdhi me 18 nentor ne fitoren 2–1 me permbysje ndaj Fortuna Düsseldorf, pavaresisht se Werderi luajti me nje lojtar me pak.

Ne ndeshjet e fundit te sezonit, De Bruyne pati nje seri performancash te mira; ai fillimisht shenoi golin e vetem te ekipit ne humbjen 6–1 kunder Bayern München, e ndjekur nga nje tjeter ne barazimin 2–2 kunder TSG 1899 Hoffenheim, dhe me pas nga nje tjeter ne barazimin 1–1 ndaj Eintracht Frankfurt, rezultat qe i siguroi Werderit qendrimin ne Bundeslige. Ai e mbylli sezonin me 10 gola ne 33 ndeshje ne Bundeslige, kurse ne kupe u aktivizua vetem nje here.



                                     

1.4. Karriera me klube Rikthimi te Chelsea

Pas periudhes se suksesshme te Werder Bremen, De Bruyne u lidh me nje transferim ne Bundeslige te Borussia Dortmund ose Bayer Leverkusen. Megjithate, trajneri i sapoardhur ne klub José Mourinho siguroi se lojtari ishte ne planet e tij per te ardhmen, me belgun i cili u rikthye zyrtarisht ne ekip me 1 korrik 2013.

Me 22 korrik, De Bruyne demtoi gjurin ne momentin kur shenoi golin e tij te pare me Çelsin ne nje ndeshje miqesore kunder Malajzise XI. Pavaresisht kesaj, ai u rikuperua ne kohe per nisjen e sezonit te Premier Liges, ku ai debutoi ne ndeshjen hapese kunder Hull Cityt, duke asistuar nje nga golat e fitores 2–0.

                                     

1.5. Karriera me klube Sezoni 2013–14

Me 18 janar 2014, Wolfsburg siguroi kartonin De Bruyne per 22 milion €. Ai debutoi nje jave me pas ne nje humbje 3–1 ne kampionat ndaj Hannover 96. Me 12 prill, De Bruyne regjistroi dy asiste ne fitoren 4–1 kunder 1. FC Nürnberg. Nje jave me pas, ai shenoi golin e pare me Wolfsburgun ne fitoren 3–1 ne transferte ndaj Hamburger SV. Ai gjithashtu shenoi edhe ne dy ndeshjet e fundit te kampionatit respektivisht ndaj VfB Stuttgart dhe Borussia Mönchengladbach, duke ndihmuar ekipin qe ti fitonte te dyja.

                                     

1.6. Karriera me klube Sezoni 2014–15

De Bruyne shenoi golin e pare per sezonin 2014–15 me 2 tetor ne barazimin 1–1 kunder Lille ne Ligen e Evropes; goli i tij erdhi me nje gjuajtje ne ajer nga jashte zones pas nje largim te mbrojtesve kundershtar. Ne ndeshjen e trete ne grupet e ketij kompeticioni, De Bruyne shenoi dy gola ne nje fitore 4–1 ndaj Krasnodar, duke i dhene tre pikeshin e pare Wolfsburgut. Me 30 janar 2015, ai shenoi nje tjeter dopiete, kete here ne fitoren 4–1 kunder Bayern München, duke i shkaktuar ketyre te fundit humbjen e pare ne Bundeslige qe nga prilli i vitit te kaluar.

De Bruyne e nisi muajin mars ne nje forme fantastike, duke asistuar tre here ne fitoren 5–3 kunder ish klubit te tij Werder Bremen. Njembedhjete dite me pas, ai shenoi dy gola ne fitoren 3–1 kunder Interit ne ndeshjen e pare te raundit te 16-tave te Liges se Evropes. Ne ndeshjen e rradhes ne kampionat, De Bruyne shenoi dhe asistoi dy gola ne fitoren 3–0 kunder SC Freiburg.

