Back

ⓘ Platina




Platina
                                     

ⓘ Platina

Platini eshte metal i çmuar shume i rende, i bute si ari, me ngjyre hiri ne te bardhe, qe shkrin ne temperature te larte dhe qe perdoret per te bere sende zbukurimi, ene kimike etj. Simboli kimik i tij eshte Pt dhe ne sistemin periodik radhitet me numrin rendor 78.

                                     

1. Platini

Platini eshte nje element kimik me simbolin atomik Pt dhe numrin atomik 78. Ne Tabelen Periodike te Elementeve ai eshte ne grupin e 10. I rende, i petezueshem, i punueshem, i çmuar, nje metal kalimtar i bardhe-gri, Platini eshte rezistent ndaj gerryerjeve dhe ngjan me disa nga xeheroret e nikelit dhe bakrit neper disa depozita native. Platini perdoret per bizhuteri, ne pajisjet laboratorike, lidhjet elektrike, ne stomatologji, aparat i kontrollit te emetimit te makinave. Shufrat e Platinit kane nje kod qarkullimi te vendosur nga ISO International Organization for Standardization qe eshte XPT.

Platini Pt

  • Struktura: paketim i ngjeshur KUBIK i Pt
  • Qeliza elementare: kub faqecentruar
  • Lidhje metalike
  • pergjithesisht kollomorf
  • Fortesia: 4-4.5
  • Perdorimi: Mineral per nxjerrjen e Pt
  • Veti Fizike
  • Elemente izomorfe
  • Tjetersimi: shume i qendrueshem
  • Singonia: KUBIKE
  • Bashkeshoqerohet: cr, ol, px, py, gal, sph, asp, Q, kalc …
  • Shpetezimi: dobet
  • Ngjyra e vijes: bardhe
  • Simetria e brendshme: Fm3m
  • Shkelqimi: metalik
  • Gjeneza: magmatike, rralle hidrotermale, grumbullohet edhe ne shkriferime
  • Ngjyra: bardhe-gri erreson permbajtja Fe
  • Rralle kristale kubike, rombododekaedrike ;
  • Densiteti: deri 18-21
  • Pt: Fe deri 50% poliksen, Pd, Os, Ir, Rh, Ru, …
                                     

2. Karakteristika te rendesishme

Kur eshte i paster, metali eshte ne ngjyre gri ne te bardhe dhe i ngurte. Veshja e Platinit dhe karakteristikat e rezistences se shkelqimit te tij jane shume te pershtatshme per te bere bizhuteri te persosura. Platini eshte me i çmuar se ari. Çmimi i Platinit ndryshon sipas mundesise se sigurimit te tij, por çmimi i tij eshte sa dyfishi i çmimit te arit. Ne shekullin e 18, rrallesia e platinit e beri mbretin Louis-in e XV te Frances ta shpallte ate si te vetmin metal te pershtatshem per nje mbret. Platini zoteron nje rezistence te larte nga sulmet kimike, karakteristika te shkelqyeshme ne temperature te larte dhe tipare te qendrueshme elektriciteti. Te gjitha keto tipare jane shfrytezuar per perdorim industrial. Platini nuk oksidohet ne ajer ne asnje temperature, por mund te gerryhet nga cianidet, halogjenet, squfuri dhe nga gerryesit alkaline. Gjendjet e zakonshme te oksidimit te platinit jane +2 dhe +4. Gjendjet e oksidimit +1 dhe +3 jane me pak te zakonshme.

                                     

3. Historia

Platini natyral dhe perzierjet e pasura te tij jane njohur per nje kohe te gjate. Mendohet se metali ishte perdorur nga amerikanet vendas te periudhes Pre-Kolumbiane, permendja e pare Europiane e platinit shfaqet ne 1557 ne shkrimet e humanistit italian Julius Caesar Scaliger 1484–1558 si pershkrim i nje metali misterioz te gjetur ne minierat e Amerikes qendrore mes Darién Panama dhe Meksikes. Fjala Platin vjen nga fjala spanjolle platina, te thote" argjend i vogel”.

Simboli alkimik per platinin eshte bere duke bashkuar simbolet e argjendit dhe arit. Platini u shqyrtua nga astronomi Antonio de Ulloa dhe Don Jorge Juan y Santacilia 1713–1773,te dy u caktuan ne nje ekspedite gjeografike ne Peru qe zgjati nga 1735 deri ne 1745 nga mbreti Filipi i V. Midis te tjerash, Ulloa vezhgoi platina del pinto nje metal te papnueshem te gjetur me arin ne Granaden Re Kolumbi. Piratet angleze e kapen anijen e Ulloas gjate kthimit. Mendohet se ai ishte pritur mire ne Angli, dhe madje ishte bere anetar i shoqerise se larte, ai u ndalua te publikonte ndonje informacion per metalin qe ishte ende i panjohur deri ne 1748. Para se kjo te ndodhte Çarls Uood Charles Wood ne menyre te pavarur e izoloi elementin ne 1741. Zbulimet me te medha jane gjetur ne Rusi ne 1819, qe ne shekullin e 20 prodhoi afersisht 90% te prodhimit boteror te platinit. Per shkak te rrallesise se tij, veshtiresite e medha per ta punuar dhe nevoja per ta perziere ate me nje metal akoma me te shtrenjte iridiumin, ne fund te shekullit te 19 platini ishte perdorur vetem ne disa menyra te kufizuara per bizhuteri. Kjo ndryshoi ne fillim te shekullit te 20 kur shumica e skeleteve te unazave me diamante dhe shumica e bizhuterive te veçanta ishin te bera pothuajse teresisht me platin. zlluil



