Back

ⓘ Fjalor Suedisht - Shqip




                                     

ⓘ Fjalor Suedisht - Shqip

Fjalori suedisht-shqip i autorit Sadulla Zendeli-Daja me 28000 fjale, eshte botim i Agjencise Kombetare Suedeze per Arsim-Enti per Zhvillim i Suedise, Stokholm, 2004. Korrektimi gjuhesor i pjeses shqipe eshte bere nga Svetllana Mihali dhe Shefkije Islamaj. Ky fjalor eshte i dyti i ketij lloji. I pari me 17000 fjale u botua me 1994 dhe eshte i te njejtit autor. Autori Sadulla Zendeli-Daja, i njohur ne opinionin tone si veprimtar i madh jo vetem ne fushen e arsimit ne Suedi, ka bere pune te vlefshme edhe si hartues fjalori. Fjalori i tij suedisht–shqip permban 930 faqe te formatit te madh dhe 66 faqe me fotografi ilustruese me ngjyra. Teknikisht eshte pergatitur ne shkalle te larte dhe i bashkohet serise se fjaloreve te tjere suedisht-gjuhe e huaj. Ne korpusin e 54 000 fjaleve jane zgjedhur e perpunuar 28 500 njesi leksikore. Fjalesi i fjalorit eshte perzgjedhur prej nje lende te gjere shkrimore bashkekohore dhe pasqyron realitetin gjuhesor te Suedise se diteve tona. Fjalori permban fjale dhe shprehje te perdorimit te perditshem te veçante te gjuhes suedeze me pergjegjeset ne gjuhen shqipe. Ne pjesen shqipe eshte perfshire leksiku aktiv, jo rralle leksiku pasiv dhe ai potencial i shqipes per t’i dale balle fjalesit te suedishtes. Jane perfshire edhe nje numer fjalesh te reja, pak te njohura, te huaja me karakter nderkombetar, nje numer dialektizmash, nga te dy dialektet gegerishtja e toskerishtja. Permban edhe 1000 emertime te sferes shoqerore, te cilat jane pajisur me sqarime te nevojshme. Ne kete kontekst, i madh eshte edhe numri i kuptimeve e ngjyrimeve kuptimore, i sinonimeve dhe antonimeve, i thenieve dhe idiomave. Ne fund te fjalorit jane perfshire fotografi tematike me ngjyra, te shoqeruara me tekst nga fusha te ndryshme te jetes se njeriut.

Nje ane shume e vlefshme e fjalorit eshte karakteri i tij normativ. Ana normative e fjalorit perfshin te gjitha rrafshet e gjuhes: fonetike, morfologji, sintakse, leksik, fjaleformim dhe ne rrafshin e stilistikes, per çka, mendojme se do te kete nje rol te madh edhe ne pervetesimin e normes se gjuhes letrare. Shfrytezimi i pervojave te dy leksikografive, suedeze dhe shqiptare, i kane ndihmuar autorit te zgjidhe me sukses nje numer problemesh qe dalin ne hartimin e fjaloreve te ketij tipi. Mund te thuhet, se Fjalori suedisht-shqip i Entit per Shkollim te Suedise eshte nje fjalor me rendesi te madhe, sepse pasuron leksikografite te dy gjuheve, suedeze e shqiptare, ploteson zbrazeti te ndjeshme per fjalore te ketij lloji, permbush te gjitha kriteret mbi te cilat ndertohen fjaloret dygjuhesore bashkekohore, permban informacione shtese per jeten, kulturen e psikologjine e popullit suedez dhe sepse ka anen e tij praktike te perdorimit dhe kete ane e siguron perzgjedhja e duhur teknike e trajtimit te lendes gjuhesore.