Ai e mbylli sezonin me 10 gola dhe 20 asiste, duke vendosur nje rekord te ri ne Bundeslige per numrin e asisteve ne nje sezon. Wolfsburg e mbylli kampionatin ne vendin e dyte dhe u kualifikua ne UEFA Ligen e Kampioneve per sezonin 2015–16. Me 30 maj, ai luajti si titullar dhe shenoi ne finalen e kupes kunder Borussia Dortmund, me Wolfsburgun qe fitoi 3–1 ne Olympiastadion te Berlinit. De Bruyne e mbylli sezonin 2014–15 me 16 gola dhe 28 asiste ne te gjitha kompeticionet, si dhe u shpall Futbollisti i Vitit ne Gjermani.



                                     

1.7. Karriera me klube Sezoni 2015–16

De Bruyne e nisi sezonin e ri duke fituar DFL-Supercup 2015 kunder Bayern München, duke dhuruar asistin e golit te barazimit te shenuar nga Nicklas Bendtner ne minuten e 89te, me Wolfsburgun qe ne fund fitoi nga gjuajtjet e penalltive. Me 8 gusht, ai vazhdoi formen pozitive duke shenuar golin e pare te sezonit, te cilen e ndoqi me dy asiste te tjere, ne fitoren 4–1 ndaj Stuttgarter Kickers ne raundin e pare te kupes.

Ne gusht, mes zerave per nje transferim te tijin ne Angli, De Bruyne deklaroi se ai nuk do ta detyronte klubin qe ta shiste, por shtoi se nuk mund te qendronte pasiv ndaj interesit te Manchester City. Ai tha: "Nese vjen nje oferte, do ta degjoj rreth saj dhe per sa behet fjale, por deri tani nuk kam degjuar asgje. Une nuk do iki ne Angli vetem per te provuar se mund te luaj atje. Nuk kam pse iki ne Angli. Nese iki atje per mua dhe familjen time eshte nje zgjedhje e mire. Ky eshte çelsi per mua."

Me 10 gusht, u raportua se Manchester City kishte bere nje oferte te dyte per De Bruyne e cila ishte 47 milion £. Drejtori sportiv i Wolfsburgut, Klaus Allofs, deklaroi se klubi do te luftonte per te mbajtur lojtarin, duke thene: "Mendoj se disa klube te tjera kane kthyer koken e Kevinit. Disa shifra te medha po bejne punen dhe une e kuptoj pse ai po le gjithçka te hapur."

Me 27 gusht, u raportua se Manchester City e kishte rritur oferten, e cila tashme ishte 58 milion £. Klaus Allofs tha se City i kishte ofruarn nje rroge "te jashtezakonshme" lojtarit.

                                     

1.8. Karriera me klube Sezoni 2015–16

Me 30 gusht 2015, Manchester City njoftoi transferimin De Bruyne, i cili nenshkroi nje kontrate gjashte-vjeçare. Shuma e transferimit u raportua se ishte 55 milion £ 75 milion €, duke u bere lojtari me i shtrenjte ne historine e klubit si dhe transferimi i dyte me i shtrenjte i futbollit britanik pas atij te argjentinasit Ángel Di María te Manchester United ne vitin 2014. Ai debutoi me ekipin ne Premier Lige me 12 shtator kunder Crystal Palace, duke zevendesuar te demtuarin Sergio Agüero ne minuten e 25te. Shtate dite me pas, ai shenoi golin e pare me klubin kunder West Ham United ne nje humbje 2–1. Ai shenoi edhe ne suksesin 4–1 kunder Sunderlandit ne Kupen e Liges me 22 shtator, si dhe ne humbjen 4–1 ne Premier Lige ndaj Tottenham Hotspur me 26 shtator.

