Back

ⓘ Miroslav Klose




Miroslav Klose
                                     

ⓘ Miroslav Klose

Miroslav Josef Klose eshte nje futbollist profesionist gjerman i cili luan me klubin italian Lazio ne Serie A si sulmues.

Klose eshte i njohur me mire per performancat e tij me kombetaren gjermane, ku eshte golashenuesi me i mire i te gjitha koherave me 71 Gola. Ai ka bere paraqitje te shkelqyera edhe ne Kupen e Botes, ku ai eshte golashenuesi me i mire ne histori me 16 gola. Ai ishte pjese e skuadres fituese gjermane ne Kupen e Botes 2014, duke qene gjithashtu pjese e skuadrave te shkuara qe kane perfunduar turnamentin respektivisht te dytet 2002 dhe te tretet 2006, 2010. Klose shenoi pese Gola ne edicionin e tij debutues ne vitin 2002 dhe fitoi Kepucen e Arte ne Kupen e Botes 2006 qe u zhvillua ne Gjermani, ku edhe ne ate rast Klose shenoi pese Gola, Klose gjithashtu shenoi kater here ne Kupen e Botes 2010 dhe shenoi dy here edhe ne Kupen e Botes 2014, duke pershire nje gol ne fitoren 7–1 ne gjysme–finale kunder Brazilit, gje qe e vendosi ate para Ronaldos me 16 Gola. Duke shenuar ne turnamentin e vitit 2014, Klose barazoi arritjen e patriotit te tij Uwe Seeler dhe brazilianit Pelé, duke u bere lojtaret e vetem qe kane shenuar ne kater edicione te ndryshme te Kupes se Botes, si dhe lojtari i vetem qe ka shenuar te pakten kater Gola ne tre edicione te ndryshme te Kupes se Botes. Kombetarja gjermane nuk ka humbur asnje ndeshje ku Klose ka shenuar. Ai u terhoq nga futbolli nderkombetare me 11 gusht 2014.

Ne nivel klubesh, Klose nuk ka qene nje golashenues i dalluar por ka qene nje golashenues i rregullt dhe i besueshem. Pasi filloi karrieren e tij te FC 08 Homburg, ai ka luajtur ne Bundeslige me Kaiserslautern, Werder Bremen dhe Bayern Munich, si edhe ne Serie A me klubin kryeqytetas Lazio. Ai ka fituar dy tituj te liges me Bayernin, dhe gjithashtu ka fituar kompedicionet e kupave me Bayernin, Werder Bremen dhe Lazion.

                                     

1. Jeta e hershme dhe personale

Klose ka lindur ne qytetin silesian te Opoles, Poloni. Te dy prinderit e tij kane qene atlete profesionist. Babai i tij, Josef Klose, ishte nje ish futbollist profesionist i cili ka luajtur me Odra Opole, perpara se te largohej ne vitin 1978 nga Polonia komuniste per te luajtur me klubin francez AJ Auxerre. Mamaja e tij, Barbara Jeż, ishte nje pjestare e Kombetares polake te hendbollit per femra. Si nje gjerman etnik dhe gjerman, Josef Klose ishte nje Aussiedler familja te cilit kishte mbetur prapa, kur Silesia u dha ne Poloni, pas Luftes se Dyte Boterore dhe vendosi per te sjelle familjen e tij ne Gjermani. Ne vitin 1986, ne ate kohe tete vjeçari Klose u bashkua me babain e tij ne Kusel Rhineland-Palatinate dhe ai dinte vetem dy fjale gjermanisht. Klose permiresoi aftesite dhe pasionin e tij ne futboll ne klubin e fshatit, SG Blaubach-Diedelkopf, qe ne ate kohe ishte ne divizionin e shtate te futbollit gjerman. Ai gjithashtu u stervit si nxenes per tu bere nje marangoz.

Klose dhe gruaja e tij Sylwia kane dy djem, Luani dhe Noah. Ne vitin 2007 ne nje interviste me Der Spiegel, ai tha se gruaja e tij dhe ai i flasin femijeve polonisht ne shtepi, kurse femijet e mesojne gjermanishten ne shkolle.

Klose eshte katolik.