                                     

4. Prodhimi

1000 centimeter kub e nje platini 99.9% te paster

Ne menyre qe te perfitohet platin i paster, minerali derrmohet ne nje permbajtje therrmijash te pa tretshme ne uje slurry, dhe pastaj perzihet me nje pastrues qe permban grumbullues molekulash. Me pas ajri zien gjate perzierjes, duke u krijuar therrmijave te mineralit metalor qe te shkeputen nga pjesa tjeter e perzierjes. Ky proces quhet" flotation” pluskim. Hapi tjeter eshte shkrirja. Ne 2006, rezervat boterore te platinit ishin rreth 217700 kg ose 7 milione troi ounce. Çmimi mesatar nga viti 1991 deri ne 2007 ne $ per troi ounce ~$40/g.

                                     

5. Masa paraprake

Sipas Qendres se Kontrollit dhe Parandalimit te Semundjeve, ekspozimi per nje kohe te shkurter ndaj kriperave te platinit" mund te shkaktoje acarime te syve, hundes dhe grykes” dhe ekspozimi per nje kohe te gjate" mund te shkaktoje alergji te frymemarrjes dhe te lekures”. Disa perberje platini perdoren ne kimioterapi dhe tregojne nje aktivitet ndalues kunder disa tumoreve. Cisplatini eshte veçanerisht i efektshem kunder kancerit te organeve mashkullore, shkalla e sherimit u permiresua nga 10% deri ne 85%. Megjithate efektet anesore jane te renda, cisplatini shkakton grumbullime, deme te pakthyeshme te veshkave dhe te degjimit. Si agjentet e tjere ototoksik, shurdhesia mund te jete dytesore ne bashkeveprimet me melaninen ne stria vascularis. Meqenese platini eshte katalizator ne prodhimin e llastiqeve te silikonit dhe perberesve te xheleve te llojeve te ndryshme te transplantove mjekesore te transplantove te gjirit, disqe artificiale per kurrizin,portat hyrese te eneve te gjakut, mundesite qe platini natyror i lire te hyje ne trup dhe te shkaktoje efekte te kunderta ka merituar nje shqyrtim te hollesishem. FDA-ja dhe shtete te tjera kane rishqyrtuar çeshtjen dhe nuk kane gjetur prova qe ta sugjerojne toksik platinin natyror.

                                     

6. Perhapja

Platini eshte nje mezal shume i rralle,gjendet ne sasi vetem ne 0.003 ppb ne koren e tokes, dhe eshte 30 here me i rralle se ari. Ne qofte se te gjitha rezervat e platinit do te mblidheshin ne nje pishine me permasa olimpike, do te ishte aq thelle sa te mbulonte deri te kyçi i kembes. Ari do te mbushte me shume se tre pishina te tilla. Ne 2005, British Geological Survey shpallte se Afrika e jugut ishte prodhuesja kryesore e platinit me pothuajse 80% te ndjekur nga Rusia dhe Kanada-ja. Platini shpesh eshte gjetur si i pa perzier kimikisht si platin nativ dhe i perzier me iridium si platiniridium.

Platini arsenid, sperrilit PtAs2, eshte burimi me i madh i platinit bashkuar me xeheroret e nikelit ne depozitat e Sudbury Basin ne Ontario, Kanada.

                                     

7. Platini si metal i rralle

Platini si metal irralle por i çmuar ka bere qe reklamuesit ta bashkojne ate me luksin dhe pasurine. Kartat e kreditit te platinit kane privilegje me te medha se ato te arit. Dhuratat e platinit jane me te shtrenjtat, te radhitura siper arit,argjendit dhe bronxit por poshte diamantit. Per shembull ne SHBA nje album muzikor qe ka shitur me shume se 1.000.000 kopie do te çertifikohet si PLATIN, ndersa nje album qe ka shitur me shume se 10.000.000 kopie do te çertifikohet si DIAMANT. Edhe disa produkte si, siç jane automjetet me nje ngjyre gri ne te bardhe identifikohen si PLATIN. Platini konsiderohet si metal i çmuar, megjithese perdorimi i tij nuk eshte i zakonshem sa ari dhe argjendi. Skeleti i kurores se Mbretereshes Elizabet Mbretereshes Nene, prodhuar per kurorezimin e saj si bashkeshorte e Mbretit George i VI, eshte bere prej platini. Ishte kurora e pare Britanike qe eshte bere prej ketij metali te veçante.

Nje monedhe e Jugosllavise dhe nje 100$ Amerikane prej PLATINI