Me 2 tetor, De Bruyne u njoftua si nje nga kandidatet e çmimit prestigjoz FIFA Topi i Arte, sebashku me shoket e tij te ekipit Sergio Agüero dhe Yaya Touré. Nje dite me pas, ai vazhdoi formen e mire duke shenuar ne fitoren tenistike 6–1 ndaj Newcastle United. Me 20 tetor, ai ishte pjese e listes se reduktuar me 23 lojtare per Topin e Arte te publikuar nga FIFA. Vetem nje dite pas kesaj, De Bruyne shenoi golin e fitores ne kohen shtese kunder Seviles ne Ligen e Kampioneve, duke e vendosur Cityn ne vendin e dyte ne grup, vetem nje pike larg Juventusit te vendit te pare me tre ndeshje te mbetura. Me 1 dhjetor, dopieta e tij ndihmoi ekipin te mposhte 4–1 Hull Cityn, nje rezultat qe i dergoi ne gjysem-finalen e Kupes se Liges.

Me 27 janar 2016, De Bruyne shenoi nje gol ne fitoren 3–1 ndaj Evertonit ne gjysem-finalen e Kupes se Liges, por ne vijim pesoi nje demtim ne gjurin e djathte qe e mbajti jashte fushave te lojes per rreth dy muaj. Ai u rikthye ne aksion me 2 prill ne fitoren 4–0 ndaj Bournemouth ne Dean Court, duke shenuar golin e dyte te ekipit ne minuten e 20te. Kater dite me pas, De Bruyne shenoi golin e pare ne barazimin 2–2 kunder Paris Saint-Germain ne ndeshjen e pare te çerek-finales se Liges se Kampioneve ne Parc des Princes. Ai shenoi golin e vetem ne ndeshjen e kthimit, duke i dhene Cityt fitoren 1–0 dhe kalimin ne gjysem-finale per here te pare ne historine e klubit. Mark Ogden i The Independent, shkruajti ne lidhje me golin De Bruyne duke thene: "Ishte nje gol shtanges nga belgu, i cili beri nje prekje per te kontrolluar topin para se te mposhte portierin Kevin Trapp me nje gjuajtje me hark ne hyrje te zones."

                                     

1.9. Karriera me klube Sezoni 2016–17

Me 10 shtator 2016, De Bruyne shenoi dhe asistoi ne derbin e pare sezonal te Manchesterit ku ekipi i mposhti 2–1 rivalet e United kurse ai u shpall lojtari i ndeshjes. Ai u shpall lojtari me i mire edhe ne fitoren 4–0 kunder Bournemouth shtate dite me pas, duke asistuar dhe shenuar serisht si dhe duke marre pjese ne aksionet e dy golave te tjere. Pas ndeshjeve te kombetareve, Manchesteri barazoi ne ndeshjen e rradhes kunder Evertonit me 15 tetor; Agüero dhe De Bruyne humben secili nga nje penallti para se Nolito te hynte ne fushe si zevendesues per te shenuar, me Cityn qe barazoi 1–1. Me 1 nentor, De Bruyne shenoi me goditje te lire ne fitoren 3–1 ne shtepi kunder Barcelones, duke regjistruar golin e pare ne Ligen e Kampioneve per kete sezon. Me 21 janar 2017, De Bruyne dhuroi nje tjeter performance pozitive ne barazimin 2–2 ne shtepi ndaj Tottenham Hotspur, duke shenuar dhe asistuar golin e Leroy Sanés; ai u zgjodh serisht lojtari i ndeshjes. Me 27 mars, De Bruyne u dallua serisht per performancen e tij ne barazimin 1–1 kunder Liverpoolit ne Etihad Stadium, duke asistuar golin e Agüeros. Ai e mbylli sezonin e dyte ne Angli me 49 ndeshje ne te gjitha kompeticionet, duke shenuar 7 gola, perfshire 6 ne Premier Lige.