                                     

2.1. Karriera Kaiserslautern

Ne vitin 1998, karriera e tij profesionsite filloi kur ai ishte 20 vjeç ku filloi te luante me rezervat e FC Homburg. Dymbedhjete muaj me vone, ai kaloi te FC Kaiserslautern. Ai luajti me skuadren e pare, dhe beri paraqitjen e pare ne Bundeslige ne prill 2000. Ai shenoi 16 Gola ne sezonin 2001–02 dhe ishte vetem dy Gola larg per tu bere golashenuesit me i mire.

                                     

2.2. Karriera Werder Bremen

Ne mars 2004, Klose firmosi nje kontrate kater vjeçare me klubin gjerman te Bundesliges Werder Bremen per 5 milion € 6.2 milion $. Ai beri debutimin e tij ne lige me klubin me 6 gusht 2004, duke hyre si zevendesues per sulmuesin paraguajian Nelson Valdez ne fitoren 1–0 ne shtepi kunder Schalke 04. Klose shenoi Golin e pare me klubin me 29 gusht 2004, nje Gol barazimi te perkohshem ne humbjen 2–1 ne shtepi kunder Wolfsburg.

Me 7 qershor 2007, Klose konfirmoi se ai do te largohet nga Werder Bremen per te kaluar te Bayern Munich perpara fillimit te sezonit 2007–08, pavaresisht se kontrata e tij me skadonte ne fund te sezonit 2007–08.

                                     

2.3. Karriera Bayern Munich

Me 26 qershor 2007, presidenti i FC Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge konfirmoi se klubi kishte arritur nje marreveshje me Werder Bremen per trasnferimin e Kloses te skuadra e Munich. Klose beri testet mjeksore me klubin me 28 qershor 2007 perpara se te firmoste kontraten kater vjeçare.

Klose fitoi 2010 Superkupen Gjermane; duke shenuar nje Gol ne minuten e 81.

On 7 qershor 2011, me kontraten e tij e cila ishte gati per te skaduar, Klose nuk arriti dot nje argument te ri me Bayern Munich, duke lene klubin ne fund te sezonit 2010–11 Ai kishte shenuar vetem nje Gol ne Bundeslige gjate 20 ndeshjeve ne sezonin e tij te fundit.

                                     

3.1. Stili i lojes Fair play

Pergjate karrieres se tij, Klose eshte dalluar per lojen e tij te drejte dhe ndershmerine sebashku me aftesine e tij te shenimit te golave si futbollist. Me 30 prill 2005, duke luajtur me Werder Bremen, Klose refuzoi te pranoje nje penallti te fituar ndaj Arminia Bielefeld pasi ai e ndjeu se vendimi nuk ishte i sakte. Ai me pas u nderua me nje çmim fair play per kete veprim, edhe pse ai kishte emocione te perziera per kete çmim, duke deklaruar: "Eshte nje nder i madh per mua te marre kete çmim, por jam gjithashtu edhe pak i acaruar. Per mua, eshte nje gje qe duhet ta besh perhere. Une do ta beja serisht – gjithnje."

Ne fund te shtatorit 2012, Klose shenoi nje gol duke perdorur krahun ne nje ndeshje te Lazios kunder Napolit. Ai e pranoi kete gje te gjyqtari, i cili e ktheu golin, i zgjati doren dhe i kurseu nje karton te verdhe. Me vone ne ate vit, ai u nderua me nje tjeter çmim fair play per veprimin e tij nga Federata Gjermane e Futbollit; ai e komentoi kete çmim duke thene: "Gjyqtari me pyeti nese e kisha prekur me dore dhe nuk ishte problem qe ti thoja "po". Jane shume te rinje qe shohin futboll dhe neve jemi shembuj per ta. Ne vitin 2016, atij ju dha çmimi i etikes sportive per ndershmerine e tij ne Universitetin e Romes Tor Vergata, dhe me pas u shtoi ne lidhje me episodin, "Napoli? Per mua ishte e lehte, eshte ne karakterin tim. Neve duhet te vendosim nje shembull. Nese une mundem ti ndihmoje gjyqtaret, do ta beja vullnetarisht."



                                     

4. Lidhje te jashtme

  • Miroslav Klose te kicker.de Stampa:De
  • Profili te FussballDaten.de
  • Website zyrtar Stampa:De
  • Miroslav Klose – Rekordi kompetitiv te UEFA
  • Paraardhesit e Klose nga Upper Silesia, Poloni