Back

ⓘ Fjalori i arkeologjisë




                                     

ⓘ Fjalori i arkeologjisë

Fjalor i Arkeologjise eshte titulluar botimi me autor arkeologet Ardit Miti dhe Eglantina Serjani. Lidhur me kete nisme autoret shprehen:" Mendojme se fjalori do te jete nje instrument i vlefshem si per studentet dhe profesionistet, te cileve u jepet akses i shpejte dhe referues per terma te njohur apo te panjohur per ta, gjithashtu edhe per te interesuarit ne fushen e arkeologjise dhe trashegimise kulturore qe do te kene lehtesi ne te kuptuarin dhe njohjen e terminologjise”.

Sipas tyre, fjalori nuk ka vetem nje natyre pershkrimore, por tenton te shkoje edhe me tej, duke sjelle nje fryme interpretative ne menyre te veçante per ata terma qe lidhen me trashegimine arkeologjike dhe kulturore shqiptare.

Nderkohe qe arkeologu Miti ben me dije se ky fjalor perfshin 1983 terma dhe zera, te cilet variojne qe nga periudhat historike dhe ato gjeologjike, faktet dhe ngjarjet, fiset dhe popujt, evolucioni njerezor dhe besimet e ritet, biografite per jeten e mbreterve, perandoreve, koleksionisteve, studiuesve etj.

Po ashtu, ai permend edhe shtetet, institucionet, qendrat arkeologjike dhe kulturat, artin dhe arkitekturen, elemente, monumente dhe artifakte, teorite dhe praktikat deri ne shkencat dhe disiplinat ndihmese, ku disa prej tyre i prezantohen per here te pare lexuesit shqiptar.

"Ky liber eshte iniciativa e pare per publikimin e nje fjalori te plote te termave arkeologjike ne Shqiperi. Per kete arsye, edhe pse jemi perpjekur per te sjelle formen me te mire, nuk mund te themi se kemi mbuluar dhe trajtuar njesoj te gjithe termat", - thote ai.

Botimi i terminologjise arkeologjike, i cili pritet te promovohet dhe te hidhet ne treg se shpejti, shoqerohet po ashtu edhe me figura e tabela qe ndajne periudhat historike nga njera-tjetra per ta bere rrjedhen e ngjarjeve me te qarte e lehtesisht te kuptueshme.

"Kemi pare te domosdoshme qe disa zera te pasqyrohen ne imazhe, pra jane 172 figura. Po ashtu edhe ne dy tabela, ku njera u perket periudhave historike, e cila prezanton periodizimin ne territorin e Shqiperise, perkrah atij te territoreve te Greqise, Maqedonise, Kosoves, Ballkanit dhe Evropes qendrore e perendimore, ndersa tjetra paraqet periodizimin gjeologjik te rruzullit tokesor", - tregojne autoret.

Te dyja keto tabela jane paraqitur ne shkalle, ne tabelen e periudhave historike duke filluar nga eneoliti 1 mm qe eshte i barabarte me 20 vjet, ndersa ne ate te periudhave gjeologjike shkalla varion nga 1 mm i barabarte me 6000000 vjet, 1 mm i barabarte me 2000000 vjet deri ne 1 mm te barabarte me 160000 vjet per te dhene idene e shtrirjes se periudhave, kulturave dhe qendrave arkeologjike ne hapesire dhe kohe.

Libri ri u sherben shtresave te ndryshme shoqerore, pasi sipas autoreve, arkeologjia nuk eshte vetem nje disipline profesionale qe zhvillohet ne rang akademik duke qene pjese e rretheve shkencore dhe auditoreve universitare, por edhe si nje subjekt me karakter publik qe perfshin administraten vendore dhe ate qendrore, institucionet qe merren me trashegimine kulturore si dhe komunitetin lokal.

Fjalori vjen si vullnet i fondacionit "E Ardhmja e Trashegimise Shqiptare", ne varesi te "Packard". Per paraqitjen e termave ne fjalor jane ndjekur disa kritere ne funksion te perdorimit. Ne rastet kur zeri eshte nje emer i perveçem, fillon me germe te madhe si p.sh. Iliria dhe ne rastet kur ai eshte nje emer i pergjithshem fillon me germe te vogel si p. sh. kapitel.

Ne rastet kur perdorimi i termit eshte i shpeshte ne gjuhen e arkeologeve, pavaresisht mosnjohjes se tij ne fjalorin e gjuhes shqipe, eshte vendosur ne shkrim normal, i shoqeruar brenda kllapave te harkuara me formen e shkurtuar te gjuhes se prejardhjes se tij, si p.sh. as lat.; damiorg greq., etj., ndersa kur perdorimi eshte me i rralle dhe jo gjithmone i shqiperuar ne tekste, brenda kllapave katrore vendoset varianti nga gjuha e origjines, si p.sh. kanefore etj.

Terma, te cilet mendojme se ende duhet te ruajne trajten origjinale, jane vendosur ne shkrim kursiv dhe sigurisht pas tyre ne kllapa te harkuara eshte vendosur forma e shkurtuar e gjuhes se prejardhjes se tij si p.sh. labrum lat. ; oikos greq.

Zerat qe kane te bejne me biografite e personaliteteve antike apo moderne te huaj, paraqiten ne variantin e shqiperuar, te shoqeruar me emrin dhe mbiemrin origjinal brenda kllapave te harkuara p.sh. Teodoriku i Madh Flavius Theodoricus, v. 454–526 m.Kr., Kaban, Pierr Pierre Cabanes v. 1930 etj.

Emrat e personaliteteve te huaja, te cilet nuk paraqesin zera me vete ne fjalor, jane shqiperuar dhe ne shfaqjen e pare te tyre ne tekst shoqerohen me emrin origjinal brenda kllapave te harkuara, si p.sh. Pol Treger Paul Träger.