                                     

1.10. Karriera me klube Sezoni 2017–18

De Bruyne regjistroi asistet e pare te sezonit me 9 shtator 2017 ne fitoren 5–0 ne shtepi ndaj Liverpool. Ai asistoi serisht ne ndeshjen e rradhes ne kampionat ku City regjistroi nje fitore tjeter madhore 6–0, kete here ndaj Watford. Goli i tij i pare per sezonin 2017–18 erdhi me 26 shtator ne fitoren 2–0 kunder Shakhtar Donetsk ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve. Vetem kater dite me pas ai shenoi edhe golin e pare ne Premier Lige per kete sezon, duke i dhene ekipit te tij nje fitore minimale 1–0 kunder Çelsit ne Stamford Bridge.

Me 13 dhjetor, De Bruyne shenoi nje nga golat e fitores 4–0 ndaj Swansea City, duke ndihmuar ekipin te fitonte ndeshjen e 15te rresht ne Premier Lige. Vetem tre dite me pas, ai ishte serisht ne listen e shenuesve, duke shenuar ne fitoren 3–1 kunder Tottenham Hotspur; ai mori levdatat e trajnerit Pep Guardiola pas perfundimit te ndeshjes, i cili tha se De Bruyne "po ndihmon klubin te behet nje institucion me i mire." Ne ndeshjen e fundit per vitin 2017, De Bruyne asistoi golin e Sterling ne fitoren minimale 1–0 ndaj Newcastle United. Ai e nisi vitin e ri duke shenuar ne fitoren 2–1 kunder Bristol City ne ndeshjen e pare te gjysem-finales se Kupes EFL. Me 22 janar 2018, De Bruyne firmosi nje kontrate te re me klubin deri ne qershor 2023. Nje dite me pas, ne ndeshjen e kthimit te gjysem-finales se Kupes EFL kunder Britos Cityt, ai shenoi golin e trete te fitores 3–2 duke ndihmuar Cityn te arrinte ne finale me rezultatin e pergjithshem 5–3.

Me 10 shkurt, De Bruyne dhuroi tre asiste, dy per Agüeron dhe nje Sterling, ne fitoren 5–1 ndaj Leicester Cityt, duke arritur ne kuoten e 14 asisteve sezonal. Pesembedhjete dite me pas, ai fitoi trofeun e pare te sezonit, Kupen EFL, me Cityn qe mposhti 3–0 Arsenalin; ky ishte trofeu i pare nen drejtimin e trajnerit Pep Guardiola. Me 13 maj, ne ndeshjen e fundit te kampionatit, De Bruyne asistoi golin e fitores te shenuar nga Gabriel Jesus kunder Southampton, duke bere qe City te fitonte titullin me 100 pike, duke u bere ekipi i pare qe e arrin kete gje; ai u shpall lojtari i ndeshjes nga BBC. Ai e mbylli kampionatin me 16 asiste, duke fituar edicionin e pare te çmimit "Organizatori i Sezonit ne Premier Lige". Ai gjithashtu u zgjodh ne PFA Ekipin e Vitit si dhe u votua Lojtari i Sezonit i Manchester Cityt.



                                     

1.11. Karriera me klube Sezoni 2018–19

Me 15 gusht 2018, De Bruyne pesoi nje demtim ne gju gjate nje seance stervitore, duke bere qe disa uebfaqe te raportinin se ai nuk do te luante per te pakten tre muaj. Dy dite me pas, Manchester City konfirmoi se lojtari kishte pesuar nje demtim ne ligamentin kolateral te gjurit te djathte, e cila nuk kishte nevoje per operacion, por qe do ta mbante jashte fushave per tre muaj. Menjehere pasi u rikthye ne aksion ne tetor, De Bruyne pesoi nje tjeter demtim ne ligamentin e gjurit ne ndeshjen e raundit te katert te Kupes FA ndaj Fulham. Ky demtim sipas parashikimeve pritej ta mbante jashte fushave per 5–6 jave, por ai u rikthye ne stervitje pas vetem 3 javesh. Me 18 maj 2019, De Bruyne u aktivizua si zevendesues ne finalen e Kupes FA, duke asistuar golin e trete dhe duke asistuar edhe dy te tjere qe Cityn qe arriti nje fitore 6–0 ndaj Watford; me kete sukses, City u be klubi i pare anglez qe fiton tripleten e trofeve vendor. Ai u shpall lojtari i ndeshjes per performancen e tij.

