Back

ⓘ Litiumi




Litiumi
                                     

ⓘ Litiumi

Litiumi eshte nje element kimik dhe radhitet tek metalet e lehta. U zbulua ne vitin 1817 nga Johan August Arfwedson. Emri i tij rrjedh nga fjala e gjuhes se vjeter greke "lithos", qe e ka kuptimin" gur”, pas qe litiumi per here te pare u vertetua ne shkembinj. Litiumi eshte prej gjithe metaleve me i lehti. Hyn shume shpejt ne reaksione kimike dhe per kete nuk gjendet i lire ne natyre. Stabilitet kimik tregon ne ajer plotesisht te thate dhe ne temperature dhome. Ne ajer me lageshti krijon shume shpejt ne siperfaqen e tij nje shtrese ngjyre hiri, qe perbehet nga oksidi i litiumit. Eshte shume shpesh pjese perberese e ujit mineral.

                                     

1. Perhapja e tij

Litiumi gjendet ne shume minerale te natyrshme: Amblygonit LiAlPO 4F), Kryolithionit Li 3 Na 3 etj.

Ne mase te madhe, qe perdoret edhe ne ekonomi, gjendet ne Kili Salar de Atacama, ne ShBA North Carolina dhe Nevada, ne Kanada, Australi dhe ne Zimbabvea. Ne treg vjen ne pergjithesi si karbonat i litiumit Li 2 CO 3.

                                     

2. Prodhimi

Prodhimi i litiumit metalik behet me ane te elektrolizes se nje perzierjeje, e cila perbehet ne peshen e saj nga 52% klorid te litiumit dhe 48% klorid te kaliumit. Kjo perzierje ka temperaturen e shkrirjes 352 °C. Litiumi i lenget mblidhet ne siperfaqen e elektroliteve dhe keshtu mundet shume lehte te ndahet nga qeliza elektrolite.

Po ashtu eshte e mundur te fitohet litiumi me ane te elektrolizes se kloridit te litiumit ne piridin. Kjo metode eshte shume e pershtatshme per laboratoret e vegjel.

                                     

3. Perdorimi

Litiumi perdoret ne baterite dhe akumulatoret e kualitetit te larte. Ne mjekesi perdoret, sidomos ne formen e kriperave te litiumit si p.sh karbonati i litiumit, si medikament ne terapine e semundjeve psikike afektive bipolare.

Me tutje perdoret si mjet per prodhimin e hidridit te litiumit dhe amidit te litiumit, si mjet reduktues ne kimine organike dhe ne rafinerine e metaleve.

Pasi qe ne krahasim me hidrogjenin mund te konservohet me lehte, izotopi i tij 6Li perdoret se bashku me deuterin ne forme te deuterit te litiumit LiD apo se bashku me deuterin dhe tritiumin Li 2 DT, si reagens fillues ne reaksionin berthamor te bombes hidrogjenike.

Ne fiziken atomike perdoret shume, pasi qe ka, si metali i vetem alkalik, nje izotop fermjonik, dhe per kete arsye perdoret ne studimet e efekteve te gazeve kuante si p.sh ne teorine BSC. Pasi qe ka po ashtu nje rezonance te gjere, mundeson te caktohet sipas nevojes distanca ne mes te atomeve, dhe ne kete rast po per shkak te kesaj rezonance, nuk eshte e nevojshme qe fushat magnetike te mbahen ne menyre precize.

Nje perdorim ri teknik vjen nga ndertimi i aeroplaneve, ku Airbus ka paraqitur idene, qe ne te ardhmen trungu i aeroplaneve te gjenerates se re A350 te ndertohet nga legurat e litiumit dhe aluminit.



                                     

4. Komponimet e litiumit

  • Kloridi i litiumit
  • Jodidi i litiumit
  • Nitrati i litiumit
  • Niobati i litiumit
  • Fluoridi i litiumit
  • Hidridi i litiumit
  • Alumin-hidridi i litiumit
  • Bromidi i litiumit
  • Sapunet e litiumit