Back

ⓘ Lady Gaga




Lady Gaga
                                     

ⓘ Lady Gaga

Stefani Joanne Angelina Germanotta, e njohur ne fushen profesionale si Lady Gaga, eshte nje kengetare, kompozitore dhe aktore amerikane. Ajo performonte fillimisht ne teater, luante ne shfaqet e shkolles se saj, dhe studionte ne CAP21 permes Tisch School of the Arts te NYU, para se ta linte shkollen per te ndjekur karrieren muzikore. Pas largimit nga nje grup rock dhe prishjes se nje kontrate me Def Jam Recordings, Gaga punoi si nje kantautore per Sony dhe ATV Music Publishing. Prej andej, artisti diskografik Akon vuri re aftesite e saj zanore dhe e ndihmoi te nenshkruante nje marreveshje te perbashket me Interscope Records dhe me KonLive Distribution.

Albumi i saj debutues The Fame 2008 ishte nje sukses kritik dhe komercial qe prodhoi hite si "Just Dance" dhe "Poker Face". EP-ja pasardhese, The Fame Monster 2009 pati pritshmeri te ngjashme dhe kenget e veçuara "Bad Romance", "Telephone", dhe "Alejandro" u kthyen ne suksese. Albumi i saj i dyte Born This Way u publikua ne 2011 dhe arriti majat e klasifikimeve ne me shume se 20 vende, duke perfshire Shtetet e Bashkuara, ku shiti pothuajse nje milion kopje ne javen e pare. Kenga e veçuar nga ky album, "Born This Way" arriti gjithashtu majat e klasifikimeve. Albumi i trete Artpop doli ne 2013 bashke me kengen e veçuar "Applause" dhe u arriten pozicione te larta ne klasifikime. Ne 2014, Gaga nxori albumin jazz ne bashkepunim me Tony Benett me titullin Cheek to Cheek, i cili u be albumi i saj i trete i njepasnjeshem qe arrin numrin nje ne SHBA. Ne 2016 ajo fiton nje Golden Globe Award per rolin ne American Horror Story: Hotel. Gaga arriti te jete e vetmja femer e viteve 2010 ne SHBA qe te kete kater albume ne majat e klasifikimeve, kur albumi i saj i peste Joanne 2016 arriti numrin nje.

Me shitje nderkombetare te albumeve prej 27 milion kopje dhe kengesh te veçuara prej 146 milion kopje, sa i perket janarit te vitit 2016, Gaga konsiderohet si nje nga artistet me shume shitje. Arritjet e saj perfshijne dymbedhjete Guinness World Records, tre Brit Awards dhe gjashte Grammy Awards. Ajo njihet per punen e saj filantropike dhe eshte nje aktiviste sociale, duke perfshire ketu mbrojtjen te drejtave te LGBT-se dhe te organizates se saj jo-fitimprurese, Fondacioni Born This Way, i cili fokusohet ne fuqizimin e rinise dhe luften kunder bullizmit.

                                     

1. Diskografia

Studio albume

  • Born This Way 2011
  • Cheek to Cheek 2014
  • The Fame 2008
  • Joanne 2016
  • Artpop 2013

EP

  • The Cherrytree Sessions 2009
  • The Fame Monster 2009
  • Hitmixes 2009
  • A Very Gaga Holiday 2011

Albume te tjera

  • Born This Way: The Remix 2011
  • The Remix 2010
  • The Singles 2010
                                     

2. Filmografia

  • Machette Kills 2013
  • The Zen of Bennett 2012
  • Jeremy Scott: The Peoples Designer 2015
  • Muppets Most Wanted 2014
  • Katy Perry: Part of Me 2012
  • Sin City: A Dame to Kill For 2014