                                     

1.12. Karriera me klube Sezoni 2019–20

Me 15 dhjetor 2019, De Bruyne shenoi dy gola ne fitoren 3–0 ne transferte kunder Arsenalit ne Premier Lige. Goli i tij i 50te ne te gjitha kompeticionet me klubin erdhi me 26 shkurt 2020 me penallti ne fitoren 2–1 me permbysje kunder Real Madridit ne Santiago Bernabéu ne ndeshjen e pare te raundit te 16-tave te Liges se Kampioneve.

Ne ndeshjen e javes se fundit te Premier Liges, City mposhti Norwich Cityn 5–0 ne shtepi; De Bruyne shenoi dy gola si dhe regjistroi asistin e 20te sezonal, duke barazuar rekordin e Thierry Henrys per numrin e asisteve ne nje sezon. Ai gjithashtu fitoi çmimin "Organizatori i Sezonit ne Premier Lige" per here te dyte ne karriere. Ai u be lojtari i pare qe arrin 20 asiste ne nje sezon ne dy nga pese ligat kryesore te Evropes.

Ne perfundim te sezonit De Bruyne u shpall Lojtari i Sezonit ne Premier Lige pasi kishte shenuar 13 gola, kishte asistuar 20 dhe kishte krijuar 104 mundesi per gol me loje te hapur. Kjo statistike e fundit e beri ate lojtarin e pare qe krijon me shume raste per gol ne nje sezon qe nga viti 2005.

                                     

2. Karriera nderkombetare

De Bruyne ka luajtur me ekipet nen-18, -19 dhe -21. Ai debutoi me kombetaren e pare me 11 gusht 2010 ne nje ndeshje miqesore ndaj Finlandes ne Turqi; ndeshja u mbyll me fitoren e Finlandes 1–0. Para se te debutonte me kombetaren e pare, De Bruyne kishte mundesi te perfaqsonte Burunin, e cila ishte vendlindja e gjyshes se tij.

De Bruyne fitoi vendin ne formacionin titullar gjate fushates kualifikuese te Belgjikes per Kupen e Botes 2014; ai regjistroi kater gola ne grup me Belgjiken e cila u kualifikua ne nje turnament madhor per here te pare pas 12 vitesh. Me 13 maj 2014, ai ishte nje nga 23 lojtaret qe do te luanin ne finalet e turnamentit. Ne ndeshjen e pare te Belgjikes ne fazen e grupeve kunder Algjerise ne Belo Horizonte, De Bruyne asistoi golin e barazimit te perkohshem te shenuar nga Marouane Fellaini me Belgjiken qe fitoi 2–1; ai zgjodh lojtari i ndeshjes nga FIFA. Ne raundin e 16-tave, ai shenoi ne kohen shtese te fitores 2–1 kunder Shteteve te Bashkuara.

Me 10 tetor 2014, De Bruyne shenoi dy gola ne fitoren 6–0 ndaj Andorres ne kualifikueset e UEFA Euro 2016, e cila barazoi fitoren rekord ne nje ndeshje kualifikuese te vendosur ne vitin 1986. Me 3 shtator 2015, De Bruyne shenoi golin e trete ne kualifikuese ne fitoren 3–1 ndaj Bosnje dhe Hercegovines. Nje muaj me vone, ai shenoi ne suksesin 4–1 kunder Andorres ne transferte, duke ndihmuar Belgjiken te kualifikoheshe ne finalet e turnamentit. Ne ndeshjen e fundit te grupit, De Bruyne shenoi te dytin e fitores 3–1 kunder Izraelit, duke i dhene Belgjikes vendin e pare ne Grupin B; De Bruyne dhe Hazard ishin golashenuesit me te mire te Belgjikes me nga 5 gola secili. Ai ishte pjese e listes perfundimtare me 23 lojtare te Belgjikes per turnamentin qe u luajt ne France. Me 18 qershor, De Bruyne u lavderua per performancen e tij ne fitoren 3–0 kunder Republikes se Irlandes ne fazen e grupeve. Tete dite me vone, ai u zgjodh lojtari i ndeshjes nga BBC per performancen e tij ne fitoren 4–0 kunder Hungarise ne raundin e 16-tave, ku ai asistoi dy here.

