Back

ⓘ Ivan Klasnić




Ivan Klasnić
                                     

ⓘ Ivan Klasnić

Ivan Klasnić eshte nje futbollist kroat qe luan aktualisht per Mainz O5 ne Bundesliga dhe per Kombetaren Kroate. Ne 2007, Ivan Klasnić u nenshtua nje transplanti ne veshka, dhe u be lojtari i pare qe merr pjese ne nje turne te madh pas nje transplanti. Gjithashtu Klasnić ka luajtur per Kombetaren Kroate edhe ne UEFA Euro 2004 dhe ne Boterorin 2006.

                                     

1.1. Karriera St. Pauli

Klasnić e filloi karreren e tij profesioniste tek skuadra e St. Pauli, dhe la mbresa ne pozicionin e sulmuesit ne 3 sezone e gjysem ku luajti ne Bundesligen e dyte, qe kur u be lojtar profesionist ne janar te vitit 1998. Perpara se te luante tek St. Pauli, Klasnić ka luajtur tek Union 03 Hamburg dhe TSV Stellingen qe ishin 2 skuadra amatore.

                                     

1.2. Karriera Werder Bremen

Pasi ndihmoi St. Pauli qe te ngjiteshe ne Divizionin e pare me 10 Gola te shenuara ne Divizionin e dyte, Klasnić u transferua tek Werder Bremen ne vitin 2001, dhe u vendos ne skuadren e pare ne vitin 2003 duke bere performanca shume te mira. Ne 2 sezonet e para me Werder Bremenin, Klasnić kishte nje forme te çrregullt ai shenoi vetem 3 Gola ne 36 Ndeshje ne BundesLige, dhe pesoi 2 demtime te renda ne gju, por me pas ai u be lojtar i rendesishem, duke fituar edhe DFB-Pokal ne vitin 2006.

Ai shenoi 13 Gola, kurse partneri i tij Brazilian Ailton shenoi 11 Gola. Kontrata e tij me Werder Bremen mbaroi, dhe kjo gje solli nje grindje per nenshkrimin e kontrates se re ne fillim te vitit, para se Klasnić te vendoste te qendronte perfundimisht tek Werderi.

Gjate sezoni 2004-05 ne UEFA Champions League, Ivan Klasnić shenoi 5 Gola ne 2 Ndeshjet e para te Grupit, duke permendur nje Hattrick te shenuar kunder RSC Anderlecht ne fitoren 5-1 te Werder Bremenit. Klasnić ndihmoi skuadres tij qe te kalonte fazen e grupeve ne vendin e dyte me 13 pike. Ne çerek-finale, Werder Bremen u shkaterrua nga Lyon me rezultatin e pergjithshem 10-2 0-3 ne ndeshjen e pare dhe 2-7 ne ndeshjen e dyte.

Werder Bremen nuk pati sukses ne sezonin 2006-07, pasi luajti vetem 7 Ndeshje dhe shenoi 1 Gol ne Bundeslige kunder Energie Cottbus, ku Werder Bremen barazoi ne shtepi me rezultatin 1-1.

Me 14 maj 2008, Werder Bremen lajmeroi se Klasnić do te largoheshe nga klubi.