Dy vite me pas, De Bruyne u zgjodh per te luajtur ne FIFA Kupen e Botes 2018 ne Rusi. Ne ndeshjen e pare te fazes se grupeve kunder ekipit debutues Panama, De Bruyne asistoi Romelu Lukakun me Belgjiken qe fitoi paster 3–0. Ai regjistroi golin e pare ne turnament me 6 korrik ne fitoren 2–1 kunder Brazilit ne cerek-finale; ai mposhti portierin kunder me nje gjuajtje te sakte nga jashte zone dhe u zgjodh lojtari me i mire pas perfundimit te ndeshjes. Ne gjysem-finale, Belgjika u mposht 1–0 nga Franca, e cila ne fund fitoi turnamentin. Me 14 korrik, Belgjika regjistroi nje fitore 2–0 ndaj Anglise ne finalen e vogel, duke e mbyllur turnamentin ne vendin e trete.

                                     

3. Stili i lojes

De Bruyne konsiderohet gjeresisht si nje nga lojtaret me te mire te botes, dhe eshte pershkruar shpesh si nje lojtar "i kompletuar". Ai eshte nje lojtar i shkathtet dhe shume i talentuar i cili luan zakonisht si mesfushor qendror ose sulmues, por mund te luaje edhe ne pozicione te tjera, si anesor ose sulmues i dyte; ne disa raste me te rralla, ai ka luajtur edhe ne rolin e mesfushorit te terhequr. De Bruyne konsiderohet nga shume specialist futbolli si nje organizator i kompletuar i koherave moderne, kjo fale teknikes, atleticizmit, angazhimit ne fushe pa top, vizionit, krosimeve te sakta, rrezes se gjere te pasimit dhe gjuajtjeve te sakta nga distanca me te dyja kembet.

De Bruyne nuk ka shpejtesi, force fizike ose aftesi ne duelet ajerore, por megjithate ka elegance dhe shpejtesi kur eshte nen zoterimin e topit; kur ka topin, ai tregon aftesite e shkelqyera dribluese, duke i konbinuar me pozicionimin e sakte, inteligjencen taktike, levizjet dhe me stilin e lojes direkt. De Bruyne gjithashtu shquhet per inkursionet e tij perpara kur eshte me topin ne kembe, duke shfryezuar hapsirat e lena nga mbrojtjet kundershtare, qe i mundeson atij te krijoje mundesi per gol per shoket e ekipit ose per vete dhe e bene ate nje lojtar te rrezikshem ne kunder-sulme. Perveç aftesive te tij krijuese, De Bruyne eshte gjithashtu i afte te shenoje gola duke bere vrapime pa top nga mbrapa drejt zones kundershtare, si dhe eshte nje ekzekutues i sakte i goditjeve te lira. Ai u rendit si futbollisti i katert me i mire ne bote nga The Guardian per vitin 2017, si dhe i dymbedhjeti per vitin 2019.

                                     

4. Jeta personale

Mamaja De Bruyne eshte belge, e cila ka lindur ne Burundi dhe ka jetuar per dy vite ne Bregun e Fildishte. Ai ka lindur ne Drongen, nje nenkomune e qytetit te Ghent e cila ndodhet ne Flanders. Ne kete zone flitet gjuha holandeze. Perveç kesaj gjuhe, De Bruyne flet rrjedhshem gjuhen franceze, angleze dhe gjermane.

Qe nga viti 2014 De Bruyne ka qene ne nje marredhenje me Michèle Lacroix. Ai u be baba per here te pare me 10 mars 2016 pas lindjes se Mason Milian De Bruyne. Me 31 tetor 2018, lindi dhe djali i tyre i dyte, i quajtur Rome De Bruyne. De Bruyne dhe Michèle u martuan ne qershor 2017.

Ne tetor 2014, ai nxorri autobiografine e tij te quajtur Keep It Simple, e cila u publikua nga Borgerhoff & Lamberigts.

De Bruyne ishte nje ambasador i Lojerave olimpike per personat me aftesi te kufiziuara 2014, e cila u mbajt ne Antwerp ne Belgjike. Ai ishte pjese e nje reklame qe shkaktoi polemika, te cilen ai e postoi ne faqen e tij ne Instagram. Duke shpalosur sloganin ne gjuhen holandeze: "A do te ishte tifozi im nese do te ngjaja keshtu?", ku shfaqej vete ai si nje person me sindromen down.

                                     

5. Statistikat e karrieres

Golat me kombetaren

Redaktuar me 19 nentor 2019. Rezultatet e Belgjikes te listuara te parat, kolonat e golave tregojne rezultatin pas çdo goli te shenuar nga De Bruyne.
                                     

6.1. Trofe Klube

Genk
  • Superkupa e Belgjikes: 2011
  • Kupa e Belgjikes: 2008–09
  • Liga Pro Belge: 2010–11
VfL Wolfsburg
  • DFL-Supercup: 2015
  • DFB-Pokal: 2014–15
Manchester City
  • FA Community Shield: 2019
  • Premier League: 2017–18, 2018–19
  • FA Cup: 2018–19
  • Football League/EFL Cup: 2015–16, 2017–18, 2019–20
                                     

6.2. Trofe Personale

  • I nominuar per FIFA FIFPro World11: 2019 mesfushori i 8te
  • Futbollisti i Vitit ne Gjermani: 2015
  • Goli i Muajit i Premier Liges: nentor 2019, korrik 2020
  • IFFHS Ekipi i Vitit per Meshkuj: 2017, 2019
  • XI e botes nga France Football: 2015
  • PFA Ekipi i Vitit: 2017–18
  • UEFA Ekipi i Vitit: 2017, 2019
  • Ekipi i Sezonit i UEFA Liges se Evropes: 2014–15
  • Organizatori i Sezonit i Premier Liges: 2017–18 16 asiste, 2019–20 asiste
  • Ekipi i Vitit i Bundesliges: 2014–15
  • Sportisti Belg i Vitit: 2015
  • Ekipi i Enderrave te FIFA Kupes se Botes: 2018
  • Ekipi i Vitit nga EA Sports FIFA: 2018, 2019
  • Goli i Sezonit i Manchester Cityt: 2019–20
  • Lojtari Ri i Vitit i Bundesliges: 2012–13
  • Goli i Sezonit i Premier Liges: 2019–20
  • Lojtari i Vitit i Bundesliges: 2014–15
  • Lojtari i Sezonit i Manchester Cityt: 2015–16, 2017–18, 2019–20
  • Ekipi i Sezonit i UEFA Liges se Kampioneve: 2017–18, 2018–19, 2019–20
  • FIFA FIFPro World11: Ekipi i trete 2016, Ekipi i dyte 2018,
                                     

7. Lidhje te jashtme

  • Profili i Kevin De Bruyne te Federata Belge e Futbollit
  • Kevin De Bruyne te Soccerbase
  • Kevin De Bruyne – Rekordi ne kompeticionet e UEFA-s
  • Kevin De Bruyne – Rekordi ne kompeticionet e FIFA-s